Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin. Prej tyre 10 janë aktive, gjashtë nën kontroll dhe 21 janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK). Sipas njoftimit, zjarr aktiv ka në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll me pisha. Në komunën e Pehçevës, në territorin e fshatit Negrevë, digjet pyll i përzier, ndërsa në komunën e Novacit po digjet bimësi e ulët. Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, njëri është në TEC “Negotinë”, ku digjet bar i thatë, si dhe zjarret në disa…
Author: Hamdi Kumanova
Një autobus i NQP Shkup me numrin 81 është përplasur dje në Bllacë. Sipas informacioneve të TV21 nga terreni, ka vdekur shoferi i automjetit në vendngjarje, ndërsa bashkëudhëtari është dërguar në spital.
Në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollksi” në Shkup sot në solemnitet do të promovohen ofiicerë dhe nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut. “Në solemnitet do të promovohen klasa e 24-të e kadetëve në gradën nëntoger, dëgjues të Kursit për oficerë të shërbimeve në aktin fillestar të oficerit dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën rreshter”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Siç paralajmëroi, fjalim në ngjarje do të kenë presidentja e shtetit dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani i Akademisë ushtarake, nënkoloneli mitko Bogdanovski. Në ceremoni do të marrin pjesë shefi…
Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta mbetet aktiv edhe sot dhe nesër ku nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 23 gradë, ndërsa…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot pasdite me 67 vota “për” dhe 7 “kundër” miratohet ribalanci i buxhetit për vitin 2024. LSDM-ja paralajmëroi se nuk do ta përkrahë ribalancin, ndërkaq Fronti Europian lëshoi seancën, përcjell TV21. Të pranishëm në votim ishin 87 deputetë. Me ribalancin e buxhetit për 2024, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose 5,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, kurse…
Imagjinoni të hipni në një fluturim pa treguar pasaportën, ID-në ose biletën tuaj qoftë edhe një herë në aeroport. Deri në vitin 2025, ky mund të jetë rasti në Aeroportin Ndërkombëtar Zayed të Abu Dhabit. Aeroporti është i njohur për infrastrukturën e tij të teknologjisë së lartë dhe së fundmi u vlerësua nga sipërmarrësi Elon Musk me fjalët “SHBA duhet të arrijë hapin”.
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi Perëndimin për mbështetjen e inkursionit të befasishëm të Kievit në territorin rus. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 12 dronë mbi rajonin e Kurskut. Ukraina ka nisur sulmet në Kursk një javë më parë dhe të hënën pretendoi se ka marrë nën kontroll 1.000 kilometra katrorë në këtë rajon. Putin tha një ditë më parë se inkursioni i Ukrainës – më i madhi që kur Moska nisi…
Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se çdo kush që është shqiptar, me prindër shqiptar kudo që ka lindur duhet të pajiset nga shteti ynë me pasaportë shqiptare. Gjithashtu Spahiu duke u shprehur për Marsela Karapançon, theksoi se të gjithë shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë duhet të kenë pasaportën shqiptare. ‘Ne garuam për herë të parë në Europianin kur kishim futbollist nga Kosova, Maqedonia, Presheva nëse duhet të hedhim hap për një Shqipëri të re, urgjentisht duhet të ecim me një parim të ri një Komb një pasaportë. Çdokush që ka prindërit shqiptar i takon të…
Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda, sipas një raporti të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) bërë publik të hënën. Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, evropianët jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin. Numri i vdekjeve në vitin 2023 – më i ulët sesa ai prej 60,000 vdekjesh të…
Ushtruesi i detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani sot vizitoi artistin dhe mjeshtrin e madh të instrumenteve muzikore, z. Salla Shabani. I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal, z. Namik Durmishi, në një atmosferë dhe bisedë shumë miqësore, kryetari Limani i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit, në emër të Komunës së Gostivarit. “Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase, z. Salla Shabani, i dorëzova Mirënjohje në emër të Komunës së Gostivarit dhe jam i bindur se bashkë me këtë mirënjohje ai ka vlerësimin dhe dashurinë e…
A është mjaftueshëm stabile Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të dihet sot, përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës. Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës zëvendësministri Hysen Durmishi. Ai dje tha se raporti del sot. “Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi dke pwr Kallxo. Më 08.08.2024, Durmishi kishte thënë për media se brenda dy- tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit. “Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje…
Ekspertja në fushën e sigurisë dhe informacionit Ivana Stradner ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Aleksandar Vulin do të qëndrojë për vizitë këtë javë në Moskë. Ajo në një postim në rrjetin social “X”, ka thënë se Vulin do të zhvillojë takime me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe të tjerë. “Kohë interesante… pasi qeveria serbe ka paralajmëruar kaos në Kosovë këtë javë. Ndërkohë… gazeta e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse vazhdon të flasë për një konflikt në Ballkan”, ka shkruar Stradner. Aleksandar Vulin njihet…

