Author: Hamdi Kumanova

Qeveria dje ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për vazhdimin e masave parandaluese shtesë për shkak të valës së të nxehtit edhe për ditën e enjte, informon Pres shërbimi qeveritar. “Lirim nga detyrat për grupet më prekura të popullatës: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15 gusht (e enjte). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën prej orës 11 deri në orën 17”, thonë nga Qeveria. Duke marrë parasysh faktin se…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmet është regjistruar, epiqendra e të cilit ishte në Republikën e Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup. Siç kanë bërë të ditur nga aty, tërmeti ka ndodhur në orën 03:24 me magnitudë lokale ML2.4. “Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori sizmologjik.

Lexo më Shumë

Në 30 vitet e fundit, kurrë nuk ka ndodhur që procedura e rregullt të ndërpritet dhe mos të respektohen nenet nga 146 deri në 151 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që saktësisht e përcakton të gjithë procedurën. Ju keni bërë shkelje flagrante të procedurës. Kështu e nis reagimin e tij Talat Xhaferi, deputet në grupin parlamentar të Koalicionit Fronti Evropian, ndërsa i drejtohet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryetarit të Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, Mile Lefkov, si dhe sekretares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Ibush Jusufi nga partia Alternativa, ka njoftuar se edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e Zëvendës Sekretarit Gjeneral të Kuvendit të RMV. “Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përkushtim, profesionalizëm, dhe me përgjegjësi. Falënderoj strukturat e degës së Alternatives në Saraj, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falenderohem kryetarit të Alternatives, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që ma besuan këtë pozicion të rëndësishëm”, ka shkruar Jusufi.

Lexo më Shumë

A do të përgjigjet dikush për ndërprerjet e paparalajmëruara të energjisë elektrike në vende të caktuara? Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa shpreh dyshimin se dikush po keqpërdor rrjetin evropian për furnizim, për të cilën do të paguhen penale milionëshe. Statusi i plotë i ish ministrit Bekteshi: Me kapacitet prej më shumë se 1.000 MW vetëm nga prodhimi solar, Maqedonia importon energji eletrike në vlera milionëshe, shfrytëzon hidro potencialin i cili është më shumë se i rëndësishëm gjatë dimërit! A do të përgjigjet dikush për ndërprerjet e pa paralajmëruara të energjisë elektrike…

Lexo më Shumë

Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e qeverisë dhe komunave këtë vit është përmirësuar për 4 për qind në raport me vitin e kaluar, tregon Indeksi i transparencës active pë vitin 2024 të cilin e përpunon Qendra për Komunikime Qytetare. “Transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare. Megjithatë përskaj rritjes mesatare për 4%, institucioni i Qeverisë ka shënuar një rënie të transparencës active. Përderisa në vitin 2023 ka pasur…

Lexo më Shumë

Prej sot deri më 5 shtator do të zgjasë regjistrimi për racion studentor të subvencionuar për vitin akademik 2024-2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje e publikoi thirrjen publike ku mund të regjistrohen studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private. Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ku studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar: Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë  dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës…

Lexo më Shumë

Deputeti kosovar në Parlamentin e Landit të Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, ka folur rreth temës së hapjes së Urës së Ibrit.Balidemaj tha se “Është momenti i fundit që të hapet Ura e Ibrit!”. Ai pati kritika për faktorin ndërkombëtar. “Disa pikëpamje të bashkësisë ndërkombëtare, të disa politikanëve, nuk i ofrojnë qetësi respektivisht nuk i ofrojnë bashkëjetesë qytetarëve të Kosovës. Mos të them se janë dashakeqëse”, tha ai në Klan Kosova. Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt.Kurti në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e qeverisë ka thënë…

Lexo më Shumë

Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raportuar nga organizata Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve dhe Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE, për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël (Dele, Dhi) Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë, ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit dele, dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumani dhe Greqi. Sipas njoftimit, nga zonat e caktuara të këtyre shteteve si regjione të prekura me ketë sëmundje ndalohet importi edhe i kafshëve të llojit gjedhë. Kjo për të penguar ose moslejuar përhapjen e kësaj sëmundje.…

Lexo më Shumë

Çështja e hapjes së Urës së Ibrit vazhdon të jetë një temë e nxehtë aktualisht në Kosovë. Autoritetet e Kosovës kanë nisur të kryejnë inspektime në urë dhe kanë paralajmëruar hapjen e saj, pavarësisht se faktori ndërkombëtar beson se tani nuk është koha e duhur. Madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me presidenten Vjosa Osmani, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani. “Konfirmojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një minierë në Camilo Ponce Enriquez në provincën Azuay të Ekuadorit jugor, tha policia. Këtë mëngjes u raportua një sulm mes anëtarëve të grupeve të armatosura të organizuara që shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve”, tha policia në X. Autoritetet po hetojnë incidentin në rajonin e provincës së Andeve, ku aktivitetet e minierave të ligjshme dhe të paligjshme po zgjerohen. Rajoni është nën një “gjendje përjashtimi” dhe një shtetrrethim është vendosur për të lejuar forcat e sigurisë…

Lexo më Shumë

Një burrë rus ka refuzuar të largohet prej shtëpisë së tij në rajonin kufitar, deri në momentin kur është goditur me lëndë shpërthyese, dhe më pas ai dhe gruaja e tij kanë ikur me makinën e fqinjit. Një tjetër rus nuk ka pranuar të evakuohet, por është zvarritur më pas nëpër fushë për dy ditë, në tentim e sipër për t’iu ikur minave fushore dhe dronëve ajrorë në rajonin Kursk. Një tjetër grua ka dënesur teksa ka qenë duke pritur në një pikë humanitare në Kursk. “Sinqerisht jam shumë i befasuar me atë që po ndodh. Në fillim nuk braktisëm…

Lexo më Shumë