Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Përveç informacioneve për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë dhe Delegacionit të BE-së, u fol edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Në këtë segment, siç kumtoi Ministria e Transportit, hapet çështja për restaurimin e objektit qendror të Postës së Maqedonisë në qendër të Shkupit, si objekt me rëndësi kulturore dhe arkitekturore. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, për të cilën në periudhën e ardhshme, u paralajmëru, do të bëhen përpjekje me mbështetjen e BE-së që të kryhet rikonstruimi dhe…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi për TV21 deklaroi se dje në mbledhjen e Kryesisë së BDI-së është diskutuar për draft-propozimin e Paul William, për siç thonë nga BDI, mbrojtjen e legjitimitetit dhe majorizimit. Ademi thotë se me 13 gusht BDI do të ketë manifestim qendror, ndërsa nga shtatorit, do të dalë në terren. “Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe u komentuan propozim-idetë e draftit. Po i bëjmë konsultat finale dhe komentet lidhur me propozimi. Kemi vendos që më 13 gusht të mbajmë manifestimin qendror. Kemi shqyrtuar draftin e parë të platformës mbi legjitimitetin te përgatitur nga Paul Williams dhe “PILPG”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot Lavdrim Rexhepin, kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, me menaxherin e të cilit ka biseduar për mundësinë e organizimit të një ndeshje ndërkombëtare boksi në Çair për festat e Nëntorit. “Sot mirëprita Lavdrim Rexhepin Kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, në kategorinë 72 kilogram, profesional. Rexhepi është i lindur në Wels të Austrisë por me origjinë është nga Kumanova. Ai është shpallur edhe kampion në Kampionatin Zviceran, Kampionatin “Vendetta”, Kampionatin e Austrisë. Lavdrimit i dëshiroj shumë suksese dhe…

Lexo më Shumë

Më datë 07.08.2024 rreth orës 10:40 në SPB-Tetovë, personi D.I. (25) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 19:30 në rrugën ,,Mirçe Acev” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga F.K. nga Tetova, i cili i ka hedhur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

Lexo më Shumë

Më datë 07.08.2024 në ora 17:00 në SPB-Tetovë, person i autorizuar i një personit juridik nga Velesi, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Gostivari, pronar i një personi juridik nga Gostivari. Sipas raportit, katër muaj më parë në Tetovë janë marrë vesh me të që t’i shes tre kamionë për 70 mijë euro. Siç raportohet, pasi janë marrë vesh, ai i ka paguar 30 mijë euro dhe i ka marrë kamionat, ndërsa shuma e mbetur duhej të paguhet brenda 10 ditëve, por nuk i ka paguar të gjithë shumën deri në ditën e raportimit. Gjithashtu, sipas kallëzimit,…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë më pushim pranveror për nxënësit, shkruan TV21. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se ky vendim është marrë në përputhje me anketat që janë bërë me prindërit dhe nxënësit e moshuar. “Jo, nuk do të ketë pushim pranveror. Anketat profesionale të prindërve treguan se ata nuk duan, por edhe të nxënësve më të rritur gjithashtu, kështu që këtë vit nuk do të ketë pushim në pranverë”, tha Vesna Janevska, duke shtuar se mësimi do të nisë më 2 shtator, pasi 1 shtatori është ditë e diel. Pushimi pranveror për herë të parë u aplikua…

Lexo më Shumë

Më 13 gusht – BDI shënon ditëlindjen e saj, ndërsa e paralajmëron strategjinë e veprimit të saj në opozitë. Nga 13 gushti e deri më 1 shtator, Grupi parlamentar i Frontit Europian do të dorëzojë së paku dy propozim-ligje në Parlament, ndërsa i pari do të jetë Ligji për formimin e Qeverisë me formulën “Fituesi me fituesin”. Konkretisht, ky Ligj i përgatitur nga autori i dikurshëm i Marrëveshjes së Ohrit, Pol Uilliams, parasheh ndryshime edhe në Ligjin për Presidentin dhe dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë. Ligji për formimin e Qeverisë “Fituesi me fituesin” parasheh që Presidenti, pas përfundimit…

Lexo më Shumë

Naser Ajdini nga Kumanova, pjesëtar i policisë së MPB-së është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën policore, shkruan Open-TV. Ajdini për më shumë se një dekadë ka qenë ndihmëskryeshef i departamentit të policisë së uniformuar në SPB-Kumanovë. Puna, ndershmëria, dhe sjelljet e tij, profesionale dhe njerëzore kanë qenë virtytet që e kanë përcjell për dekada të tëra, Naser Ajdinin, andaj në ditën e pensionimit të tij shokët e tij të shumtë i kanë organizuar një pritje të vecantë. Kolegët e tij janë padyshim krenarë dhe mirënjohës për të gjithë atë kontribut që ai e ka…

Lexo më Shumë

Dje në ora 12:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles, kanë ndaluar S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” . Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datë 06.08.2024 rreth orës 12:00 në zonën e fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe mali me kërcell të ulët dhe mbetje të prerjeve. I janë marrë sendet që dyshohet se kanë lidhje me krimin dhe në një bisedë zyrtare në stacionin policor ka pranuar veprën e kryer. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik,…

Lexo më Shumë

Më 12 gusht, në Radushë të Shkupit bëhet zbulimi i shtatores së re të Komandantit legjendar, Adem Jashari. Shtatorja e vjetër, e komentuar gjithë këto vite si e padenjë, do të hiqet dhe do të zëvendësohet me tjetër, transmeton gazeta KOHA. Gazeta KOHA merr vesh se shtatorja e re tashmë është gati dhe zbulimi i saj do të ndodhë më 12 gusht, kur në Radushë të Shkupit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar me strukturat e partisë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, do të jetë organizatori kryesor i ngjarjes në Radushë. Në ndërkohë, më 13 gusht, BDI do…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka një politikë të qëndrueshme dhe parimore. Së pari, intereson interesin hungarez dhe interesin e qytetarëve hungarez. Dhe së dyti, në vazhdimësi dërgon mesazh paqeje, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Fokus”. “Orban ka një politikë të qëndrueshme dhe parimore. Së pari, intereson interesin hungarez dhe interesin e qytetarëve hungarez. Dhe së dyti, ai dërgon vazhdimisht një mesazh paqeje. Mesazhet nuk janë fyese apo mbrojtëse, por thotë se nevojitet paqe”, thot Mcikcoski. Kryeministri thotë se Orban si kryetar i BE-së përpiqet të faktorizohet dhe të përpiqet të sigurojë kushte për paqe. Dhe, bazuar…

Lexo më Shumë