NP Higjiena Komunale – Shkup kumtoi se gjatë dy muajve të fundit është ballafaquar me një dukuri të shpeshtë të hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut, veçanërisht në mikrolokacionet ku janë vendosur edhe enët e destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Ekipet e Ndërmarrjes hoqën sasi të madhe të mbetjes nga deponitë e egra – gjithsej 60 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, kopshti dhe të përziera të hedhura në kontejnerët e vendosur në rrugët Ushtria Maqedonase, Boris Sarafov, Luka Gerov, Voin Drashkoviq, Mirçe Kozar, Hristo Batanxhiev dhe Nikola Pushkarov në komunën Gjorçe Petrov të…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka rikonfirmuar edhe njëherë vendimin e tij për t’u bashkuar me Sali Berishën, pasi gjykata e Apelit i dha këtij të fundit logon dhe vulën e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një dorë të shtrirë për paqe e bashkim, teksa shton se ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar. “Unë si deputet i PD, rreshtuar në pozicione të kundërta me ish Rithemelimin këto tre vite, nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrire për paqe e bashkim, të paktën pa e provuar sinqeritetin…
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ndërsa u dhanë masa sigurie për 7 mjekë e specialistë. Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT. Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit…
Për miliona vjet, baobabët e fuqishëm kanë qëndruar rojtarë në tre toka të ndryshme, duke i bërë njëri-tjetrit një pyetje ekzistenciale: Kush erdhi i pari? Pemët gjigante, të fryrë nga trungu dhe me kulm, janë të pagabueshme. Baobabët mund të jetojnë për më shumë se 1000 vjet, duke vepruar si specie kryesore në mjediset pyjore të thata në Madagaskar, një zonë e Afrikës kontinentale dhe Australisë veriperëndimore. E njohur si “nëna e pyllit” dhe “pema e jetës”, pothuajse çdo pjesë e pemës mund të përdoret nga njerëzit dhe kafshët, që do të thotë se ato kanë një vlerë të madhe…
Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza Pothuajse 99% e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuar materiale, i cili u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për veprime të mëtejshme. Gjithashtu QMK bën me dije për pesë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje të vogla nga zjarrfikësit në 24 orët e fundit. Të gjitha zjarret janë shuar. Zjarre ka pasur në Dollnen, në Bosilovë, në Novosellë,…
Nëse ka vullnet, mund të ndryshohet Korniza negociuese me Bashkimin Evropian, tha kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin “Analiza” në TV 24, duke theksuar se nëse vërtet duan ta shohin Maqedoninë atje, ekziston mundësia për këtë, dhe se do të nevojiten garanci se nuk do të ketë kushte shtesë dypalëshe nga Sofja me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk. “Por ata duhet të jenë të sinqertë me ne dhe të na thonë se e duan në këto kushte. Nëse kemi vullnet politik dhe leximin e duhur të gjërave, gjithçka mund të ndodhë”, tha ai. Sipas tij, kur të ketë një qeveri…
Komuna e Tetovës aktualisht është pa kryetar të Këshillit Komunal pasi kryetari i deritanishëm Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës, shkruan Portalb.mk. Durmishi dje (24 qershor) mori detyrën e re dhe u ul në karrigen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës. Këshilli i Komunës së Tetovës, në mbledhjen e radhës duhet të zgjedh kryetarin e ri i cili do të zëvendësojë Durmishin. Megjithatë pas verifikimit në ueb-faqen e Komunës së Tetovës, seanca nuk është caktuar ende. Në lidhe me këtë pyetëm në Komunën e Tetovës, por nga atje nuk përgjigjën deri në publikimin…
Më datë 24.06.2024, në orën 19:30, një 51-vjeçar ka raportuar se bashkëshortja e tij S.B. është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.TS
Një kirurg plastik nga Graci i Austrisë shpoi disa herë zorrët e një gruaje gjatë liposuksionit. Më pas atij iu ndalua ushtrimi i profesionit. Por ai nuk iu përmbajt dhe vazhdoi punën në Maqedoninë e Veriut! Shoqata Mjekësore e Steyrit tani e ka zbatuar këtë në gjykatë. Sipas një shkrimi të „Kronen Zeitunf“, austriakja Teresa M. (emri i ndryshuar) donte ta shpërblente veten me liposuksion. Për ta bërë këtë, ajo kontaktoi një kirurg kozmetik në Graz, i cili i kreu procedurën në Austrinë e Poshtme në vitin 2020, transmeton portali Shtegu. Nëse ajo do ta dinte se çfarë pasojash do…
Tre viktima të plagosur rëndë pas të shtënave të egra më 7 tetor 2023 në një rrugë në Vjenë Floridsdorf. Një baba dhe tre djemtë e tij, të cilët kishin marrë pjesë në një përleshje MMA në bashkinë e qytetit përpara krimit, duhej të përgjigjeshin për tentativë vrasje në Vjenë. Por juria vendosi ndryshe „Gjithçka erdhi nga frika e sulmit“, tha avokati Manfred Arbacher-Stöger, duke konfirmuar linjën e mbrojtjes, e cila ishte drejt vetëmbrojtjes. „Ne jemi një gjithësi larg tentativës për vrasje“, tha avokati mbrojtës në fjalën përfundimtare në gjyqin për tentativë vrasje gjatë të shtënave në Vjenë-Floridsdorf pas një…
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që sjell mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës. Sonda zbarkoi në veri të Kinës të martën pasdite, sipas kohës lokale. Shkencëtarët kinezë parashikojnë se mostrat e marra nga Hëna do të përfshijnë gurë vullkanin 2.5 miliardë vjet të vjetër, si dhe materiale të tjera për të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dallimeve gjeografike mes dy anëve të hënës. Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e…
Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve politike në Ballkanit Perëndimor, ka thënë se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese, posaçërisht në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Duke folur rreth temës “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës” në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë Veriut, ai ka shtuar se Vuçiçi ka arritur që “pa gjuajtur asnjë plumb” të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në…

