Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e përmbushi premtimin që dha dje. Ai sot ka nënshkruar vendimet për shkarkimin e disa drejtorëve ekonomikë të Klinikave të Shkupit, ndër të cilëve edhe Besija Iljazin, ushtrues detyre e drejtorit ekonomik të Klinikës së Toksikologjisë. Pas përfundimit të procedurave administrative në shërbimin juridik, përveç Iljazit, janë shkarkuar edhe drejtorët ekonomikë të Klinikave për Dermatologji, Mjekësi Fizike, Stomatologji, Klinikë Psikiatrike, Endokrinologji, Neurologji dhe Kirurgji Maksilofaciale. Taravari dje tha se do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se do të ketë investim të ri në energjetikë që siç tha, rreth 450 milionë euro për pavarësi të plotë energjetike në Maqedoni. “Nga fryma maqedonase, investim në energjetikë për më shumë para në buxhet. Premtova punë për popullin dhe atë po e realizojmë. Sot publikojmë investimin nga Allkazar enerxhi, rreth 450 milionë euro për pavarësi të plotë energjetike në Maqedoni. 📌 rrymë për 100 000 amvisëri 📌 55 panele që do të prodhojnë 1 teravat orë rrymë 📌 përafërsisht 20% e prodhimit të gjithë energjisë elektrike në vend 📌 630 punësime…
Në seancën kuvendare sot u verifikuan mandatet për deputetët e rinj. Në seancën parlamentare janë verifikuar mandatet e Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilia Angelova, Vesna Gjorgjieva, si dhe Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, si dhe Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri nga VLEN. Deputetët e rinj zënë vendet e Mickoskit dhe ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Ljupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviç, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani./Telegrafi/
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimesë prej se e aneksoi atë në vitin 2014, tha të martën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR). Në vendim e saj, gjykata tha se shkeljet përfshijnë trajtim çnjerëzor apo degradues, shkelje të së drejtës për të jetuar, shkelje të lirisë fetare dhe lirisë së shprehjes. Rasti u ngrit në ECHR nga Ukraina, e cila e akuzoi Rusinë edhe për përndjekjen e ukrainasve për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo veprimtarisë së tyre në favor të Kievit, të cilat ndodhën kryesisht në Krime, por…
Vitën e kaluar, përmbaruesit me detyrim kanë mbledhur pothuajse 160 milionë euro. Ky është shuma e dytë më e madhe në karierën e tyre 18-vjeçare, pas rekordit të vitit 2017, kur mblodhën mbi 166 milionë euro, sipas të dhënave nga Dhoma e Përmbaruesve, mbi bazën e të cilave portali “Pari” bëri këto llogaritje. Vitën e kaluar kishte 93 përmbarues me 327 të punësuar, ndërsa në vitin 2008 kishte 54 përmbarues me 231 të punësuar. Vitën e kaluar, numri i kërkesave të pranuara për përmbarim në zyrat e përmbaruesve ishte 170,325. Numri i çështjeve të përfunduara ishte 76,572. Sipas strukturës së…
MPB njofton se dje rreth orës 17:50 në SPB Veles është paraqitur se në rrugën “Partizanska” në fshatin Ivankovci të Velesit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Velesit, drejtuar nga një i mitur dhe motoçikletës i drejtuar nga G.D.(33), të dy nga fshati Ivankovci. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm – Veles. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipi policor i SPB Veles./Telegrafi/
Në prag të fillimit të gjykimit për rastin “Zinxhiri” i caktuar për sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) përmes një komunikate njofton se gjashtë nga personat e akuzuar dhe kompanitë nuk do të jenë pjesë e procedurës gjyqësore sepse tashmë kanë pranuar krimet dhe janë dënuar sipas marrëveshjes paraprake, transmeton Portalb.mk. Në të njëjtën kohë, Prokuroria thotë se me marrëveshjet e arritura, të cilat janë pranuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, gjashtë të pandehurit janë dënuar me kusht dhe gati një…
BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, theksoi ish-kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Cipras dje në Strasburg kryesoi me Komitetin, ndërsa sipas informacioneve nga Greqia, fokusi ishte te rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një kohë sfidash të mëdha në rajon. Në takimin ishte pjesëmarrës edhe ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, ndërsa ftesë të veçantë për…
MPB Maqedoni njofton se me datë 24.06.2024 në ora 17:50 në Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, punonjësit e policisë nga SPB Veles, kanë ndaluar N.A.(32) dhe E.S.(40), të dy nga Prilepi.. Ata dyshohen se në një shtëpizë në Prilep kanë marrë mjete nën pronësi të S.S.(61) nga Shkupi. 2Sendet i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe gjatë ekzaminimit tek E.S. janë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedha të falsifikuara. N.A. dhe E.S. janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
Dy femra janë raportuar të zhdukura në dy raste në Vushtrri. Rastet janë raportuar të hënën, më 24 qershor, njofton policia. Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30. Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.
Këshilltari komunal në Këshillin e Komunës së Likovës, Nevzad Asipi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Fatkeqësi Natyrore në Komunën e Likovës, gjatë inspektimit të sotëm në terren, ka kërkuar nga qeveria e RMV-së që të merren parasysh dëmet e shkaktuara nga breshëri, transmeton Almakos. Për më gjërësisht lexo njoftimin në vijim: Sot me datë 25 qershor 2024 komisioni për fatkeqsi natyrore në Komunën e Likovës është pran bujqëve në vendngjarje për të bërë verifikimin e dëmëve të kulturave bujqësore nga breshëri në F. Nikushtak, Vishtic dhe Ropalc. Mbetemi me shpresë që të kemi vendim pozitiv nga Qeveria e RMV-së,…
Një vajzë e moshës 16 vjeçare është nxjerrë mbrëmë vonë nga një humnerë në afërsi të manastirit “Sveti Ilija” në Strumicë, e cila menjëherë është transferuar në spitalin e Strumicës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Nga atje thonë se rastin ua ka raportuar nëna e saj në orën 20:30 në numrin e telefonit 112, e cila ka thënë se nuk e di vendndodhjen e saktë se ku ka ndodhur aksidenti. Ajo gjithashtu raportoi se vajza e saj kishte lëndime në kokë. Nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit të QMK-së, menjëherë kanë lajmëruar SPB Strumicë, Zjarrfikësin Strumicë dhe Shërbimin…

