Nga granatimet e Ukrainës janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin Kursk të Rusisë, tha guvernatori i këtij rajoni më 6 gusht. Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi e Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram. Në një postim tjetër, Smirnov tha se një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë dhe granata këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, teksa pretendoi se Rusia ka…
Author: Hamdi Kumanova
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristikë për periudhën e verës, në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën maqedonase, nuk ka më vonesa, thuhet në LAMM.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar, ka dhënë intervistën e fundit pak para largimit nga Kosova. Tomas Szunyog në intervistën e dhënë për Telegrafin, ka përmendur liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, si ndër momentet më të mira që ka përjetuar. Por, ai e kujtoi edhe 24 shtatorin e vitit 2023, sulmin në Banjskë, si ndër momentet më të vështira që ai ka pasur. “Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin…
Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba “Little Boy” u hodh nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash në tokë, ndërsa shkaktoi 80 mijë viktima vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 22-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Mësohet se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri i cili ka qenë nën ndikimin e drogës e ka kërcënuar seriozisht, duke i kërkuar para. Përballë kësaj situate, e shqetësuar, gruaja ka…
Si gjithmonë në fund të një jave të trazuar, pyetja e parë që duhet bërë është nëse, në mes të kaosit, çmimi i një aktivi ka pësuar një luhatje të tillë që të rrezikojë një kompani shumë të ekspozuar. Në këtë drejtim, rënia e çmimit të arit dhe aksioneve bankare është shqetësuese. Pyetja tjetër, e lidhur është nëse java e ardhshme do të jetë më e mirë apo më e keqe. Duke supozuar se asnjë investitor i madh nuk vendos të shesë, humori kolektiv do të vendosë. Dhe bazuar në situatën e fundit, kjo nuk është e mirë Nga The…
Një pianist rus dhe aktivist kundër luftës ka vdekur në burg pasi ka hyrë në grevë urie, tha nëna e tij, në atë që Bashkimi Evropian e quajti një rast tronditës të represionit politik. Vdekja e Pavel Kushnir u raportua për herë të parë nga një faqe ruse e lajmeve të premten e kaluar dhe u konfirmua për median e pavarur Mediazona të hënën nga nëna e tij, Irina Levina. Një kanal Telegram me lidhje me shërbimet e sigurisë ruse raportoi në maj se Kushnir ishte arrestuar dhe akuzuar për nxitje të aktivitetit terrorist pasi kishte postuar materiale kundër luftës…
Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë. Siç informuan zyrtarët policorë, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok. Mbyllja e këtyre objekteve u bë pasi ishin duke operuar pa licencë dhe nuk ishin të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), transmeton Telegrafi. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë Telegrafit se aksioni kishte nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos pranojë humbjen për bashkinë e Himarës, teksa deklaroi sërish gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, se zgjedhjet u manipuluan. “Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha, teksa fliste para një grupi mbështetësish që qëndronin nën dritare. Berisha vijoi më tej duke u bërë thirrje qytetarëve se “të drejtat dhe liria nën pushtimin e një regjimi nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica”.…
Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk i është miratuar kërkesa për të mbërritur me helikopter në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç tha ministri i Jashtëm i BeH-së, Elmedin Konakoviq në një intervistë për portalin Klix.ba, kërkesa ka mbërritur të premten në mbrëmje, duke anashkaluar procedurat. “Të hënën, nëse do të ishte një person serioz, ne mund të kishim bërë disa përpjekje për ta zgjidhur përfundimisht problemin. Meqenëse është një njeri që sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë të përsëritur sovranitetin dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës, financon studentet femra që lavdërojnë kriminelët e luftës, dhe meqenëse ajo pjesë është realisht në juridiksionin tim, nuk…
Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup. Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale. Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima. Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit. Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të…
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar pas takimit të kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeminstrin e Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickovski, ku në këtë takim kryeministri Mickovski i akuzoi presidenten Osmani se nuk u është nënshtruar kontrolleve. “Nuk kishte gjë më të lehtë për ta parashikuar. Sigurimi i Gashit u suspendua, plus padi penale. Mickoski akuzoi Vjosa Osmanin, duke thënë se kontrolle të tilla i janë bërë edhe atij dhe presidentes, por duke injoruar shtyerjen fizike dhe tentimin për vonesë të aeroplanit. Paramendoni sa mund t’i mbrojnë qytetarët, këta që nuk ditën të…

