Një person humbi jetën sot në një azil privat për të moshuar pasi u qëllua nga shoku i dhomës. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij…
Author: Hamdi Kumanova
Muamet Demiri, nga Ohri, është emëruar drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup. Demiri ka udhêhequr disa institucione të rëndësishme në Shkup prej vitesh, si në sektorin publik ashtu edhe nẽ atë privat. “Të nderuar, Nga sot mora detyrën si Drejtor në Qendrën e Shëndetit Publik-Shkup. Shfrytëzoj rastin të falemenderoj Kryetarin e Lëvizjes Demokratike Z-ri Izet Mexhitin për besimin e dhëne. Poashtu dua të falemenderoj aktivistet e simpatizantët e koalicionit VLEN, pa te cilët rotacioni politik te shqiptaret nuk do te ishte i mundur. Ju siguroj se punën time do t’a kryej me nder e përkushtim maksimal” – shkruan…
Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve, tha Departamenti i Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, i pyetur nëse kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi se shefi i sigurimit të Gashit, me dy pjesëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të folësit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë stërvitur një armë dhe janë futur në konflikt me policët…
Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur më shumë se 35 zjarre aktive, shumica e të cilave kanë arritur t’i shuajnë. Sipas Angellov, disa nga zjarret digjen prej ditësh dhe po bëhen më të mëdha. Dje ka pasur disa zjarre në territorin e qytetit të Shkupit. “Është një sezon zjarresh të forta dhe fatkeqësisht nuk janë vetëm në territorin tonë. Në territorin e Serbisë ka më shumë se 150 zjarre, kështu që ata po e tërheqin helikopterin nga atje dhe ne nuk mund të llogarisim në mbështetjen e tyre. Zjarre ka edhe në…
Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, tek pika kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë. Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në përditësimin e fundit të statistikave vërehet se ka pritje për të dalë nga Kosova tek pika kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë. Dy orë pritje dhe mbi një kilometër është gjendja aktuale e pritjes te Merdare. Edhe tek Dheu i Bardhë ka pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova. Pritjet e tjera janë të zakonshme dhe zgjasin 5-10 minuta.
Komuna e Mitrovicës së Veriut organizon sot një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”. Aty, veq kryetarit Erden Atiq, do të marrin pjesë edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani e zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhur me këtë takim, dje, Kryeministri Albin Kurti tha se aty pritet të diskutohet për përfitimet nga hapja e Urës së Ibrit. c Ai i ka ftuar qytetarët serbë…
Duket se ëndrra e Armando Brojës ka nisur të marrë jetë. Futbollisti ka nisur planet për të ndërtuar shtëpinë e re të ëndrrave e cila do të jetë e kompletuar me kinema, pishinë dhe SPA. Sulmuesi shqiptar është duke jetuar në një shtëpi të vjetër me katër dhoma në një pronë private në Surrey, jo shumë larg qendrës stërvitore të Çelsit. Por tani lojtari i Kombëtares ka plan për të shpenzuar 1.8 milionë paund për një shtëpi luksoze, e cila do të ketë brenda saj edhe një dyqan këpucësh dhe veshjesh. Broja shpreson të ndërtojë një shtëpi me pesë dhoma…
Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan homologut të tij venezuelian Nicolas Maduro. Në një bisedë telefonike me Maduro, Erdogan uroi që zgjedhjet “mund të çojnë në rezultate të favorshme për Venezuelën “, sipas një deklarate nga Drejtoria Turke e Komunikimeve. ” Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë, duke përcjellë dëshirën e tij për paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin venezuelian,” shtoi ai. Dyshja diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe midis vendeve, si dhe çështje rajonale dhe globale. Erdogan vlerësoi Maduron për “mbështetjen e Venezuelës për…
“Rusia duhet ta bëjë operacionin ushtarak në mënyrë eksplicite ekstraterritoriale dhe duhet të përfshijë kapjen e Kievit”. Kështu tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. Ai tha se nuk bëhet fjalë për të ripushtuar tokat e tyre apo për të ndëshkuar nazistët. “Që nga ky moment, operacioni ushtarak special duhet të bëhet në mënyrë eksplicite ekstraterritoriale. Nuk është më një operacion për të ripushtuar tokat tona dhe për të ndëshkuar nazistët. Ne mund dhe duhet të shkojmë më thellë në Ukrainën ekzistuese, përmes Odesës, Kharkiv, Dnepropetrovsk, Nikolayev Në Kiev dhe më gjerë. Ne do të ndalemi, vetëm…
Mijëra protestues kundër racizmit janë mbledhur në qytete dhe qyteza anembanë Anglisë pas një jave trazirash kundër emigrantëve. Mbledhjet në vendet ku u zhvilluan protesta kundër emigracionit, duke përfshirë Londrën veriore, Bristol dhe Newcastle, ishin kryesisht paqësore, me protestuesit që brohorisnin “refugjatët janë të mirëpritur këtu” duke formuar pjesën më të madhe të turmave. Policia ishte përgatitur për dhunë të mëtejshme, me mijëra oficerë të vendosur dhe më shumë se 100 ngjarje të parashikuara. Trazirat u nxitën nga dezinformatat në internet se i dyshuari për therjen fatale me thikë të tre vajzave të vogla në Southport më 29 korrik ishte…
Qeveria planifikon ta vendosë Ministrinë e re të Energjetikës, në krye të së cilës është ministrja Sanja Bozhinovska, në objektin e harruar nga projekti “Shkupi 2014”, ndryshe të njohur edhe si Pallati i Zeusit për shkak të statujës së tij që ndodhet në kulmin e këtij objekti, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Objekti në stilin barok në qendër të Shkupit, i ngritur përballë Hotelit “Bristoll”, filloi të ndërtohet në vitin 2013 dhe ideja fillestare ishte që në të të vendosej qendra e kompanisë shtetërore të prodhimit të energjisë elektrike, Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM), ose më pare e njohur si…
Faton Hajrizi, një emër i njohur në Kosovë për përpjekjet e tij për të shpëtuar nga burgjet dhe vuajtjet që ka kaluar, ka lënë një ndikim në shoqërinë kosovare. I lindur në Skenderaj, Hajrizi u dënua në vitin 2000, në moshën 15 vjeçare, për vrasjen e një ushtari rus. Pas këtij dënimi, ai kaloi më shumë se 20 vjet në burg, duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike. Dokumentari i përgatitur për emisionin “Mendje kriminale”, për këtë periudhë të jetës së Hajrizit, nuk kishte për qëllim ta glorifikonte atë, por të ilustronte realitetin e dhunshëm dhe brutal të sistemit të burgjeve…

