Author: Hamdi Kumanova

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek të Koridhalos. 35-vjecari i dënuar përjetë për një vrasje të dyfishtë u godit me thikë nga Xhilian Halili, shoku i tij i qelisë, një shqiptar me të cilin kishte pasur një njohje të vjetër. Të dy së bashku u arratisën në vitin 2018-të gjatë transportimit nga një burg në tjetrin. Arratia zgjati vetëm 48 orë pasi u vunë sërish në pranga nga policia greke. Sipas asaj që kanë zbardhur hetimet, sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski deklaroi se nuk do të ketë goditje në çmim të energjisë elektrike, përkatësisht se çmimi mesatar për amvisëritë nuk do të rritet për më shumë se një për qind. “Nuk do të ketë asnjë goditje çmimi, gjithçka do të jetë brenda disa ndryshimeve minimale. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë për të shmangur goditjet e çmimeve. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne ishte 15 për qind që EVN Home duhej të blinte në tregun e lirë të energjisë elektrike, e kemi lënë mënjanë si shpenzim. EVN Home do të sigurojë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ka kërkuar “garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve”. “Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë më 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska, ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundëson zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar. E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro. Rama në një postim në Facebook shkruan se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që siç thotë ai “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj. Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video. “Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e…

Lexo më Shumë

Sipas Mickoskit, fshirja e balancuesit është bazuar në rekomandimin e procesit skrining të BE-së, dhe teza se komuniteteve po u hiqen të drejtat janë të pasakta dhe vijnë nga politikanë të cilët kanë grabitur qytetarët pa dallim etnie. Koalicioni VLEN thotë se balancuesi do të zëvendësohet ende me ligj të posaçëm për përfaqësim të drejtë, si dhe inspektor të dedikuar që do të mbikëqyrë institucionet nëse nuk respektohet përfaqësimi i drejtë. Taravari thotë se kërkohet një zëvendësim i përshtatshëm i balancuesit përmes një zgjidhjeje ligjore që do të zbatohej për formimin e ministrive të reja dhe do të…

Lexo më Shumë

Automjete të blinduara thyen portën hyrëse të pallatit qeveritar të Bolivisë të mërkurën në atë që dukej se ishte një përpjekje e dështuar për grusht shteti, ndërsa presidenti Luis Arce tha se vendi qëndroi i vendosur përballë sulmeve ndaj demokracisë dhe u bëri thirrje njerëzve të mobilizohen. Ushtarët u tërhoqën së bashku me një autokolonë mjetesh të blinduara, ndërsa qindra mbështetës të presidentit Arce dolën me nxitim në sheshin përpara pallatit qeveritar, duke valëvitur flamuj bolivianë dhe duke brohoritur. Në një video të mëhershme ku presidenti Arce u shfaq i rrethuar nga ministrat në pallatin qeveritar, ai tha: “Ja ku…

Lexo më Shumë

Një bombë molotov është vendosur nga persona të panjohur mëngjesin e sotëm jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos në Greqi. Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit. Për pasojë automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës. Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja…

Lexo më Shumë

Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazhe. Burimet e medias nga organet e sigurisë, mësojnë se deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI). Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës. Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura u gjuajt në drejtim të një shtëpie. Viktima e këtij rasti ka kërkuar ndihmë në Polici dhe ka zbuluar identitetin e të dyshuarit. Media merr vesh se rasti është denoncuar nga një 26-vjeçar, i cili ka raportuar se djali i hallës së tij është personi që ka shtënë me armë te shtëpia e tij, e po ashtu edhe në drejtim të veturës së tij. Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar nga shkrepjet me armë dhe tashmë janë…

Lexo më Shumë

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërtojë një linjë mbrojtjeje përgjatë kufirit të bllokut me Rusinë dhe Bjellorusinë për të mbrojtur BE-në nga kërcënimet ushtarake dhe veprimet e tjera të dëmshme nga Moska, përcjell Bota sot. Udhëheqësit e katër vendeve, të cilat secili ndajnë një kufi me Rusinë ose Bjellorusinë, hartuan një letër drejtuar Presidentit të BE-së duke detajuar shkallën dhe koston e projektit. Vendeve të BE-së do t’u kërkohet të angazhohen për mbështetje politike dhe financiare. “Krijimi i një sistemi të infrastrukturës mbrojtëse përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së me Rusinë dhe Bjellorusinë…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, e ftoi Prokurorinë Publike që të shqyrtojë funksionimin e NP “Hekurudhat” dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, mbi bazë të raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion. Nikollski beson se Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të “Hekurudhave” ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, projekt për të cilin thotë se ka rreziqe arbitrazhi, si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër me 175 milionë euro, për të cilat janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit. Për fazën…

Lexo më Shumë

Ashensori në të cilin kishte ngecur një ekip i ndihmës së shpejtë ka rënë nga kati përdhes në bodrum, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. “Ashensori ra nga kati përdhe në bodrum. Në të kishte një ekip mjekësor të urgjencës, të paktën 4 persona ndodheshin në ashensor në momentin e rënies. Nuk kishte pacient”, thotë Angellov. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën Hristo Tatatrçev në Kisella Vodë të Shkupit.

Lexo më Shumë