Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar fillimin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, për të cilat ka theksuar se lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë. Kurti tha se po e fillojnë me segmentin Struzhë, kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar. “Po i fillojmë punimet tash, ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro…t’ia japim mbështetjen maksimale këtij projekti infrastrukturor që të kryhet…
Author: Hamdi Kumanova
Transparenca mesatare aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2024 është 80% (nga maksimumi i mundshëm 100%) dhe krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar me 4 pikë përqindje (nga 76% në 80%), tregon hulumtimi më i fundit i Qendrës për Komunikime Civile, transmeto Portalb.mk. Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86%, ndërsa e komunave është 79%. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka progres në ministri, ndërsa komunat janë përmirësuar me 5 pikë përqindje. Nga institucionet qeveritare, transparencën maksimale 100% aktive e ruajti këtë vit vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila për të katërtin vit radhazi publikon të gjithë…
“Serbët i qëndruan popullit maqedonas kur ishte më së vështiri dhe zgjedhja ime në këtë post përgjegjës është një sekuencë logjike e gjërave”, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoilkoviq në një intervistë për Politika.rs Ngjarja më e rëndësishme për popullin serb në Maqedoninë e Veriut në vitin e kaluar është fitorja e madhe zgjedhore e koalicionit të mbledhur rreth VMRO-DPMNE-së, ku përfshihet edhe Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni. Udhëheqësi i saj, Ivan Stoilkoviq, u bë zëvendëskryeministër në Shkup dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve. “Të kesh dikë në krye të pushtetit ekzekutiv jo vetëm që…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, ka thënë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit (13 gusht 2001, e nënshkruar nga përfaqësuesit shqiptarë dhe ata maqedonas), nuk i ka lumturuar asnjërën nga palët, por, megjithatë, ai ka shtuar se kjo ujdi siguroi paqe. Këto komente, Mickoski i ka bërë në fjalën e tij në seancën solemne të qeverisë maqedonase për nder të 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i kishte dhënë fund luftës në Maqedoni (tash Maqedonia e Veriut), në mes të forcave ushtarako-policore maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), me Komandant Suprem Ali Ahmetin. “Duhet të jemi realë…
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heqë dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë, përcjell TV21. Edhe përkundër vërejtjeve nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të, Mickoski këtë ide vazhdon ta arsyetojë me besimin e ulët që qytetarët e kanë në sistemin gjyqësor, ndërsa thotë se është i hapur për të pranuar propozime të tjera në lidhje me përmirësimin e gjendjes në gjyqësor. “Askush s’mund të ma ndrydh krahun, jam i madh falë Zotit. Ejani jam i gatshëm të bisedojë me të gjithë ju. Jepni propozim,, kështu nuk shkon. 2% besim te qytetarët. Ndërsa teza se ja ia ndrydhën…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. LAMM njofton se intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka pritje të gjata. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër –…
Me nismë të kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski sot në hapësirat e Komunës do të mbahet koordinim me kryetarët e komunave të Shkupit. Tema e konferencës për shtyp, siç është paralajmëruar, do të jetë gjendja aktuale në kryeqytet. Kryeministri Hristijan Mickoski dje nga komuna e Aerodromit tha se institucionet janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit ta kryejnë punën për të cilën janë paguar dhe të punojnë në interes të qytetarëve në kryeqytet, në të gjitha komunat, sepse qytetarët e meritojnë. Nëse nuk ka përparim për një javë, siç njoftoi, Qeveria do t’i shqyrtojë mundësitë për marrjen…
Ka rezultate të dukshme nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, edhe pse marrëveshja është dashur të përmbushet në katër vitet e para, ne ende po diskutojmë nëse është përmbushur apo jo, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti i cili është edhe lider i Lëvizjes Demokratike. Mexhiti tha se një numër i vogël i njerëzve me para të zeza shpresojnë në destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën e tyre. “Është e vërtetë që ka para të zeza dhe ata do të dëshironin të kishte një mjegull për ta shpëtuar lëkurën, por ky është një numër i vogël njerëzish…
Kuvendi i Maqedonisë dje miratoi ligje me të cilat tre objekte natyrore në vend u dhanë status të veçantë, të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa “Studençishko Blato” pranë Ohrit mori statusin e parkut natyror. Qeveria vitin e kaluar mori vendim për shpalljen e Kanionit të Matkës zonë të mbrojtur të kategorisë 3, ndërsa një vendim i tillë për Liqenin e Ohrit u mor në fillim të këtij viti.
Një i mitur në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 10.08.2024 në fshatin Gllanicë të Lipjanit. Po ashtu në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Fsh. Gllanicë, Lipjan 10.08.2024-23:00. Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe…
Nga Koalicioni VLEN, përmes një kumtese kanë thënë se dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, siç thonë nga atje, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit. “BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje…
Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 5 persona në orët e fundit. Në pranga ra një 30-vjeçar, pasi i janë gjetur lëndë narkotike me vete. Gjithashtu, është arrestuar edhe një grua 58-vjeçare, pasi akuzohet për mospagim të taksave dhe tatimeve. Në pranga ra edhe një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Po ashtu, u arrestua edhe një 58-vjeçar, nën akuzën se ka dhunuar vajzën e tij. “Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. F., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i…

