Për shkak të festës fetare në RMV, sot dhe nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70. , 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të udhëtimit të së shtunës. Ndërmarrja e Transportit Publik informon se sot nga ora 07:00 deri në 14:00 biletaritë në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Transportit, ndërsa nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të kenë orar të rregullt të punës. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht…
Author: Hamdi Kumanova
Pas deklaratave të ish-kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, se nëse nuk do të ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, do të kishte pasur presion ndaj Greqisë që ta njohë Republikën e Maqedonisë me atë emër, ka njoftuar në rrjetet sociale ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Ai ka shkruar se asnjëherë nuk ka qenë pro ndryshimit të emrit dhe se pretendimi i tij është vërtetuar i saktë. “Shumë njerëz thanë se nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të pranonim propozimin grek për ndryshimin e emrit, historisë dhe identitetit. Nuk e kam menduar kurrë. Këto ditë, kryeministri grek Tsipras, gjatë kohës së të…
Sot mbushen 25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj. Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje. E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në…
Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë të Turqisë më 21 qershor. “Pesë persona kanë vdekur dhe 44 janë plagosur, dhjetë prej tyre janë në gjendje serioze”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetin X, që më herët njihej si Twitter. Zjarret përfshin dy zona mes qyteteve të Dijarbakirit dhe Mardinit, thanë autoritetet turke. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një person nga Mitrovica, i cili ka raportuar se vajza e tij është zhdukur. Media mëson se babai i viktimës ka deklaruar se 36-vjeçarja është larguar nga shtëpia që nga 18 qershori dhe familja ka pasur shpresë se do të kthehet, por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk dinë gjë për…
Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, ku ka goditur një grup criminal që dyshohet se merrej me fajde. Në këtë aksion janë arrestuar pesë të dyshuar, raporton Express. Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Këtë aksion fillimisht e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçqi, i cili tha se personat e arrestuar dyshohen për fajde, detyrim e rrëmbim. Ai tha se deri më tani janë bastisur disa lokacione që ndodhen nën kompetencë terriotoriale të Prokurorisë së Pejës. “Me kërkesë…
Rusia ka neutralizuar 114 dronë të lëshuar nga Ukraina gjatë natës, teksa të paktën një person është vrarë gjatë sulmeve, thanë zyrtarët më 21 qershor. “Sistemi rus i mbrojtjes ajrore ka detektuar dhe shkatërruar 70 dronë mbi Krime dhe në Detin e Zi, 34 dronë mbi rajonin e Krasnodarit dhe një dron mbi Volgograd”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate. Në Krasnodar një punonjës i një stacioni të ngrohjes u vra kur një dron goditi ndërtesën pranë stacionit të trenit në Juzhni, tha përmes një postimi në Telegram guvernatori i këtij rajoni, Venyamin Kondartyev. Ukraina, që po përballet…
Disa nga bosët maqedonas nuk i pëlqyen punëtorët e huaj që punësuan. Për vetëm pak ditë, 13 punëtorë nga Nepali u zhdukën në drejtim të panjohur nga Aeroporti i Shkupit. Rastet janë raportuar në MPB, e cila po heton vendndodhjen e punëtorëve. Duket se ata nuk janë zhdukur, por kanë ikur nga Maqedonia në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian ku mund të fitojnë shumë më tepër se këtu. Dhe Maqedonia është padyshim vetëm një hap drejt një jete më të mirë.
Në disa qytete të Maqedonisë dje dhe sot ka ajër tejet të ndotur. Ajri që vërshon këto ditë mbi vendet e Mesdheut, përfshirë vendet e rajonit, sjell jo vetëm nxehtësi, por edhe rërë, e cila do të jetë veçanërisht e pranishme gjatë ditës së sotme dhe ishte e dukshme dje në pamjet satelitore, raportojnë disa portale të specializuara dhe institucione meteorologjike. Pluhuri nga Sahara kontribuoi në më shumë ndotje. Ajri është shumë i ndotur në Manastir, Ohër, Kërçovë, Berovë, Strumicë, Kavadar, Veles, pjesë të Shkupit dhe Lazaropolit. Tetova, Prilepi dhe Gostivari janë mesatarisht të ndotur. Pluhuri nga Sahara…
Ambasadorja amerikane Angela Ageler nuk i kupton ankesat e BDI-së se zgjedhja e VMRO-DPMNE-së për koalicion me VLEN-in në vend të tyre, si koalicion që fitoi më shumë mandate, është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në një intervistë për “360 gradë”, ajo tha se fitues është ai që zgjedh partnerët, por edhe se “Fronti Europian” dhe “VLENI” ishin në koalicion. Së fundi, sipas saj, është e rëndësishme që në qeverisje të ketë diversitet. “Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse…
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Duda Balje, ka kritikuar punën e komisionit për këtë kategori. Ajo ka deklaruar se nuk është e kënaqur me përcjelljen e Komisionit ndaj viktimave. “Kemi pasur takime të shumta në Komisionin për vlerësim i cili është kompetent për verifikimin e statusit. Nuk jam e kënaqur me punën, kam bërë disa here ankesa edhe publikisht, për përcjelljen e komisionit ndaj viktimave, mënyrën se si janë sjellë ata me personin”. Sipas Baljes, marrja në pyetje e viktimave është e papranueshme. Ajo thotë se viktima nëse refuzohet nga Komisioni ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit. Ajo u shpreh se mbi gjysma e popullsisë sonë u bë refugjate si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. “Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, tha Osmani.

