MPB ka njoftuar se me datë 05.08.2024, në NjP-Tearcë një grua 55-vjeçare nga një fshat i Tetovës, ka raportuar se prona e bashkëshortit të saj të ndjerë në fshatin Leshkë e Tetovës është përdorur në mënyrë të paligjshme nga pronari i një objekti hotelerik. Sipas denoncimit, pas kthimit nga jashtë ka vënë re se pas një periudhe të gjatë që nuk kishte ardhur në pushim, prona po shfrytëzohej nga një person tjetër. Siç është raportuar, më datë 05.08.2024 ajo ka folur me pronarin e ndërtesës i cili i ka thënë se kishte një kontratë qiraje me bashkëshortin e saj të ndjerë dhe se ishte i gatshëm të bënte marrëveshje me të dhe t’i paguante qiranë. Gjithashtu, sipas raportit, me datë 04.08.2024, ajo ka shkuar sërish te personi i cili nuk ka dorëzuar kontratë qiraje me bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili ka refuzuar të bëjë marrëveshje dhe të paguajë qiranë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Data 28.07.2026
Aktuale
- Pa evidencë të plotë, pa sigurim të pasurisë, Revizioni nxori në pah lëshime në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës
- Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut
- ‘Bloomberg’: Kredia ushtarake me SHBA miratohet me shpejtësi në mesin e protestave për dorëheqjen e Ramës
- Mali i Zi miraton ndryshimin historik: Dy ditë pushim të paguar në muaj për gratë me menstruacione të dhimbshme
- Mickoski: Ndryshimet kushtetuese në formën aktuale nuk do të ndodhin, kërkojmë respektim të parimeve
- Në pikën kufitare Bogorodicë pritet deri në 15 minuta – ja gjendja në vendkalimet e tjera kufitare
- Parashikimi i motit
- Në vijën e parë të luftës kundër drogës në Ekuador! BBC: Bandat bashkëpunojnë me mafian shqiptare dhe kartelet meksikane


