Ushtria kroate aktualisht ka në përbërjen e saj rreth 70 tanke M84, për të cilat burimet thonë se janë në gjendje shumë të mirë dhe janë të mirëmbajtura mirë, megjithatë është menduar shumë për zëvendësimin e tyre. Jutarnji mëson se sasia minimale që do të kontraktohej në fillim është rreth 30 copë. Sipas të dhënave të disponueshme, çmimi i një Leopardi është rreth 25 milionë euro. Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë janë përpjekur prej kohësh të gjejnë një mënyrë për të pajisur forcat tokësore me një model të ri tankesh. U diskutua për mundësinë që Kroacia…
Author: Hamdi Kumanova
Sot mbushen 23 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit. Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Rasti i Lubotenit ishte një…
60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme. Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta përballonin. Materiali “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, nga Elona Dushku, Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë ka analizuar brishtësinë financiare të familjeve shqiptare bazuar në aftësinë e familjeve për të përballuar një shpenzim të papritur, si dhe analizon krahas treguesve socio-ekonomikë (si: mosha, gjinia, borxhi), rolin e kompozimit…
Zjarr në një kullë ftohëse të centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. Moska flet për një sulm me dron nga forcat e Kievit dhe “dëmtime serioze” të strukturës. Nga ana tjetër, presidenti Zelensky fajëson “pushtuesit rusë”. Nga raportimet, sipas IAEAA, nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e uzinë dhe se zjarri është shuar. Ndërkohë, ofensiva ukrainase në rajonin kufitar Kursk vazhdon, me Kremlinin që premton “një përgjigje të ashpër”. Gjatë natës, alarmet për sulm ajror u ngritën në 4 rajone të Ukrainës. Moska thotë se ka rrëzuar 18 dronë të Kievit mbi tre rajone ruse. (BalkanWeb)
Iniciativa O2, reagon ndaj propozimit të Ministrisë së Transportit për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik, i cili është vendosur në seancë kuvendore për të hënën, me procedurë të shkurtuar Sipas njoftimit të ministrisë me të cilën udhëheqë Aleksandar Nikolloski, qëllimi kryesor i ligjit është që të thjeshtëzohen procedurat e miratimit të planeve urbanistike për ndërtimin e objekteve me interes publik siç janë çerdhet, shkollat, spitalet, objektet tjera për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, por edhe garazhet në kate. “Vlerësojmë se është e pa tolerueshme për shkak të mungesës së kornizës ligjore, komunat dhe shteti të mos jenë në mundësi…
Më datë 10.08.2024, në ora 04:45, personi M.S. (38) nga Gostivari ka raportuar se në një objekt hotelierik përgjatë magjistrales Tetovë – Gostivar në afërsi të kryqëzimit të Negotinës, personi R.A. nga Haraçina e Shkupit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua dhe ishin mysafirë në lokal, në një moment kanë dalë në oborr dhe më pas është kthyer dhe i ka kanosur me armë të pranishmit, me çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Një grua ka raportuar se një person e ka dhunuar nën kërcënimin e armës. Rasti sipas raportit të policisë raportohet të ketë ndodhur më 5-6 gusht. Hetimet nga policia për këtë rast kanë filluar. “Më datë 09.08.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e kishte dhunuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Në një paraqitje në emisionin “Vesti Plus” (Lajme Plus) në televizionin Kanal 5, Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA iu referua deklaratave të kryeministrit Mickoski lidhur me kërcënimet e pretenduara për destabilizimin e vendit. “Këto deklarata të kryeministrit, të përsëritura disa herë, se BDI planifikon të destabilizojë vendin, janë vërtet brengosëse. Por nëse është vërtet kështu, çfarë po bëjnë institucionet për këtë?… Nga zyra e presidentes, apo jo, kanë lëshuan kumtesë se ajo nuk ka ndërmend të mbledhë Këshillin e Sigurimit, opozita akuzoi se Këshilli i Sigurimit ishte nuk është formuar fare. Çfarë po bëjnë institucionet për…
Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se Mickoski më çdo kusht është e vendosur që t’i vendosë njerëz të afër në funksione dhe kur kuptojnë se këto nuk kalojnë në opinion, i tërheqin emrat. “Falë presionit të LSDM-së dhe opinionit, edhe një kuadër si Afrona Vervizolli do të tërhiqet. Mickoski nuk do të heq dorë nga emërimi i këtyre kuadrove”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se për partinë e Mickoskit më e rëndësishme është përkatësia partiake dhe dëgjueshmëria se sa kualifikimet. “Kjo politikë i dekurajon qytetarët dhe profesionstët të cilët humbin besimin tek institucionet dhe kërkojnë punë jashtë vendit”, thonë…
Ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski theksoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani patjetër duhej ti kalonte të gjitha procedurat e sigurisë në Aeroportin e Shkupit, pasi që po udhëtonte me një aeroplan komercial. “Është fakt se ka pasur një situatë edhe më parë ku presidentja e Kosovës ka reaguar se pse është dashur të kalojë kontrollin e sigurisë. Mirëpo, në atë moment askush nuk ndërmori asnjë iniciativë përveçse të tregonte se procedurat e sigurisë duhej të kalonin dhe kjo ishte e kryer. Ajo presidente gjatë çdo udhëtimi në aeroportin e Shkup nuk u la kurrë pa…
VMRO-DPMNE-ja e cila nuk e mbështet propozimin e BDI-së për veting ndërkombëtar pasi e vlerëson si manovër për ikje nga përgjegjësia, nuk e mbështet as iniciativën e partnerit qeveritar VLEN për amendamentin kushtetutës me të cilin do të parashikohej që veprat eventuale penale të kryera gjatë ushtrimit të detyrës të mos vjetërsohen kurrë. Sipas deputetit Bojan Stojanovski, në vend ekzistojnë mekanizma për luftimin e korrupsionit, por në të kaluarën nuk ka pasur vullnet politik. “Qëndrimi ynë është se me rregullativat ligjore ekzistuese dhe me kryqëzimin e bazave të të dhënave mund të luftohet kundër korrupsionit. Ajo që deri më tani…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski shprehet se si Qeveri fillimisht po e stabilizojnë shtetin dhe më pas të fillojnë ta zhvillojnë. “Kur do të mbyllen të gjitha birat ku dikush me vite ka vjedhur popullin, kur institucionet do të fillojnë të funksionojnë dhe kur krimi do ulet, atëherë të hyrat në shtet do të rriten”, shprehet Mickoski. Mickoski shtoi se Drejtoria e Doganave në muajin qershor ka shënuar rekord me 12 miliardë denarë. “Këto para do të investohen në çerdhe,rrugë dhe shëndetësi të mirëfilltë. Shumë lehtë mund të konkluohet se këto para kanë përfunduar në xhepat priva gjatë viteve të…

