Nëpërmjet të komunikate të lëshuar për media, nga partia maqedonase në pushtet pyesin nëse LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destablizim të vendit. “LSDM nuk mund të jetë vëzhgues, por duhet të thonë nëse edhe ata kanë pritur nga BDI që ta destabilizojë shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Mickoski ua diktoi planin dhe tani dy partitë opozitare thonë se vetëm do të protestojnë. Sipas tyre, edhe LSDM dhe BDI kanë një qëllim, që funksionarët e tyre të korruptuar të mos japin përgjegjësi për krimin e kryer. “Për shtatë vite LSDM dhe BDI e vjodhën shtetin. Rezultati…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish në lidhje me vetingun që siç thotë, partitë nga qeveria monoetnike janë të frikësuar nga kërkesa e BDI-së, për inicimin e vetingut i cili do të monitorohet nga ndërkombëtarët, përcjell TV21. BDI tha se përderisa partitë politike nuk e përkrahin një iniciativë të tillë, janë mashtrues që përpiqen të vjedhin popullin. “Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan Ditët kalojnë, dhe partitë nga qeveria monoetnike, të frikësuara nga kërkesa e BDI-së për të iniciuar një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në 30 vitet e fundit, përfshi…
Është arrestuar edhe një person për lidhje me tentimin për sulme terroriste në Vjenë që ishin planifikuar gjatë koncerteve të këngëtares amerikane Tejllor Svift, njoftuan autoritetet austriake, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Iraku i cili kohët e fundit i është bashkuar Shtetit Islamik. “Është arrestuar një djalë 18-vjeçar nga Iraku. Ai ka qenë në kontakt me autorin kryesor, por nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me planet për sulm. Por, siç arritëm të mësojmë, ai ka dhënë betimin për besnikëri ndaj Shtetit Islamik më 6 gusht”, tha Gerhard Karner, ministër i Punëve të Brendshme i Austrisë. 18-vjeçari është…
MPB informon se me datë 09.08.2024 në ora 06:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.Ç.(28) nga Tetova. I cili në orën 04:20, është raportuar nga një 34-vjeçare nga Shkupi, me banim në Tetovë, se i njëjti ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e ka kanosur me një send të mprehtë dhe i ka marrë para. Gjithashtu, për shkak të sjelljes agresive ndaj punonjësve të policisë, 34-vjeçarja është ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.
Me datë 08.08.2024, në ora 22:45, në NjP-Gallatë, personi A.O (42) nga fshati Negotinë e Gostivarit, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga personi R.B. nga Dobërdolli i Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Mbrëmë në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov është djegur vetura e Dragi Mitkovskit, bashkëpunëtorit të kryetares së Shkupit Danela Arsovska. Në zgjedhjet parlamentare të majit, Mitkovski ishte bartës i listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga partia Alternativa e Re e Arsovskës, transmeton Portalb.mk. “Me datë 09.08.2024, në ora 03:05, nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri – Shkup në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit është djegur vetura Mercedes A Class me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi. Nga zjarri janë kapluar edhe veturat “Hyundai” dhe “Suzuki Swift në pjesën…
Orhan Kurtishi, kryetar i degës së partisë Alternativa-Kumanovë, është emëruar drejtor në Drejtorinë Posta e Maqedonisë së Veriut. “Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën nga drejtori paraprak në Drejtorinë Posta e Maqedonise se Veriut. Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve! Falënderoj strukturat e degës së Alternativës në Kumanovë, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falënderohem kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm”,…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nga Kërçova tha se sistemi jonë i shëndetësisë ka deficit të kuadrit dhe se si rrjedhojë, si ministri do të përpiqen që për shumicën prej personelit që janë me kontratë, të japin vendime pune. “Në përgjithësi ne kemi deficit të kuadrit, kështu që ata që janë me kontrata do të mundohemi shumicën prej tyre që t’u japim vendime dhe normalisht t’i plotësojmë vendet ku ka hapësirë se përsëri ka deficit të kuadrit të mesëm mjekësor, edhe në Kërçovë edhe çdo kund tjetër, por nuk do të lejojmë edhe kontrata që ekzistojnë me tetëvjeçare, me…
MPB bën me dije se mbrëmë në ora 19:15 në Stacionin Policor të Radovishit është raportuar se në rr. “Shain Maale” në Radovish, vetura e “Mercedes” me targa të Radovishit, drejtuar nga A.A. (18) nga Radovishi, ka goditur këmbësorin M.A. (77) nga Radovishi. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori M.A., të konstatuar në Qendrën Klinike Shtip. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i DPB Radovish.
Në organizim të Komunës Dellçevë është mbajtur takimi i parë me përfaqësues të Rrjetit të asociacioneve të vetëqeverisjeve lokale në Evropën juglindore – NALAS si pjesë e projektit me të cilin do të sillen shërbime sociale dhe shëndetësore në mënyrë inovative dhe intelegjente përmes teknologjisë së avancuar. Dellçeva është komuna e parë në vend, ku do të zbatohet një pilot projekt lidhur me telemjekësinë, ndërsa për momentin, siç theksoi Jana Bellçeva Andreevska, përgjegjëse për digjitalizimin e komunave nga Evropa juglindore, komuna Dellçevë me efikasitet i ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj në përgatitjen e kërkimit të parë të një…
Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti në komisionin parlamentarë ka kërkuar nga deputetët e VLEN-it që të mos e mbështesin propozimin e VMRO-DPMNE-së përmes ministrit të shëndetësisë për largimin e drejtorëve ekonomik në spitale, shkruan Top24 “U konfirmua që VMRO, LEVICA dhe LSDM janë bashkë, për largimin e drejtorëve ekonomik. Ata janë kundër pozicioneve të shqiptarëve dhe nënshkrimeve të lidhura.” tha deputetja Dauti.
Burri që u pickua nga një merimangë e helmueshme kafe në Pargos, në perëndim të Greqisë, nuk arriti të mbijetojë! Mediat lokale raportojnë se 48-vjeçari të martën e kaluar pasdite shkoi në spital me dhimbje të tmerrshme në këmbë, por deri atëherë nuk kishte kuptuar se bëhej fjalë për pickim. Më parë ishte kontrolluar nga një ortoped privat, i cili menjëherë e kishte dërguar në spital. Gjendja shëndetësore e personit u përkeqësua një ditë më vonë, ai zhvilloi simptoma që tregonin se bëhej fjalë për pickim, dhe stafi mjekësor bëri përpjekje për ta mbajtur atë gjallë. – Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore…

