Author: Hamdi Kumanova

Duke filluar nga nesër dhe deri më 2 shtator, të zgjedhurit e popullit për ligjvënie do të shfrytëzojnë pushimin vjetor i cili zakonisht shfrytëzohet nga 1 gushti, por ishte shtyrë për shkak të rishikimit të buxhetit, shkruan Alsat. Kjo, sipas shërbimeve të Kuvendit, nuk nënkupton që Kuvendi nuk mund të mblidhet për raste urgjente. Ndërkohë përpara se të shkonin në pushim, deputetët kishin miratuar disa nisma për ndryshime ligjore dhe vendime të tjera. Një ditë më parë u miratuan ndryshimet në ligjin për urbanizëm i propozuar nga Ministria e Transportit të cilin e kishin kundërshtuar organizata për mbrojtjen e ambientit…

Lexo më Shumë

Gjykatësi suprem Nake Georgiev, i kapur me mito prej 10 mijë euro, ka pranuar të shkojë bë burg ende pa u zhvilluar gjykimi ndaj tij. Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, tashmë e ka marrë propozimin për pajtimin e nënshkruar nga Georgievi, me të cilin pajtohet për burg efektiv. Lartësinë e burgut do ta caktojë gjykata, e cila fillimisht duhet ta vlerësojë pajtimin e arrirë. Pas kësaj do të sillet aktgjykimi për lartësinë e burgut. Gjatë ditës nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti,…

Lexo më Shumë

Dezinsektimi me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit. “Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, theksohet në faqen e internetit. Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë nga policia në qendrën sportive ekreative Saraj afër Shkupit, kumtoi MPB. “Sot (14.08.2024) rreth orës 01:20 minuta në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë gjetur të ndjerin I.XH (43) nga Shkupi, theksojnë nga ga MPB. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Breaking në Top News, u ndal te debatet në Kosovë për hapjen e urës mbi Ibër. Ai thotë se Kurti me vendimin për ta hapur urën po merr përsipër një vendim të rrezikshëm politik, ku sipas tij ose do të ikë si kryeministër, ose do të fitojë në mënyrë brilante. “Fakti që Uashington e konsideron si acaruese, Kurti dihej të tërhiqej. Tani kryeministri si i pavarur merr një akt, që quhet i rrezikshëm në politikë, që rrjedhin dy forma të asaj që do ndodhin. Ose do ikë kryeministri, ose do fitojë kryeministri në mënyrë…

Lexo më Shumë

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi në moshën 64-vjeçare. Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Arbër Xhaferi u lind…

Lexo më Shumë

Edhe nesër do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi 40 gradë dhe do të jetë aktive faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta, njofton DPHM-ja. Nga nesër dhe në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë jostabilitet të lokalizuar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe stuhi të shkurtër. Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erëra të forta dhe breshër.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski me ministrin e Punëve të Jashtme, Timco Mucunski takoi sot ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell. “Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me SHBA-të, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Ne kemi analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u…

Lexo më Shumë

Qindra persona në vend me vite janë në pritje të transplantimit të organeve. Rreth njëzet persona janë në listë për transplantim të zemrës, pesëmbëdhjetë për mëlçi kurse 47 për veshkë. Mes tyre ka shumë pacientë të rinj. “Ka edhe 16, 17 vjeçarë. Ishin dy vajza, tashmë të rritura me siguri, ishin nën 14 vjeç dhe që tani hyjnë në atë grupmoshë për transplantim. Numri i njerëzve që presin është i madh, por numri i njerëzve është i vogël dhe kudo në botë ka mungesë të organeve”, tha Maja Mojsova-ish koordinatore për transplantim. Rreth dhjetë njerëz me mbështetje mekanike të zemrës…

Lexo më Shumë

I qëndrojë deri në fund cdo fjale që kam thënë rreth presionit për të larguar shqiptarët me kontratë nga puna, ka deklaruar sot tanimë ish drejtori i qendrës së dijalizës në Strugë Berat Lena. Kjo deklarat e tij për Klan Maqedoni vjen pas reagimit të kabinetit të ministrit Arben Taravari I cili mohoi deklarat e Lenës dhe se ai ka kërkuar largimin e shqiptarëve me kontrat. Nëse ka guxim ministri apo kushdo tjetër jam i gatshëm të ballafaqohem me ta në cdo moment dhe ku të kenë dëshire ka deklaruar Lena. “I qëndroj pikë për pike të gjitha asaj që…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se gati dy vjet nuk kanë asnjë komunikim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Ganiu thotë se në këtë pjesë të qytetit nuk ka angazhim të ndërmarrjeve publike në kompetenca të Qytetit të Shkupit. “Në kohën e fundit aspak nuk komunikojmë. Ne më shumë se dy vjet nuk kemi koordinim me Qytetin e Shkupit, faktikisht me të gjithë kryetarët e komunave mund ta konfirmojnë se kjo ishte e obligueshme që të kemi koordinim, dy vjet me kryetaren aktuale nuk kemi komunikim, nuk kemi as komunikim personal si kolegë,…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për kulturë i cili është më procedurë kuvendore, parasheh që punonjësit e kulturës, sidomos ata me kontratë të përkohshme të punës të marrin vendime pune, shkruan Alsat. Sipas zv.ministri të Kulturës Sedat Sulejmani gatishmëri për dhënien e pëlqimit për punësimin e një numri të madh të artistëve ka shfaqur edhe Ministria e Financave. “Ne veçmë procedurën e kemi filluar në Parlament ku edhe e mbrojta propozim Ligjin që e dha edhe ministria e Kulturës, dhe tashmë ka nisur procedura shpresojmë për një afat të shkurtër në zgjidhjen e këtij problemi, me çka edhe artistët që janë me…

Lexo më Shumë