Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”. Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një brifingu me media bën të ditur se do të shkarkoj nga detyra të sapoemruaren Afrona Vërzivolli në pozitën e auditorit të fondeve IPA. Siç thuhet nga Qeveria shkarkimi do bëhet gjatë ditës së nesërme. “Gjithashtu theksojmë se është e nevojshme të drejtohet vëmendja ndaj abuzimeve të hapura të parave dhe fondeve të BE-së të vëna në dispozicion, të cilat kanë qenë të pranishme në periudhën e kaluar, dhe për të cilat ka një gjurmë dhe njoftim me shkrim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). të cilat për shkak të operacioneve të…
Me datë 09.08.2024, në ora 23:45, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.Sh (26) nga Gostivari. Ai është denoncuar nga J.U.(31) nga Bellovishti i Gostivarit, se në parkun e qytetit e ka sulmuar djalin e tij të mitur. Ai është ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
“Lum ata që gjumin e bëjnë të qetë…e mjerë ata që frika i mban zgjuar natë e ditë!”. Kjo është një porosi e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale. (INA)
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski reagoi ndaj shkatërrimit të pllakës përkujtimore në Karpallak. “Si ministër e dënoj vandalizmin e pllakës përkujtimore në Karpallak që është vendosur për pjestarët e ushtrisë në vitin 2001”, shprehet Toshkovski. Sipas tij, kjo vepër është sulm i drejtpërdrejtë ndaj memrories kolektive dhe ndaj atyre që dhanë jetën për integritetin e Maqedonisë. “Dëshiroj të theksoj se këto vepra nuk do të tolerohen, kurse MPB do t’i ndërmerr të gjata masat e domosdoshme për dënimin e kryesve të këtyre veprave me qëllim që të rruhet vlerat tona kulturore dhe historike”, sqaroi Toshkovski. Kujtojmë se gjatë…
Siç njoftojnë nga MPB, një person nga Kavadari, pas denoncimit se ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka pasur sjellje agresive është privuar nga liria. “Mbrëmë në ora 20:40, zyrtarët policorë të SP Kavadar kanë privuar nga liria 39 vjeçarin. Kjo për shkak se në mënyrë agresive është sjell ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave, ndërsa më herët nga bashkëshortja e tij është denoncuar se në shtëpi ka kërcënuar atë”, thonë nga policia. Për ngjarjen është njoftuar prokurori public dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate.
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në numrin për emergjenca ka pasur 2607 thirrje në 24 orët e fundit. Nga QMK thonë se 1503 prej tyre kanë qenë thirrje reale, the 1104 s’kanë qenë raste emergjente. Po ashtu QMK thekson se zjarret aktive janë nën kontroll dhe ka në Komunën e Novacit, Demir Hisar dhe Ohër, kurse zjarri në malin Galiçica po shpërndahet në Resnjë. Zjarre në 24 orët e fundit ka pasur edhe në Makedonski Brod, Kërçovë, Strugë si dhe në Shkup, konkretisht në Komunën e Sarajit.
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po zhvillon procedurë kundër një personi për vepër penale – Grabitje sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, me vendim të datës 30 korrik, caktoi masa kujdesi kundër të dyshuarit 31-vjeçar. Masat përfshijnë marrjen e përkohshme të pasaportës dhe të dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, ndalimin e përdorimit të kartës së identitetit për kalimin e kufirit, si dhe detyrimin e të dyshuarit për t’u paraqitur herë pas here te një person zyrtar i caktuar ose pranë një…
Një patrullë e Policisë së Kosovës në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë marrë edhe trajtim mjekësor. “Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nëpër rrugë të thata. “Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka rritje të dendësisë së automjeteve, por gjithashtu edhe në vendklaimet tjera kufitare”, thonë nga LAMM, duke shtuar se për hyrje në vend, nuk ka pritje të gjata. LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Qytetarët maqedonas janë në vendin e dytë në listën e njerëzve më të zemëruar në Evropë, sipas Global Emotion Report të Gallup, një kompani amerikane shumëkombëshe analitike dhe konsulente e njohur për sondazhet e opinionit publik në mbarë botën. Kur bëhet fjalë për zemërimin, Turqia renditet e para në Evropë, ku 34 përqind e banorëve shprehin njëfarë zemërimi çdo ditë, ndërsa maqedonasit janë të dytët, me 26 përqind të të anketuarve që thonë se ndihen të zemëruar gjatë ditës. Pas turqve dhe maqedonasve, pasojnë shqiptarët dhe malazezët me 24 përqind dhe spanjollët me 23 përqind. Nga mjedisi ynë, Bullgaria, Serbia…
Një familje katër anëtarëshe nga Maqedonia është lënduar në një aksident trafiku që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën drejt Selanikut, në hyrje të Greqisë, pasi për arsye ende të panjohura, automjeti ka dalë nga rruga. Sipas mediave lokale, të gjithë pasagjerët u transportuan në spital. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 08:15 të mëngjesit, dhe në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh të moshës 48 dhe 50 vjeç, së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, 11 dhe 15 vjeç. Automjeti doli nga rruga dhe u rrokullis, ndërsa në aksident nuk kanë qenë të përfshira mjete të tjera.…

