Pas shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit, degradimit të shqiptarëve, bllokimit të procesit integrues, acarimit me vendet fqinje, Greqinë, Bullgarinë dhe Kosovën, lidhjes me Sërbinë dhe Hungarinë, Qeveria jolegjitime monoetnike, do ta rikthejë edhe projektin “Shkupi 2014. Përveç shpenzimeve marramendëse dhe joproduktive ky projekt simbolizon edhe ringjalljen e nacionalizmit maqedonas.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi se nga 2025 me buxhetin e ri do të vazhdojë ndërtimi i objekteve të reja nga ky projekt, ndërsa si gjithmonë vasalët shqiptarë që hyjnë për kolltuqe në Qeveri, për nuk guxuan të thonë asnjë fjalë. Kjo është e kuptueshme për Izet Mexhitin pasi ai ka qenë bashkëpjesëmarrës edhe në të kaluarën kur filloi ky projekt, por pyesim pse heshtin përfaqësuesit e tjerë të koalicionit vLEN të cilët dijnë të jenë shumë të zhurmshëm kundër shqiptarëve.
Kujtoj opinionin se ky projekt u stopua në vitin 2017 kur partitë e Frontit Europian sot, atëherë rrënuan Qeverinë dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili ishte autor i këtij projekti. Për koçidencë partitë e tjera të koalicionit vLEN, atëherë nuk pranuan të jenë pjesë e shumicës anti Gruevski dhe pro kryeparlamentarit të parë shqiptarë, por zgjodhën të qëndrojnë në opozitë me VMRO-DPMNE, që rrezulton të jetë zanafilla e jaranisë mes tyre që kulminoi sot me një Qeveri të ngjashme antishqiptare. Pyetja e radhës që parashtrohet në këtë situatë është: Kur do ta ktheni edhe vetë Gruevskin?
– Aleanca për Shqiptarët
Data 27.07.2026
Aktuale
- Vritet 21-vjeçarja shtatzënë, fëmijën ia nxorën nga barku dhe e zhdukën
- Alarm i kuq: Në këtë shtet temperaturat do të shkojnë deri në 44 gradë Celsius
- Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, qytetarët ndalen para godinës së seancave plenare: Parlament i krimit! 140 deputetë, që të gjithë analfabetë
- Aktivisti Edison Lika: Polici tentoi të godasë me thikë Gent Prognin! U bë kallëzim dhe ankesë ne AMP! Bizneset ‘zhdukën’ kamerat! Nuk ju kemi frikë, por dhe nuk ju falim!
- Për Italinë, Korridori 8 është një arterie strategjike: Maqedonia është hallka më e rëndësishme, por edhe më e dobët
- ISHP-Maqedoni: Pesë raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor të regjistruara në korrik
- Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- Marrëveshja e huasë prej 302 mln euro me SHBA, Gjekmarkaj: Jemi pro aleancës së NATO-s, por kundër mënyrës antikushtetuese se si Rama e kaloi në Kuvend


