Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pasojë e një kombinimi faktorësh. “Pritshmëria e hoteleve të Durrësit ka qenë më e madhe sesa është aktualisht, sepse pas mbylljes së sezonit vitin e kaluar, ne prisnim një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët nuk po i shohim. Nuk është një rënie drastike, por është e prekshme diku te 5-10% më pak dhe kjo ndikon te ne,” shprehet Presidenti i Fafa Hotels dhe Resorts, Fatos Çerenishti. Sipas operatorëve turistikë, një nga faktorët kryesorë për këtë rënie ka qenë ulja e numrit të…
Author: Hamdi Kumanova
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi fushata akuzoi për një sulm kibernetik nga Irani. FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej: “Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje”. Ekipi i kandidatit republikan nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e agjentëve të huaj për të ndërhyrë në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara. Në raport përmendej një…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Durrës, ku një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se shtetasi me inicialet A. P., 47 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (BalkanWeb)
Lëvizja e njerëzve në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, sigurisë nga konfliktet dhe kushteve të përmirësuara të jetesës nuk është një fenomen i ri. Por duke gjurmuar se cilat vende po humbasin më shumë njerëz nga emigracioni neto (d.m.th., duke pasur më shumë njerëz që ikin se sa njerëz që vijnë në vend), shpesh ndihmon në nënvizimin e pasojave të zhvillimeve ekonomike dhe politike në të kaluarën e afërt. Platforma Visual Capitalist ka renditur 14 vendet kryesore që kishin emigracion neto më të lartë në 2023. Të gjitha shifrat janë të rrumbullakosura dhe janë marrë nga Perspektivat e…
Beogradi dje u mbush një prej protestave më të mëdha të thirruara ndonjëherë nga opozita e vendit, e cila është kritikuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, madje duke ngritur alarmin se do të ketë trazira dhe tentativë për grusht shteti. Vuçiq tha se ka mësuar përmes kanaleve zyrtare nga Rusia se “në Serbi po përgatiten trazira masive me qëllim një grusht shteti”. Sipas tij, Agjencia kompetente për Siguri dhe Informim (BIA) dhe njerëzit e specializuar në qeverinë e Serbisë po bëjnë punën e tyre për të ruajtur rendin dhe sigurinë.Ata që imagjinojnë se do të bëjnë diçka me forcë – nuk…
Prokuroria ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup kundër Lupço Palevski Pallços për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi si dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski mund të dënohet nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Prokuroria Publike njoftoi se është dorëzuar propozim për zbatimin e procedurës së vetme ndaj Pallços dhe katër personave të tjerë të akuzuar më parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Gjorçevskës, për shkak se është konstatuar se ka lidhje ndërmjet veprimeve të tyre në aspektin kohor, vendit dhe mënyrës së kryerjes së veprës. “Së…
Çmimi i benzinës BS-98 dhe naftës do të ulet për 1.5 denarë pas mesnatës, përcjell TV21. Çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 1 denar, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për gjysmë denari. Çmimet e karburanteve sipas vendimit të ri: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 44,748 (denarë/kilogram)
Me rastin e shënimit të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, ditën e nesërme (e martë) 13.08.2024 në klubin e deputetëve në orën 1do të mbahet një Panel Diskutimi me temë “23 Vite nga Marrëveshja Korenizë e Ohrit, Decentralizimi mbetet sfidë”. Panelistët – 1. Izet Mexhiti, zëvendës kryeministër i parë i RMV, ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor 2. Zlatko Perinski, ministër i qeverisjes lokale 3. Rizvan Sulejmani, profesor 4. Nano Ruzhin, profesor 5. Afrim Osmani, profesor 6. Bujamin Bela, profesor Lokacioni – Klubi i deputetëve, Shkup
Gjatë ditës së djeshme në ambiente të hapura kanë rënë gjithsej 45 zjarre, prej të cilave 32 janë shuar dhe tre janë vënë nën kontroll. Janë aktive dhjetë zjarre, tre prej të cilave në territorin e Kërçovës, afër fshatit Pateec, afër fshatit Çelopek dhe Bigor Dolenci dhe në fshatin Zajas. Dy zjarre aktive janë në Makedonski Brod, njëri në Belicë dhe i dyti në afërsi të fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë. Zjarre aktive ka edhe në Pehçevë, Novaci, Plasnicë, Negotinë dhe Resnjë, më saktësisht zjarri nga Galiçica po përhapet në drejtim të majës Magaro drejt Stenjës.
MPB Maqedoni njofton se dje (11.08.2024) në ora 12:30 në fshatin Romanovcë, Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar personin S.Sh (26) nga po i njëjti, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me një vit burg. Siç njoftojnë nga MPB, ai ishte i dënuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. “S.Sh. është dërguar në burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.
Drejtori i burgut “Shkup” në Shutkë, Boban Utkovski, thotë për “Skopje1” se gjashtë persona janë raportuar si të arratisur. Kjo do të thotë se ndërkohë në burg janë kthyer edhe katër persona të tjerë, transmeton Portalb.mk. “Gjashtë janë arratisur, Ministria e Brendshme aktualisht është në burg dhe po vepron sipas ligjit. Ata u larguan nga ndërtesa duke u hedhur mbi gardh. Po të përdornin privilegje nuk do të kishte kualifikim – arratisje”, thotë Utkovski për “Shkupi1”. Ai shton: “Katër janë shfaqur në vetë numërimin, nesër do të kontrollohen kamerat për të gjykuar lëvizjet e tyre, nëse kanë qenë në rend…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në muajin korrik në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 470.194.563 denarë të hyra, që sipas tij, paraqet rritje për 16.071.251 denarë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mickoski akuzon qeverinë e kaluar se qarkullimi ka qenë i njëjtë edhe vitin e kaluar, por që paratë nuk kanë përfunduar në arkën shtetërore. “Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, më informoi se në pikat e pagesës në korrik 2024 ka qarkullim prej 470.194.563 denarë, që është 16.071.251 denarë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të…

