Author: Hamdi Kumanova

Më 16.08.2024 në ora 23:35 në Tetovë, nga ana e punonjësve të policisë së SPB Tetovë, janë privuar nga liria personat M.K.(60), N.K.(31), J.A.(62), të gjithë nga Tetova, pasi që kanë prishë rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor dje në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit. Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pyetja që duhet të shqyrtohet seriozisht në këtë rast është se pse është vendosur që Ramadani të jetë në arrest shtëpiak dhe shtoi se pikërisht për shkak të zhvillimeve të tilla në gjyqësor besimi është shumë i ulët. LSDM-ja opozitare, nga…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kroacia do të prezantojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak që do të zgjasë dy muaj. Kështu njoftoi ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, i cili dha disa detaje rreth këtij vendimi. “Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë dy muaj, duke filluar nga 1 janari 2025. Po vazhdojmë me të gjitha aktivitetet që kemi paralajmëruar deri më tani, kemi rritur pagat e ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe të drejtat e tyre materiale janë përmirësuar, jo vetëm përmes pagave, por edhe përmes mëditjeve dhe përfitimeve tjera”, tha Anushiq. Ministri ka komentuar edhe spekulimet për…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja rithekson nevojën urgjente për reforma në drejtësi. Për partinë e Mickoskit, ikja e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani dhe ryshfeti i gjykatësve të Supremes, Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti, janë dëshmia e fundit se pse besimi në gjyqësor është 2% dhe prandaj nevojiten reforma urgjente. “Për arratisjen e Blerim Ramadanit fajtorë janë kuadrot e LDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, si Pajazit Pajaziti. I njëjti Pajaziti ka dënuar vetëm me kusht Ixhet Memetin, i cili ka pranuar se së bashku me gjykatësin e Supremes, Naqe Georgiev kanë marrë ryshfet për t’ia lehtësuar dënimin Boro Marlboro-s”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Memeti ishte…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më herët shpalli konkursin ku fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon. Afati i regjistrimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është deri më 5 shtator 2024 Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët…

Lexo më Shumë

Kapela e veshur nga aktori, Harrison Ford në pjesën e dytë të ekskluzivitetit të filmit ‘Indiana Jones’ është shitur për 630 mijë dollarë në ankand. Fedora me ngjyrë kafe e krijuar posaçërisht për filmin ‘Temple of Doom’, arriti të enjten në Los Angeles, shkruan BBC. Artikuj të tjerë të kujtimeve të filmit u shitën në të njëjtën kohë. Aty përfshihet rekuizita nga prodhimet e ‘Star Wars’, ‘Harry Potter’ dhe ‘James Bond’.

Lexo më Shumë

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. “Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri. Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi: Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës të premten ka gjetur armatim në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, e i cili dyshohet se ka qenë aty që nga sulmi në këtë fshat nga grupi kriminal i serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar. Përmes raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar armë dhe municion. “Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje…

Lexo më Shumë

Një grua nga Klina, dyshohet se është rrahur nga burri dhe kunati i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Armatës – 18 Gusht, në orën 19:00, në kazermën e Shkupit “Ilinden” do të bëhet qitje artilerie, me shkrepjen e 10 topave nga armët artilerie të Batalionit të Artilerisë pranë Armatës së RMV-së. Siç informon Ministria e Mbrojtjes, paraprakisht në orët e pasdites ose pas orës 18:00 do të bëhet qitja provë e artilerisë me një togë nga armët artilerike.

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…

Lexo më Shumë

Pas shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit, degradimit të shqiptarëve, bllokimit të procesit integrues, acarimit me vendet fqinje, Greqinë, Bullgarinë dhe Kosovën, lidhjes me Sërbinë dhe Hungarinë, Qeveria jolegjitime monoetnike, do ta rikthejë edhe projektin “Shkupi 2014. Përveç shpenzimeve marramendëse dhe joproduktive ky projekt simbolizon edhe ringjalljen e nacionalizmit maqedonas.Kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi se nga 2025 me buxhetin e ri do të vazhdojë ndërtimi i objekteve të reja nga ky projekt, ndërsa si gjithmonë vasalët shqiptarë që hyjnë për kolltuqe në Qeveri, për nuk guxuan të thonë asnjë fjalë. Kjo është e kuptueshme për Izet Mexhitin pasi ai ka qenë…

Lexo më Shumë