Organizatat dhe shoqatat joqeveritare i kërkuan publikisht presidentes Gordana Siljanovska-Davkova që të mos e nënshkruajë dekretin e Ligjit për urbanistikë i cili u miratua këto ditë në Kuvend dhe ta kthejë në rishqyrtim. Kjo zgjidhje ligjore është miratuar në mënyrë eksprese me procedure të shkurtuar, pa debat dhe diskutim publik, që është një mënyrë jashtëzakonisht jotransparente e miratimit të këtij ligji shumë të rëndësishëm, thonë shoqatat. Kaos shtesë urbanistik do të shkaktojë zgjidhja e re ligjore, sepse bëhet përpjekje që të zhbllokohet miratimi i 600 planeve urbanistike, për shkak se me rregulloret e vjetra ato nuk merren parasysh, theksojnë organizatat…
Author: Hamdi Kumanova
Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin. Dje në orët e pasdites filluan katër zjarre të reja pyjore. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov kumtoi se zjarre kanë shpërthyer në Renjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin e quajtir Klepallo, Berovë dhe në lokalitetin e quajtur Çupino Bërdo afër…
“Qëndrimi ynë nuk është qëndrim i VRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, kur ta hapni raportin e skriningut do të shihni se është qëndrim i Bashkimit Evropian”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me heqjen e Balancuesit. Kryeministri Mickoski theksoi se Balancuesi në periudhën e kaluar është keqpërdorur, veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve. “Nëse duam të bëjmë reforma për të cilat vetë Bashkimi Evropian thotë që duhet të bëni reforma, atëherë një nga reformat është edhe kjo. Në të cilën ato thonë se ka kaluar koha e Balancuesit, sepse ka qenë lëndë për shumë keqpërdorime, në të kaluarën sidomos në…
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. dhe M.S. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se kanë kryer veprën penale të “shkeljes së të drejtave të punës” nga neni 166 i Kodit Penal. “I denoncuari i parë M.B. – këshilltar i lartë policor për kontrollin, mbikëqyrjen dhe parandalimin e policisë, menaxhimin e standardeve dhe cilësisë në Byronë për Siguri Publike (BSP), dhe në kohën e kryerjes së krimit në pozitën e këshilltarit shtetëror – shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe i dyti i raportuar M.S.…
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër M.E. (29) nga fshati Negotinë dhe B. Sh. (30) nga fshati Debresh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. “Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një përplasjeje të mëparshme, të paditurit e kanë sulmuar fizikisht A.A. (36) ndërsa ai mbante djalin e tij dhjetëmuajsh në krahë, duke shkaktuar lëndime edhe tek fëmija,” informon MPB.
Si arrestimi dhe shqiptimi i masës së paraburgimit, njejtë edhe informacioni për arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, u përcoll me shumë reagime, kritika dhe akuza. Për këtë çështje ka reaguar edhe Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN, i cili thotë: “BDI qenka hidhëru sepse nuk arriti ta ekstradoj Blerim Ramadanin në Sërbi! Funksionarët e BDI-së nuk mund ta fshehin zhgënjimin për planin e dështuar, sipas të cilit, me urdhër të prokurorit të tyre të njohur duhej të kthehej në paraburgim ish ushtari i UÇK-s, Blerim Ramadani që më pas po me ndihmën e tij të ekstradohet në Sërbi.…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur gjatë së enjtes nga “arresti shtëpiak” në Shkup pas vendimit të Gjykatës kompetente për rikthim të tij në paraburgim dhe për mundësi të ekstradimit në Serbi. Ndërsa, në lidhje me këtë është deklaruar deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ku thotë: “Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të Shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi. Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të…
VMRO-DPMNE në një kumtesë për media thotë se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Nga partia në pushtet, thonë se “Naqe Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe është futur në vjedhjen e vendimeve gjyqësore. “Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë LSDM-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgiev që të marrë dënim më të lehtë për Boro Marlboro. Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë…
Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po e heton rastin, ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera rreth tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media
Në pikën kufitare Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje dhe hyrje, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata. LAMM njofton se ka rritje të intensitetit të trafikut edhe në rrugët jashtë zonave urbane. Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit. Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.
Jan Koum, miliarderi dhe themeluesi i WhatsApp-it, ka mbërritur në Kroaci. Superjahti i tij 100 metra i gjatë është fotografuar midis ishujve Lopud dhe Šipan, raporton Dubrovnik Times. Koum, pasuria e të cilit vlerësohet në 13 miliardë dollarë, po shijon pushimet në jahtin luksoz që ka një vlerë prej 200 milionë dollarësh, ose rreth 182 milionë euro. Jahti luksoz është i pajisur me jacuzzi dhe helikopter, dhe mund të strehojë 15 mysafirë në tetë kabina. Përveç jahtit, miliarderi zotëron edhe një aeroplan privat dhe prona të tjera luksoze. Foto: Index Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Koum po…

