Në Komisionin parlamentar të Financave dhe buxhetit, vazhdoi debati për ndryshimin rishikimin e buxhetit, me të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në vlerë prej 362,8 miliardë denarë, shkruan Alsat. Në fillim të ditës së pestë të debatit deputetja e VMRO-DPMNE-së Dragana Bojkovska deklaroi se pushteti aktual ka trashëguar kaos, por theksoi se përkundër kësaj, qytetarët nuk do të lihen në baltë dhe se në këtë rishikim, theksi do të vendoset tek të rinjtë, nxënësit, studentët dhe sportistët. “Për të siguruar një tekst shkollor për çdo fëmijë, ndahen 80 milionë denarë…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 25 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal. ”Më 17 korrik, në orët e mbrëmjes në Çair, i dyshuari me motoçikletë ka kaluar pranë të dëmtuarit dhe një personi tjetër të cilët kanë qenë duke ecur në këmbë dhe i ka spërkatur me ujë të grumbulluar në asfalt. Ai është ndalur dhe i ka kërkuar falje vetëm dëshmitarit, ndërsa fillimisht ka nisur të debatohet me…
Rreth dy orë më parë, një zjarr i ri ka rënë në Makedonski Brod, afër fshatit Sllatinë. Një pyll me kërcell të ulët po digjet. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që bie zjarr në afërsi të fshatit Sipas kryetarit të komunës Zharko Risteski, fillimisht po zhvillohet betejë me stuhinë e zjarrit që mos të kalojë kodrën dhe të mos hyjë në fshat. “Në terren janë pjesëtarët e policisë pyjore nga NP “Pyjet Kombëtare”, nga filiali në Makedonski Brod. Sipas informacioneve të fundit nga DSHM, rreth orës 14 do të dërgohen dy helikopterë për mbështetje nga ajri”,…
Kishin ardhur nga gjitha qytetet e Maqedonisë. Nuk munguan as mërgimtarët me makinat e tyre luksoze në takimin vjetor të makinave në komunën e Bërvenicës në Tetovë, shkruan Alsat. Kishte makina nga 5.000 euro e deri në 800.000 euro. Por më e veçanta e “Takimit të makinave”, ishte ky golf i serisë një. Datonte që nga vitet e tetëdhjeta, megjithatë, dukej i ri dhe i bukur. “Vetura është e 81-shit. Vlerën e ka dhjetë mijë euro aq ka dal deri tani. Jam shoferi i parë i kësaj makine. Është makinë 2.0 golf një GTI. Ne në familje e kemi që…
VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin e kaluar LSDM-BDI se arkën shtetërore e kanë trajtuar si bunar pa fund, shkruan Alsat. Sipas kësaj partie jo vetëm që e kanë vjedhur shtetin përmes tenderëve, në mënyrë të pamëshirshme është shpenzuar edhe për kafene, për ushqim dhe pije. Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE-ja tha se ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami për 4 muaj në kafene ka shpenzuar 231 mijë denarë. “Shembull për shpenzim pa karar është ministri Naim Bajrami, i cili ishte ministër i nga 01.02.2024 deri në 01.06.2024. Për muaj, aq sa Naim Bajrami ishte ministër në kartën zyrtare ka arritur…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëritet, teksa tha se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe. Kurti, ndërkaq, tha se takimi me homologun maqedonas, ishte “i hapur, i sinqertë dhe serioz”. Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në një viztë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa pas takimit ata u prononcuan për media. Kryeministri i Kosovës, deklaroi se në takim janë diskutuar disa tema me rëndësi për të dyja shtetet. “Kishim një mori çështje e tema që diskutuam që janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët. Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, bazuar në vlera të përbashkëta me synim të qartë për integrim evropian. Urojmë që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat…
Policia dje ka arrestuar V.B. (44) nga një fshat afër Shkupit, pas një denoncimi se atë ditë në shtëpinë e tij kishte kryer sulm fizik dhe përdhunim ndaj gruas së tij 43-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.
Në kushte të pasigurisë globale, politika monetare kontribuon me masat e saja për ruajtjen e qëndrueshmërisë së rrethinës makroekonomike në vend. Banka Popullore ka rol vital në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, veçanërisht përmes përpjekjeve të saja për përballje me krizat e njëpasnjëshme gjatë katër viteve të kaluara, ishte theksuar në takimin mes guvernatores së Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska – Bezhoska dhe ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler. Siç bëri të ditur shërbimi për informim i BP-së, i përbashkët ishte konkluzioni se profesionalizmi dhe përkushtimi janë gjithnjë në nivel më të lartë kur bëhet fjalë për Bankën Popullore. Në takim ishte…
Nga sot në Shkup do të hapet pikë humanitare ku do të bëhet grumbullimi i të mirave materiale për qytetarët e prekur nga zjarret në Maqedoninë Lindore. Qytetarët do të mund të sjellin ushqime të konservuara, veshje, atlete, mobilje, dyshekë dhe të mira të tjera materiale, të cilat më pas do të çohen në rreth 30 fshatra me rreth 400 amvisëri. Pika do të jetë pranë “East Gate Mall”, në afërsi të ndërmarrjes komunale. Aksioni koordinohet nga Koalicioni i udhëhequr nga “Akcione humanitare.mk”, Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë KSOM dhe IPO Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Aksioni humanitar do të…
Brenda ndërtesës së Qeverisë ka filluar takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti , përcjell TV21. Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare. Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/949075750316507/?ref=embed_video
Dy helikopterë të policisë, njëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe një i Serbisë, vazhdojnë shuarjen e zjarreve në afërsi të Ohrit në afërsi të fshatit Kosel. Zjarri mbi Kosel të Ohrit është ndezur përsëri, edhe pse herë pas here autoritetet lokale me mbështetjen e helikopterëve të MPB-së dhe Republikës së Serbisë arrijnë të vendosin kontrollin. Megjithatë, zjarri ende nuk është shuar, siç ka thënë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Sa i përket zjarrit në Makedonski Brod, Anglleov sot në mëngjes informoi se ai shuhet gjatë natës, por përsëri ndizet gjatë ditës me…

