Me datë 14.08.2024 në SPB-Tetovë është raportuar se rreth orës 20:40 në bulevardin ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve ,,Daevu Lanos” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Z (36) nga Tetova, ka goditur këmbësorin Gj.T. (80) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik në Tetovë. Një ekip nga SPB-Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përgëzuar kompaninë “Ecolog” për investimin e bërë në rinovimin e repartit intern në Spitalin Klinik të Tetovës, përcjell TV21. Taravari u bëri apel kompanive që sa më shumë të investojnë në shkolla dhe në spitale. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1355991722480243/?ref=embed_video “Shumica e njerëzve tanë dhe kompanive, sidomos në Maqedoninë Perëndimore, investojnë nëpër xhami, që është shumë mirë, por dua t’iu përkujtoj që me siguri shumë më shumë sevape do të merrni nëse investohet nëpër shkolla dhe nëpër spitale spese i përmirësojmë kushtet në vende në të cilat mësojnë fëmijët tanë ose marrim shërbime shëndetësore ne”, deklaroi mes tjerash…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media kanë shprehur dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup. “Humbësit e zgjedhjeve, vazalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta…
MPB ka njoftuar se sot në orën 01:50 në SPB Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.A. (22) nga fshati Tuhin, Kërçovë, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Nëse doni të hetoni krime, vraponi pas pasurisë. Pas çdo pasurie të madhe, ka krime të llahtarshme”. Honore de Balzak Shkas për t’iu rikthyer këtij shkrimi për opinionin e gjerë dhe për ta analizuar më detajisht, m’u bënë ca emërime partiake të këtyre ditëve të partive politike në pozitat kyçe ku “luftohet korrupsioni!”. Për hir të së vërtetës, në RMV, nuk e di se sa herë i është shpallur luftë korrupsionit!? Çdo parti politike që e ka shijuar të paktën një herë jetën qeveritare, pjesëmarrjen në Qeveri gjithmonë e ka justifikuar me pretekstin se futet për hir të procesit…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se do të zgjerohet lista pozitive e barnave, duke shtuar se është informuar nga drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore. Ai tha se pret që në të ardhmen lista pozitive e barnave të zgjerohet edhe më shumë dhe të njëjti të mos blihen nga njerëzit e privilegjuar. “Unë e mirëpres, e përgëzoj dhe pres që në të ardhmen të zgjerohet edhe më shumë, gjë që do ta vendosë fokusin tek objektiviteti dhe jo lidhjet familjare, të cilët në dekadat e fundit e kanë rrëmbyer sistemin shëndetësor dhe tani duan të fitojnë shuma të mëdha interesash…
Të ftuar në Daily Click janë zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Arbën Zeqiri dhe zëdhënësi i VLEN, Fari Hiseni, përcjell TV21. Zeqiri pyeti Hisenin se a është zyrtare se Ivan Stoillkoviq është organizatori kryesor për shënimin e marrëveshjes së Ohrit, por kjo u mohua nga Hiseni ku tha se, MO ka qenë nën patronazhin e sekretariatit për impementimin e MO. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/3919773281678236/?ref=embed_video
Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, mjeku Ilir Demiri falënderoi pronarin e kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanin për investimin të mbi 1 milion eurove në repartin intern të Spitalit të Tetovës, përcjell TV21. Ai citoi një hadith pas ngjarjes, duke thënë: “Unë në këto momente do të kisha përdorur një hadith i cili thotë se më i miri prej juve është ai që është më i dobishëm për të tjerët, kjo është motoja e jetës sime, me këtë moto udhëhiqem. Shpresoj që Zoti ta pranojë donacionin dhe bamirësinë e z.Lazim Destanit, të ketë shëndet ai si individ, familja e tij, edhe gjithë…
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot ka bërë homazhe në varrin e Arbën Xhaferit, ndërsa ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Thaçi tha se duhet të ketë marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, me të cilën të dy popujt do të jenë të barabartë. “Neve shqiptarëve të Maqedonisë na duhet marrëveshje e fuqishme me maqedonasit, me të cilën do të jemi tërësisht të barabartë në ndarjen e interesave brenda shtetit, me Kushtetutë të njëjtë, simbolika e njëjtë, flamuri secili të vetin, përndryshe kjo humbje kohe me Marrëveshjen e Ohrit, vetëm e vërteton pashërueshmërinë e dëshirës së maqedonasve për…
Arben Fetai, zëvendëskryeministri për politikë dhe qeverisje të mirë, reagoi pas marrëveshjes me anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe ish-avokatin e popullit, Ixhet Memeti, i cili e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e udhëhequr nga Islam Abazi. Memeti u pajtua për një dënim me kusht prej një viti burg dhe ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit publik për një periudhë prej tre vitesh për veprën penale “marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. Fetai e komentoi marrëveshjen me Memetin si shokuese dhe tha…
MPB njofton se Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Njësia për Korrupsion, në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.N nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumenteve”. “I kallëzuari F.N, pronar dhe menaxher i një kompanie për tregti dhe turizëm nga Kumanova, gjatë muajit qershor 2024 ka bërë një dokument të rremë – Ekstrakt nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve për nevoja të veta në të cilën ka vendosur të dhëna të rreme. Licenca për transport ndërkombëtar i…
Nga LSDM e kanë quajtur kriminel ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili sipas informacioneve të MPB-së është arratirur nga paraburgimi shtëpiak, përcjell TV21. MPB e akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për paaftësi. “Arratisja e djeshme e Blerim Ramadanit, personit të kërkuarit me fletarrest ndërkombëtar, është edhe një ngjarje në vargun e ngjarjeve që konfirmojnë se MPB-ja e Toshkovskit nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim se si është e mundur të lejohet arratisja e një të burgosuri të kërkuar me urdhër ndërkombëtar? A e la të arratisej apo është krejtësisht i paaftë për të mbrojtur një kriminel…

