Author: Hamdi Kumanova

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i pastër, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Sipas raportit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar, i bërë nga data 5 gusht deri më 9 gusht të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 213 mostra për fiziko-kimike dhe 213 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Në zjarrin e madh në Pehçevë është djegur vetura e vetme e zjarrfikësve e Brigadës zjarrfikëse të Pehçevës, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Kire Mihailov. Ai njoftoi se zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Fatkeqësisht, na ndodhi një fatkeqësi e madhe. Vetura e vetme zjarrfikëse e Njësisë zjarrfikëse të Pehçevës është përfshirë nga flakët, fatmirësisht kolegët zjarrfikës janë mirë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale. “Kjo është fotografia e vërtetë e asaj që flakët lënë aty ku kalojnë. Kjo është video e mjetit zjarrfikës me të cilin zjarrfikësit trima kanë tentuar sot të shuajnë…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria dha rekomandime për valën e re të të nxehtit që pritet të prekë vendin në tre ditët e ardhshme pas informacionit të marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmit të motit të Administratës për Çështjet Hidrometeorologjike. Në rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta të miratuara nga Qeveria në seancën e djeshme, grupet më të rrezikuara, gjegjësisht gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, do të lirohen nga detyrimet e punës nga data 12 gusht 2024 deri më 14 gusht 2024. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet…

Lexo më Shumë

Të hënën në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi e ka sulmuar fizikisht një person tjetër. I dyshuari po ashtu dyshohet se vuan nga një sëmundje pisikike. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, “Si pasojë e lëndimeve, viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Podujevë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa i dyshuari pasi që dyshohet se është i sëmurë psikik është dërguar në klinikën e psikiatrisë”. “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është ndalohet për 48 orë”.

Lexo më Shumë

Si rezultat i operacionit antidrogë “Repeat” në qytetin e Durrësit, janë vënë në pranga dy persona. Donald Tringa është arrestuar pasi kishte përshtatur lokalin që ai administronte, për përdorim dhe shitjen e lëndëve narkotike. Po ashtu arrestuar edhe shtetasi Diamant Shkina, pasi ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard po në këtë lokal, i cili ua shiste lëndën narkotike, klientëve të lokalit. Policia gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe një përforcues grushti.

Lexo më Shumë

Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”. Ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lexo më Shumë

Moderatori dhe pronari i RTV Fontana në Istog, Zeqir Mehmetaj, ka publikuar disa pamje ku shihen forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog. Në pamje shihen disa ushtarë serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit kosovar. Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos bënte foto, por këtë gjë nuk e respektoi ai. “Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj krahas pamjeve.

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova. Sipas përditësimit të ri, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te Dheu i Bardhë. Ku ato po zgjasin deri në një orë, teksa kolonat janë deri në 500 metra. Ndërkohë në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 100 metra kolonë, apo 20-30 minuta.

Lexo më Shumë

Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh. Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Qeveria monoetnike jolegjitime po forcon edhe më shumë politikat e saj regresive, antishqiptare dhe në mbrojtje të krimit dhe nacionalizmit maqedonas. Duke mos u kënaqur vetëm me lirimin e terroristëve të 27 prillit 2017, të dëshmuar edhe me vendim gjyqësor si të tillë, tani për të njëjtit ka filluar edhe procesi i rehabilitimit. Vetëm disa ditë pasi drejtori i sanksioneve solli vendim për t’i lënë në liri, disa prej tyre tani promovohen edhe në emisione televizive si viktima, e madje edhe si heronj. Pyesim publikisht Arben Taravarin, si ndjehet tani me veprimet e mikut të tij, drejtorin e sanksioneve, që…

Lexo më Shumë

19-vjeçari me prejardhje nga Gostivari, Beran A. dhe shoku i tij 17-vjeçar Luka K. me prejardhje nga Bosnja, të cilët po hetohen nga prokuroria publike e Wiener Neustadt si grup terrorist dhe pjesë të organizatës kriminale IS, janë në paraburgim për shkak të dyshimit se planifikonin të kryenin një vepër kriminale ndaj popullatës në Vjenë. Por Beran, i dyshuari kryesor, i cili sipas autoriteteve të sigurisë, donte të shkaktonte gjakderdhje në koncertin e Taylor Swift, nuk mund të dënohet me burgim të përjetshëm në Austri. Që nga 1 janari 2020, dënimet e përgjithshme në Austri zbatohen për të rinjtë, d.m.th.…

Lexo më Shumë

Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit,…

Lexo më Shumë