Me afrimin e vitit të ri akademik, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) njofton se aplikimet janë të hapura deri më 31 gusht! Ky është shansi juaj i fundit për t’u bashkuar me një nga universitetet më të mira në rajon, i njohur për komunitetin e tij të larmishëm ndërkombëtar, objektet më të avancuara dhe jetën e gjallë të kampusit. Pse të zgjidhni IBU? · Kuota e kufizuar – Mos e humbisni, regjistrohu tani! Me një numër të kufizuar vendesh në dispozicion, tani është koha për të ndërmarrë veprime dhe për të siguruar të ardhmen tuaj në IBU. · Studimi në Universitetin…
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 13.08.2024 në SPB Kumanovë, një grua 29 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se me datë 12.08.2024 rreth orës 16:00, kunati i saj A.K. e ka kanosur me send të mprehtë dhe e ka sulmuar fizikisht vjehrrin dhe vajzën e saj të mitur, njofton SPB Kumanovë. Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria e RMV-së kaloi nën hijen, pasi sipas tyre, u organizua nga putinisti i përbetuar, Ivan Stoilkoviq. “Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve, pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me para-pëlqim të OBRM-PDUKM-së si në kohërat e Rrahman Morinës”. “Ky poshtërim i shqiptarëve nga hyzmeqarët e…
Të hënën në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të një objekti banesor në zonën e Qendrës është gjetur i vdekur i 22 vjeçari me iniciale I.S. Një mjek i Urgjencës Mjekësore, transmeton Lideri.mk, ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Deputetët nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit, transmeton Portalb.mk. “Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por duke qenë se Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancë plenare nëse është emergjente”, thanë për MIA-n nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi. Që nga fillimi i punës së kësaj…
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, apeloi qytetarët nëse vërejnë zjarrvënës apo lëvizje të dyshimta, të lajmërohen në numrin 112 ose në stacionin më të afërt policor. -U bëj thirrje të gjithë qytetarëve nëse vërejnë sjellje të dyshimta, gjegjësisht një person për të cilin dyshojnë se mund të ndezë zjarrin ose është i pakujdesshëm, duke djegur kashtë që mund të shkaktojë zjarr, të lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose në komisariatin më të afërt. Nëse është e pakëndshme ose nëse kanë frikë të raportojnë në këtë numër ose në stacion, duhet të telefonojnë një mik polic,…
MPB Maqedoni njofton se dje (13.08.2024) në ora 15:20 në Dojranin e Vjetër, nga ana e punonjësve policorë në DPB Gjevgjeli është arrestuar T.A (40) nga Gjevgjelia. Ai dyshohet se në të njëjtën ditë ka kryer një vjedhje në një objekt të shitjes në Dojranin e Vjetër, gjatë së cilës ka marrë para. “T.A. është ndaluar në stacion policor dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Atij i janë gjetur paratë e vjedhura, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj T.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë…
Dje në orët e mëngjesit është djegur vetura e ish zv.drejtorit të Doganës, Irfan Buçit. Vetura është djegur nga persona të panjohur. Irfan Buçi ka qenë zv/drejtor i doganave si kuadër i BDI-së, më pas kaloi në LD-në e Mexhitit. Ekipet e policisë dhe hetuesisë po merren me zbardhjen e rastit, nga Irfan Buçi nuk ka reaguar deri tani./KlanMacedonia
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është konkursi për ndarjen e 20 bursave „Boris Trajkovski”, për studime të ciklit të dytë për Programin MBA ekzekutiv pan-evropian me diplomë të dyfishtë nga Universiteti-Jork dhe Universiteti i Strasburgut, i cili realizohet në Selanik, Republika e Greqisë. Bursat ndahen nën përkrahjen e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i referohen vitit akademik 2024/2025,për drejtimet nëvazhdim: menaxhmenti përgjithshëm; marketing; financa; menaxhim në logjistikë; menaxhim në shëndetësi dhe menaxhimi burimeve njerëzore. Vlera e një burse është 14,890 euro dhe mbulon shpenzimet e regjistrimit. Gjysma e mjeteve, gjegjësisht 7,445…
Vala e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë që ka përfshirë vendin është e pafavorshme për bujqësinë. Nevojat për ujë janë të larta, veçanërisht për kulturat pranverore, e veçanërisht për misrin dhe lulediellin, i cili është në fazën e mbushjes së grurit. Sipas agrometeorologëve, prioritet i fermerëve në këtë periudhë duhet të jetë vaditja, por duhet të vazhdojë edhe aplikimi i masave agroteknike. “Këto kushte klimatike janë të papërshtatshme për të gjitha kulturat, me përjashtim të disa llojeve të frutave që janë në fazën e vjeljes dhe pjekjes së frutave. Reshjet e herëpashershme në disa vende në periudhën paraardhëse…
Partia opozitare maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se përderisa VMRO-DPMNE-ja çdo ditë e helmon opinionin me konferenca për media në të cilat gjoja sulmon BDI-në, ajo bën marrëveshje me të njëjtën BDI pas shpinës së qytetarëve. “VMRO-DPMNE në Kuvend e realizoi njërën nga marrëveshjet e koalicionit me BDI duke themeluar një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. E njëjta VMRO-DPMNE që premtoi shfuqizimin e balancuesit, duke zbatuar marrëveshjen me BDI-në, e ngriti në një nivel më të lartë, në atë të Kuvendit”. “Tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të…
MPB ka njoftuar se me datë 13.08.2024 në ora 16:20 në DPB-Gostivar, një 77-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 13:00 në oborrin e shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit të tij, e cila po ashtu ka dëmtuar disa nga sendet në oborr, dhe kur është rrëzuar mbi sendet e dëmtuara ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën mjekësore në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

