Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se shëndetësia në vendin tonë vazhdon që të funksionojë sipas parimit “Paguaj ose vdis”. Shehu thekson se Shqipëria është jashtë “hartës” europiane të transplanteve. Ai nënvizon se në sistemin tonë të shëndetësisë nuk ka asnjë infrastrukturë në sistem. “Shqiperia, jashte “hartes” europiane te transplanteve! Ne fund te renditjes europiane per transplantet e organeve, celulave e indeve. Ne fakt jashte asaj liste, me nivelin pothuajse “zero” te tyre. Pervecse disa rasteve sporadike te transplantit me donator familjar te veshkes, asgje tjeter. Asnje trasplant i heparit, pankreasit, zemres,…
Author: Hamdi Kumanova
BANDITËT E FILLIM-SHEKULLIT ! Si fillim do t’u paralizohen dy projekte energjetike, të cilat janë në pronësi të Ahmetajve, Grubëve, De-arave dhe dhëndurve nga ana-motrava, nipërve dhe mbesave që jetojnë në luginën e preshit !!! “Parkut Energjetik” i bejler-bejve aristokrat që përvetësuan prona mes-përmes vargmaleve Dibër-Kërçovë, do të transformohej nga mulliri me ujë në kapacitet energjetik me erë !!! Familja e Devër Q-Ametit paska blerë edhe një katund të tërë në anën e Velezit, për të investuar mbi qindra miliona euro kapacitete të llojit “Parku-Energjetik”, por në këtë pjesë investitori do të jetë katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr-i me IQ (koeficient inteligjence)…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Krutje- Zhym, Lushnje. Një 29-vjeçar me iniciale E.K ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka përfunduar në kanal. Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Forcat zjarrfikëse kanë punuar disa orë për nxjerrjen e trupit nga makina e shkatërruar plotësisht për shkak të përplasjeve të forta. Makina e 29-vjeçarit ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista dhe shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave.
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjesërisht gjatë natës në Gjermani, tha policia. Sipas autoriteteve, edhe disa persona janë lënduar pas shembjes së hotelit afër lumit Mozel në Gjermani. Trupi i pajetë është lokalizuar, por nuk ka mundur të nxirret nga rrënojat, tha policia përmes një deklarate, duke shtuar se autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me disa prej personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. “Për shkak të natyrës së dëmit, ky është një operacion jashtëzakonisht i vështirë”, u tha në deklaratë. Policia shtoi se në ndërtesën në…
Deklaratave të bëra sot nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç se Perëndimorët po mbështesin politikën e Albin Kurtit në Veri, referuar debatit mbi hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljes së postës serbe, kryeministri i Kosovës i është përgjigjur në platformën ‘X’. Me një postim drejtuar Vuçiç, shefi i qeverisë në Prishtinë shprehet se Presidenti serb po krijon një atmosferë që ngjall frikë, kur iu drejtohet Perëndimorëve duke thënë se “Albin Kurti po provokon luftë”. “Me pretendimet e rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë reagimin e…
Aktori në videon muzikore virale që denoncon Lojërat Olimpike të 2024-ës i ngjan shumë Presidentit francez Emmanuel Macron. Megjithatë, imazhet e minjve, plehrave dhe ujërave të zeza janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, shkruan Zëri i Amerikës. Videoja qe e portretizon Parisin si një vend me nivel të lartë krimi dhe tallet me Lojërat Olimpike u përhap me shpejtësi në platformat e mediave sociale si YouTube dhe X, me ndihmën e 30,000 mijë aplikacioneve autonome të mediave sociale të lidhura me një grup famëkeq dezinformimi rus, i cili edhe më parë e kishte vënë në shënjestër Francën. Brenda disa…
Ksamili në Shqipëri – destinacioni i ri nën radar – është cilësuar nga ekspertët e udhëtimeve si një parajsë evropiane e ngjashme me Maldivet, shkruan Max Channon në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Fshati i bukur bregdetar me rërë të bardhë dhe ujëra bruz – po fiton me shpejtësi një reputacion si një nga destinacionet kryesore për pushime verore – një vend që shumica e britanikëve nuk e kishin menduar kurrë se do ta vizitonin! Deri para disa vitesh – Ksamili në Shqipëri nuk ka qenë nën radarin e shumicës së turistëve – kur bëhej…
Propaganda devijuese në hapjen e Lojërave Olimpike të Parisit tërhoqi reagime të konsiderueshme dhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan kritikoi ngjarjet. Presidenti turk Erdogan shprehu shqetësimet e tij edhe gjatë një takimi me Papa Françeskun . Gazeta online me qendër në SHBA, Crux Now , e cila kujdeset për katolikët, vuri në dukje në artikullin e saj se takimi i Erdoganit me Papa Françeskun kishte një ndikim në deklaratën e keqardhjes së Papës. Titulli i artikullit të botuar ishte: “Personi që i pëshpërit Papës në polemikën olimpike është Erdogan”. Artikulli theksoi lidershipin e Erdoganit, duke thënë: “Pavarësisht qëllimeve dhe taktikave të…
Prej korrikut, kur nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, e ka fituar përkrahjen e demokratëve kryesorë për të zëvendësuar presidentin amerikan, Joe Biden, në tiketën presidenciale të partisë, mediat amerikane kanë spekuluar se kë do të zgjedhë ajo për të garuar në pozitën e nënpresidentit. Më 6 gusht, është bërë e qartë. Harris e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz. Njëjtë, spekulimet kanë qenë të mëdha edhe në periudhën 15-18 korrik, kur kandidati i republikanëve për president, Donald Trump, është dashur të zgjedhë kandidatin që potencialisht mund të bëhet nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. Në fund ai e ka zgjedhur senatorin…
Ka shkuar në 24 numri i personave të vrarë gjatë protestave të dhunshme kundër rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, të kontestuara nga opozita. Lajmi konfirmohet nga grupet e të drejtave të njeriut. PROVEA, një OJQ me qendër në Karakas, foli për “24 vdekje nga e diela e 28 korrikut deri të hënën 5 gusht” në incidente të lidhura me zgjedhjet presidenciale. Divizioni i Human Rights Watch (HRW) përgjegjës për kontinentin amerikan publikoi të njëjtin raport. Kujtojmë se pas rizgjedhjes së Maduros në krye të vendit, Venezuela është përfshirë nga protesta të dhunshme, në një kohë kur opozita e…
Ajsbergu më i madh në botë, i njohur në qarqet shkencore si A23a, ngeci në udhëtimin e gjatë në veri të Antarktidës. Ajsbergu është tre herë më i madh se qyteti i New Yorkut dhe u shkëput nga brigjet e Antarktidës në vitin 1986. Megjithatë, shpejt ngeci në thellësitë me baltë të detit Weddell, ku qëndroi për 34 vjet. Më pas filloi sërish udhëtimin në vitin 2020, drejt ajrit dhe ujërave më të ngrohta të Atlantikut të Jugut, ku ajsbergë shumë më të vegjël shpërthehen dhe zhduken. Megjithatë, në muajin prill të këtij viti, A23a hyri në Rrymën Rrethore Polare…
Një mjet sulmi ajror pa pilot i nisur nga Ukraina goditi një ambulancë pranë qytetit Suncha në Rajonin Kursk të Rusisë (në jugperëndim), duke vrarë shoferin dhe një ndihmës mjek, njoftoi përmes Telegram guvernatori rajonal në detyrë Alexei Smirnov. Sipas zyrtarit, një mjek në autoambulancë ka mbetur i plagosur. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë koment nga pala e Kievit. Të dyja palët mohojnë se kanë shënjestruar civilët në luftën Rusi-Ukrainë nga shkurti i vitit 2022. (BalkanWeb)

