Author: Hamdi Kumanova

Paetongtarn Shinauatra, vajza e ish-kryeministrit miliarder Thaksin Shinauatra, është miratuar si kryeministre e ardhshme e Tajlandës, pasi ka siguruar mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit. Paetongtarn, 37 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re që do të udhëheqë vendin. Emërimi i saj të premten pasoi 24 orë negociata të furishme të shkaktuara nga një vendim gjykate që rrëzoi ish-kryeministren Srettha Thavisin. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e lindur të Thaksin Shinavatra. Babai i saj u rrëzua në një grusht shteti në vitin 2006, por mbetet jashtëzakonisht me ndikim. Paetongtarn është anëtari i katërt i familjes Shinauatra që…

Lexo më Shumë

Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshillit Kombëtar Serb, pastiçeria “Missini”. Në vend të mishtores “Laziq”, supermareketi “Meridian”. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, ditëve të fundit vërehet një pamje ndryshe nga dy dekadat e kaluara. Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës. Kafenetë në sheshin kryesor në Mitrovicë të Veriut. Foto galeri Deri vonë, lokalet ku po hapen bizneset e reja,…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Joe Biden të enjten u duk se mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Venezuelë, pasi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva gjithashtu hodhi idenë zgjedhjeve të reja, pavarësisht kundërshtimeve nga partia në pushtet e Venezuelës dhe opozita e saj, të cilat të dyja pretendojnë fitoren në zgjedhjet e 28 korrikut. Presidenti Biden foli me gazetarët në vazhdën e sugjerimit të zotit Lula da Silva se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro mund të organizonte zgjedhje të reja me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si një zgjidhje të mundshme për krizën politike në vend. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gocaj. Siç shihet nga pamjet, një automjet tip Golf është përplasur me barrierat metalike të rrugës dhe më pas me një mjet tjetër. Teksa nuk dihet gjendja e shoferit, apo nëse ka pasur dhe pasagjerë në mjet, duket se goditja ka qenë shumë e fortë, pasi mjeti është shkatërruar thuajse fare në pjesën e tij të parme. Si pasojë e aksidentit në këtë aks është bllokuar qarkullimi i mjeteve, duke sjellë trafik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton mbi shkaqet.

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet lindore të Tajvanit të premten, me autoritetet që këshillojnë banorët në mesazhe me tekst që të qëndrojnë të qetë. Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Tajvanit, nga ana e tij, vlerësoi se magnituda e tërmetit ishte 6.3 gradë dhe thellësia fokale 9.7 kilometra. Agjencia u dërgoi paralajmërime celularëve të banorëve duke i kërkuar që “të qëndrojnë të qetë dhe të evakuohen në një vend të sigurt pranë tyre”. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), nga ana tjetër, tërmeti ka një thellësi fokale prej 15.4 kilometra në Oqeanin Paqësor, jashtë qytetit Hualien.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk, por se Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore. Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t’i…

Lexo më Shumë

Menaxhmenti i Trepçës ka dhënë si afat ditën e sotme ose të nesërmen për ekzekutimin e pagave për minatorët. Ata janë pa paga thuajse tash e tre muaj. Kjo vjen pas ndarjes së mbi 4 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës. Nga menaxhmenti thonë se këto mjete do ta ndihmojnë shumë ndërmarrjen për tejkalim të krizës dhe kthimin në normalitet. “Pagat do të ekzekutohen me datë 16.8.24 ose 19.8.24 për arsye të vikendit, deri të bëhet transferi. Numri i të punësuarve në nivel ndërmarrje është 1135 (është i përafërt, kemi shumë në listë që do të dalin në pension, disa…

Lexo më Shumë

Sot të bëhen katër vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi. Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar. Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit. Rexhë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski gjatë një takimi me ministrinë e shëndetësisë, Arben Taravari ka paralajmëruar ndërtimin e një poliklinike të re. Në vijim kumtesa e plotë e kryetarit të Komunës së Butelit: E premtova, do ta bëj 😇 🤝 Sot së bashku me ekipin tim patëm një takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, në takim u ramë dakord për hapat e ardhshëm që do të na çojnë në një poliklinikë të re ultramoderne në Bashkinë Butel. ✅Bartëse e këtij megaprojekti do të jetë Komuna e Butelit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z.Metju Loson, në të cilin u riafirmua partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm në sferat kyçe të zhvillimit, kumtoi kabineti i tij. Ministri Murtezani shprehu falemnderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore të Mbretërisë së Bashkuar ndër vite. Ai theksoi se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është i rëmdësishëm për përforcimin e kapaciteteve të vendit në sferat kritike, duke punuar bashkarisht me partnerët ndërkombëtarë dhe lokal që të sigurohen…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lidhur Propozim – marrëveshje me të dyshuarin N.G. për të cilin ekzistonte dyshimi i bazuar se kishte kryer vepër penale Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm nga art. 359 paragrafi 7 c.v. paragrafi 3 c.v. me paragrafin 2 të Kodit Penal. Me nënshkrimin e propozim-marrëveshjes, i dyshuari N.G. ai nuk e konteston se e ka kryer veprën penale dhe duke marrë parasysh dënimin e ndaluar me burg nga një deri në dhjetë vjet për këtë vepër, ka pranuar të dënohet me burgim prej…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ka sjellë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Vendimi, siç informojnë nga kabineti i presidentes, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas vendimit të Qeverisë më 13 të shpallet gjendje krize për shkak të rritjes së numrit të zjarreve. “Mënyra dhe intensiteti në të cilin pjesëtarët e Ushtrisë do të ndihmojnë institucionet tjera në shuarjen e zjarreve do t’i përcaktojë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë në përputhje me kërkesat e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe situata në terren”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve të fundit nga…

Lexo më Shumë