Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë. Gjenerali Syrskiy e informoi presidentin Volodymyr Zelensky përmes një videolidhjeje, duke i treguar atij se ushtria e Kievit ka shënuar përparim në drejtime të ndryshme deri në 3 kilometra në 24 orët e fundit, si dhe ka zënë territor të ri prej 40 kilometra katrorësh. Zelensky tha në Telegram se është në kontakt të vazhdueshëm me Syrskiyn, për të pranuar raportet nga fronti dhe nga rajoni i Kurskit. Me gjithë vështirësitë dhe betejat intensive, përparimi…
Author: Hamdi Kumanova
Gobekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike. Është një vend i shenjtë nga epoka e gurit, i cili llogaritet të jetë mbi 10 mijë vjet i vjetër. Ekspertët kanë vërtetuar tashmë se gdhendja në murin e kompleksit mund të jetë kalendari më i vjetër i njohur me anë të të cilit është ndjekur ndërrimi i stinëve. Për momentin nuk dihet se çfarë funksionesh ka pasur Gobekli Tepe në bashkësinë e lashtë neolitike. Me shumë mundësi është ndërtuar nga gjuetarët-mbledhës si shenjtërorja e parë e përhershme në botë. Zbulimet e fundit tregojnë se, të paktën për…
E llahtarshme ka rezultuar vdekja e një 6-vjeçari në SHBA. Giovanni Jennings vdiq pasi nëna dhe i dashuri i saj e gozhduan atë në mur dhe më pas e qëlluan me një pistoletë. Elaina Rose Jennings, 25 vjeçe dhe Daniel John Giacchina, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa ndjenja më 30 korrik me plagë në të gjithë trupin. Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh nga dy të rriturit. “Kemi zbuluar se Giancini e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg,…
Gjatë transportit për në zjarret në Galiçicë, shpëtimtarët e Ohrit kanë nxjerrë një turiste të lënduar nga Çekia. Një turiste 68-vjeçare nga Republika Çeke me një këmbë të thyer u shpëtua nga Galicica, nga siç thonë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave tha se ishte një operacion i kombinuar dramatik ajror dhe tokësor. Drama ka ndodhur në lartësinë rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit dhe në aksion kanë marrë pjesë edhe shpëtimtarët e shërbimit të shpëtimit malor pranë Kryqit të Kuq nga Ohri. Gruas fillimisht i është dhënë ndihma urgjente mjekësore në vendngjarje, e më pas me transport intervenues…
Dogana e Maqedonisë do të përforcojë kontrollet dhe praninë në Aeroportin e Shkupit Avancimi i proceseve të zhdoganimit përmes përmirësimit të analizës së riskut me qëllim të të hyrave më të mëdha në buxhet, pranisë më të madhe të doganierëve në përzgjedhjen e dërgesave të dyshimta, si dhe përmirësimit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për deklarimin e mallrave në hyrje dhe dalje nga vendi. Këto ishin konkluzionet thelbësore nga takimi i sotëm i drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. “Prioriteti im kryesor është lufta e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe…
Grubi: Jemi në rrethana si në kohërat e ish-Jugosllavisë, kur përfaqësuesit shqiptarë s’i zgjidhte shqiptari, por Beogradi Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit e gjënë RMV-në me rrethana që ngjasojnë si në kohërat e “ish Jugosllavisë”, kur përfaqësuesit shqiptarë në institucione nuk i zgjidhte shqiptari, “por Beogradi, gjente ca vasalë, puthadorë, kurriz-përmbysur, kokulur që turpëronin dhe poshtëronin kombin”. “Ka të tillë që thonë pse nuk është rregulluar me ligj diçka që është rregulluar me nder, me fytyrë, me dinjitet, me besë, me fjalë të dhënë deri më sot.…
Në manifestimin e Frontit Europian në 23 vjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, Arjanit Hoxha tha se institucioni që duhet kujdesur për respektimin e MO është në duart e një serbi prorus, me ideologji putiniste dhe antishqiptar dhe shtoi se, dhjetëra institucionet e udhëhequra nga shqiptarët, nuk udhëhiqen më, përcjell TV21. Hoxha tutje tha se ana pozitive në shkeljen e mirëbesimit është se ka ende gjallë njerëz si Ali Ahmeti, është koha për #nstitucionalizim https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1191109918827412/?ref=embed_video
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, dhe shtoi se ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë. Ahmeti tha se të gjithë duhet që të reflektojnë, ku cenohet legjitimitetit, ku bëhet angazhim për të majorizu dhe për të poshtëru shqiptarët dhe komunitetet tjera në këtë vend, duhet të mendojnë mirë sepse “Ne nuk kem i nevojë të na përsëritet e kaluara”. Ahmeti tha se…
Në manifestimin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, Bujar Osmani nga BDI foli edhe për draftin e Paul Williams ku tha se, përmes këtij drafti, synojnë barazinë përmes masave dhe praktikave nga Irlanda e Veriut, Belgjika e Zvicra dhe jo vetëm. “Në zbatimin e këtyre masave, në do të përfshijmë me kujdes parimet dhe praktikat e suksesshme nga Irlanda e Veriut, nga Belgjika dhe Zvicra si dhe të vendeve të tjera demokratike duke u mbështetur në qasjet tona të vendosura për të siguruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj kontekstit të krijuar me veprimet e fundit irracionale”, tha Bujar…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. “Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara…
“Kartel energjetik në prokurim publik” është skandal i ri me kompanitë që janë të lidhura me ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska akuzon LSDM-ja, shkruan Alsat. Sipas zëdhënës se partisë, Bogdanka Kuzeska kompanitë “kanë formuar kartel energjetik për të diktuar çmimin e importit të energjisë elektrike në tenderin e ELEM-it në vitin 2012 dhe për të përfituar”. Opozita akuzoi gjithashtu se te disa nga këto kompani që kanë krijuar “kartel gjatë prokurimit publik” është zbuluar edhe evazion fiskal prej 1.8 milionë eurove. “Kompanitë, disa prej të cilave janë të lidhura me Bozhinovskën, kanë formuar kartel energjetik me qëllim që të diktojnë…
Drejtoria doganore parandaloi një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj. Siç informoi sot drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë anabolik steroide në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër autorëve është dorëzuar kallëzim penal. Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për injeksion”, tha Nikollovski në konferencë për media në Aeroportin e Shkupit. Lidhur me rastin, ai theksoi se nga Agjencia Botërore kundër Dopingut…

