Një tërmet me magnitudë lokale prej 2.4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 04:48, epiqendra e të cilit i përket zonës Dellçevë-Berovë, 124 kilometra në juglindje të Shkupit, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror. “Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit të Pehçevës me rrethinë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, informon Observatori.
Author: Hamdi Kumanova
Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do të heqin dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, përcjell TV21. Nga partia në pushtet thonë se janë të mirëseardhura idetë për ndryshime të mundshme në gjyqësor. “Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të elitës kriminale të biznesit. Shpërbërja e Këshillit është masë prej të cilës nuk heqim dorë, kjo ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve, që mori mbështetje. Ndërkohë, duhet të kemi parasysh se rezistenca më e madhe për këtë hap është prej atyre që u shërben sistemi i kalbur gjyqësor dhe atyre që u konvenojnë institucione me…
Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale. Ai kërkoi që Qeveria të pranojë dorëheqjen e tij në seancën e ardhshme qeveritare dhe konform Ligjit për Avokatinë e shtetit, jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi i detyrës, të emërohet Avokat i shtetit me seli në rajonin e Ohrit, nga ku u emërua para se të marrë postin. Reçi, me vendim të Qeverisë, nga data 18.04.2023 është emëruar Avokat i shtetit. Më parë ai ka mbajtur detyrën e avokatit të shtetit për rajonin e Ohrit, ku është emëruar…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson se deri në fund të vitit të paktën gjysma e rreth dy mijë e diçka të punësuarve me kontratë në vepër në shëndetësinë publike do të marrin vendime. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse do të pritet muaji dhjetor për buxhetin e ri për punësim të persoanve të angazhuar me kontratë në vepër ose janë siguruar fonde me ribalancin, Taravari thotë se do të përpiqen që një numër i caktuar i mjekëve të punësohen që tani. “Gjithashtu, do t’u japim zgjidhje punonjësve të caktuar me kontratë pune. Megjithatë, nuk mund të them…
Agim Beluli Ish minstri (shqiptar) i Drejtësisë kur flet për “padrejtësi” Kam menduar se do t’ i përballoj së keqës që më kishte ndodhur vite më parë. Dy vite, gjoja se në arrati, e shtatë në burg. Ky shtet me gjykatës të korruptuar dhe hajdutë mi kanë borxh dhe nuk dua asnjëherë t’ ua fali. Ata kanë lozur me shpirtin dhe ndërgjegjen time. Ata kanë lozur me fëmijët dhe prindërit e mi, me familjen time. Sa jam i mllefosur dhe sa m’ i ngacmojnë plagët e vjetra këta far tipat Mijallkov dhe Daravellski. Njërin gjykata e apelit e çfajësoi prej…
Ka nisur protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi. Ndryshe, kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin për të protestuar. Sinani ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.
Eric Pope, përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, është pritur në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në një njoftim nga Presidenca thuhet se Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke nënvizuar angazhimin e vendit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ajo ka theksuar se rinia kosovare është një potencial i madh për rajonin dhe më gjerë për shkak të talentit të saj në ndërmarrësi dhe inovacion. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…
Koreja e Veriut është duke u përballur me një situatë të rëndë si pasojë e përmbytjeve të mëdha veçanërisht në veriperëndim të vendit. Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se situata është tejet e rëndë dhe deri tani bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë persona të vdekur ose të zhdukur, ndërsa dëmet janë kolosale. Megjithatë, mediat shtetërore e Koresë së Veriut i ka hedhur poshtë këto shifra, duke thënë se shkalla e dëmeve nga përmbytjet nuk është kaq e madhe. Në rrjetet sociale janë bërë virale disa pamje ku lideri Kim Jong-un ka shkuar në zonat…
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon. “BE-ja, s’ka vendosur masa kundër Kosovës, por kundër Qeverisë së Kosovës e politikave populiste, aspak të dobishme për Kosovën. Mendoj që Kryeministri i Kosovës është lajthitur nga këshilltarë që duan ta kompromitojnë sa më shumë para opinionit ndërkombëtarë e në veçanti para SHBA , BE e BM, të cilët janë më kontributorët për të arriturat e derisotme të Kosovës”, thotë Haliti. “Llogjika e pavarësisë së pavarur siç po pretendon Kurti, është e tejkaluar. Pavarësia e të gjitha vendeve demokratike…
Në Kuvend sot fillon debati trefitor për ribaëancin e Buxhetit për vitin 2024. Propozimi i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë është pika e shtatë e rendit të ditës të seancës së 12-të parlamentare. Konform Rregullores së Kuvendit, debati rreth propozimit për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit në seancë të Kuvendit zgjat më shumë më së shumti tre ditë. Gjatë debatit, deputeti mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është arrestuar 32-vjeçari A.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Ai dyshohet se pas një zënke me babanë e tij 55 vjeç, mori lëndë djegëse dhe e dogji një motoçikletë në pronësi të nënës së tij. “Sipas njoftimit, ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë me një materie ndezëse, por është penguar nga fqinjët. A.M. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Gir, në një paraqitje i ftuar në TV Sitel, tha se personalisht është skeptik se mund të arrihet kompromis më i mirë me Bullgarinë, pasi dallimet me fqinjin tonë lindor lidhur e atë se si të vazhdojë procesi i anëtarësimit janë tejkaluar me marrëveshjen e korrikut 2020 e cila ofron një rrugë përpara dhe mundëson hapjen e pritjes, por qeveria e re e ka bërë të qartë se nuk është e kënaqur me këtë zgjidhje dhe beson se mundet rinegocion diçka ndryshe, transmeton Portalb.mk. “Kam ndjekur nga afër negociatat nga vjeshta 2020 deri…

