Author: Hamdi Kumanova

Pas nënshkrimit në muajin dhjetor ‘23 të Memorandumit për Bashkëpunim mes Spitalit Klinik të Tetovës dhe kompanisë Ecolog, ditë më parë u përuruan repartet dhe ambientet e rinovuara të këtij spitali. Falë këtij donacioni nga Ecolog, repartet e bllokut të sëmundjeve interne kanë marrë një pamje krejtësisht të re. Tash e tutje në këto repartepacientëvedo t’u ofrohet kujdes dhe shërbime shëndetësore sipas standardeve më të larta. Pozicionet ku janë realizuar punimet rinovuese përfshijnë gjashtë repartetemjekësisë interne: pediatria, endokrinologjia,psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratorët.Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë filantropi Lazim Destani, Ministri i Shëndetësisë Dr Arben Taravari, Drejtori…

Lexo më Shumë

Kërçova assesi të bëhet me objekt të ri spitali, premtimet zvarriten me dekada ndërsa në terren situata mbetet e pa ndryshuar. Për objektin e ri të Spitalit të Kërçovës ministri i Shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi se punimet do nisin në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë për dy vite. Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së Portalb.mk tha se ky spital ka filluar të ndërtohet në 1996 dhe ende është vetëm karabina asgjë më shumë, siç tha ai ashtu është dukur prej para 30 vjetësh. “Ne kemi plane serioze që paralelisht edhe Spitali Klinik i Shtipit edhe Spitali…

Lexo më Shumë

Më datë 15.08.2024 në ora 22:50, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.A(24), S.K.(26) dhe M.M.(27), të gjithë nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me shenja regjistrimi të Tetovës, me të cilin ishin transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Profesori i njohur nga Kumanova, Liman Avdiu është zgjedhur këshilltarë i kryeparlamentarit Afrim Gashit, njofton agjencia e lajmeve INA. Profesori Limani shquhet si poliglot dhe për vlerat e tij të larta njerëzore dhe profesionale në fushën e shkencave politike, juridike dhe filozofike, ndërsa një kohë të gjatë ka punuar si profesor pranë Univesitetit të Tetovës dhe njëkohësisht, këshilltarë shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar në Kuvendin e Replikës së Maqedonisë. I shkolluar në qendra të ndryshme evropiane, ai shquhet për stilin e tij të lartë të komunikimit dhe ndërtimit ura të bashkëpunimit dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. (INA)

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot priti për takim ambasadorin e Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, Andras Klein si dhe përfaqësuesin diplomatik, Gabor Radesci. Në takim u diskutua për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen, posaçërisht në fushën e kulturës, procesin eurointegrues të vendit si dhe mundësinë për bashkëpunime me komunat hungareze. “Është nder që diplomatë të këtij niveli kanë interes dhe konsideratë për qytetin tonë. Vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunime intensive sidomos në kulturë midis qytetit tonë dhe Hungarisë. Me miq të mirë gjithçka është më mire”, u shpreh Limani.

Lexo më Shumë

Arrestohet A.N. 43-vjeç nga fshati Llopat i Kumanovës, me daten 14 gusht ne ora 16.50, pasiqe ne kazino u përpoq të këmbente banknotë te falsifikuar prej 100 eurosh. “Policet e Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove e kane privuar nga liria (arrestuar) А.N.(43) nga fshati Llopat te Kumanoves, më 14 gusht ne ora 16.50. Ai dyshohet se me daten 13 gusht ne kazinon qe gjendet ne sheshin qendror te Kumanoves, eshte perpjekur t’i këmbejë 100 euro te falsifikuara. Poashtu pas ndermarrjes se masave, eshte konfirmuar se i njejeti person A.N., para dhjetë ditësh ka lëshuar në qarkullim 3 banknota…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend. Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të cilën sipas tij, VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve, tani po rikthehet në lojë. “Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-DPMNE-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot ka zhvilluar një takim me diplomaten suedeze, Ami Larsson Jain. “Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me ambasadoren e Suedisë znj. Ami Larsson Jain. Ishte një takim i rëndësishëm në të cilin u diskutuan çështje të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe planifikimit hapësinor. Diskutuam mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet nesh në lidhje me çështjet mjedisore, duke përfshirë përpjekjet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, menaxhimin e mbetjeve, dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban. Ambasadorja shprehu gatishmërinë e Suedisë për të ofruar mbështetje teknike dhe financiare për projekte që kontribuojnë në…

Lexo më Shumë

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër M.E. (29) nga fshati Negotinë dhe B. Sh. (30) nga fshati Debresh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. “Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një përplasjeje të mëparshme, të paditurit e kanë sulmuar fizikisht A.A. (36) ndërsa ai mbante djalin e tij dhjetëmuajsh në krahë, duke shkaktuar lëndime edhe tek fëmija,” informon MPB.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-zëvendës ministrit shtesë në MPB në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, për shkak të dyshimit se gjatë kohës sa ishte shef i kabinetit të ish-ministrit Oliver Spasovski, në mënyrë të kundërligjshme ka penguar punësimin e një personi në MPB. Përveç kundër tij, me dyshimin se ka kryer të njëjtën vepër penale, “shkelje e të drejtave nga marrëdhënia e punës”, kallëzim penal MPB ka dorëzuar edhe kundër shefes së Departamentit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Aftësim dhe Zhvillim Profesional. “I padituri i parë M.B – këshilltar i lartë policor për kontrollin,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov. Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë si dhe integrimin europian. “Kryetari Ahmeti fillimisht e spjegoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit duke njoftuar Ambasadorin mbi draft platformën për legjitimitet të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, si dhe opinionet e ekspertëve vendor. Gjithashtu, z. Ahmeti foli për…

Lexo më Shumë