Author: Hamdi Kumanova

-Të akuzuarit Bekimi dhe Arlinda, kanë bërë përpunimin administrativ të dokumenteve, ndërsa vdekja e 61 personave ka ndodhur për shkak të zjarrit, lëshimeve teknike dhe mungesë të sigurisë që nuk ishin në kompetencën e tyre, tha mes tjerash Sofija Laliçiç, avokate e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, Bekim Haxhiut dhe Arlinda Kasapit, të akuzuar në rastin “Puls”, përcjell TV21. Avokatja Laliçiç tha se personat në fjalë nuk janë krijuesit e rrezikut. “Nuk janë ata që duhej të kontrollonin hidrantët, instalimet, daljet. Nuk janë ata që e kanë mbushur klubin. Nuk janë ata që e kanë ndezur piroteknikën dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti mirëpriti nê takim ministrin e Drejtësisë së Kosovës dhe kandidatin për deputet, z. Vigan Qorolli. Takimi u zhvillua në një atmosferë të respektueshme dhe miqësore, ku u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin institucional, zhvillimet politike dhe temat e interesit të përbashkët midis dy shteteve. Mexbiti vlerësoi pjesëmarrjen e tij në forumin e organizuar nga qeveria e RMV, dhe angazhimin për forcimin e raporteve tona, dhe nisma që u sjellin përfitime të dyanshme qytetarëve tanë.

Lexo më Shumë

Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative, Burim Sejdini, do të jetë u.d. kryetar i Gjykatës, përderisa nuk zgjidhet i riu. Një vendim të tillë sot e mori Këshilli Gjyqësor në seancën e 533-të. U tha se më 14 dhjetor skadon mandati i Sejdinit, kështu që zgjidhet u.d. kryetar deri në zgjidhjen e të riut. Sejdini i plotësoi kriteret e nevojshme për këtë pozicion dhe ai me 11 vota “për” u përcaktua të jetë u.d. kryetar i Gjykatës Administrative deri në 15 dhjetor. Në rendin e ditës të seancës është dhe miratimi i Programit vjetor për punën e…

Lexo më Shumë

“Maqedonia as nuk po shqyrton dhe as nuk ka ndonjë shans të pranojë të jetë qendër për pranimin e migrantëve ose vendndodhje për hapjen e kampeve të migrantëve”, tha për AIM ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve në Bruksel. “Në periudhën e kaluar është ngritur pluhur, veçanërisht nga opozita, megjithëse kjo nuk ka të bëjë fare me realitetin ose logjikën, se Maqedonia duhet të përfaqësojë një lloj qendre qendrore ose terren të përshtatshëm për pranimin e migrantëve, gjë që nuk do të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshme në studion e “Infomax-it” dhe çdo përpjekje me forcë për të kërcënuar sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. “Incidente të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për vlerat themelore demokratike që duhet të mbrohen dhe promovohen. Liria e medias, e drejta për informacion dhe puna e pavarur e gazetarëve janë parime themelore për të cilat ne si parti jemi mbështetur gjithmonë. Pavarësisht dallimeve në pikëpamje ose politika editoriale, çdo media duhet të veprojë në një mjedis që garanton siguri, dinjitet dhe respekt. Ne mirëpresim ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të…

Lexo më Shumë

Deklaratat e VLEN-it për “ndryshim”, “reformë” dhe “gjenerata të reja” shpërbëhen sapo sheh listën e personazheve që sot fshihen pas logos së tyre. Izet Mexhiti, Ramiz Merko, Saranda Imeri-Stafaj, Bashkim Hasani – dhe tani edhe Nevzat Bejta – përbëjnë paketën e plotë të klasës së vjetër politike, që ka prodhuar krizë, korrupsion dhe stagnim për më shumë se tre dekada, thanë nga AKI. Mungonte vetëm Nevzat Bejta që të kompletohej “kabineti i riciklimeve”. Tashmë, edhe ai, pas humbjeve të njëpasnjëshme në Gostivar, rikthehet sërish në garë për herë të gjashtë, kësaj radhe me stemën e VLEN-it. Është e qartë:…

Lexo më Shumë

Ka lëvizur nëpër Aleancë për Shqiptarët vetëm në pozicione. Nga drejtor, ministër i Shëndetësisë, nga ministër i Shëndetësisë, deputet, kështu që anëtari i ASH-së që ka besuar në të, nuk e meriton këtë, tha mes tjerash Ziadin Sela pas vendimit të deputetit Ilir Demiri, që të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, përcjell TV21. I pyetur për deklaratën e Demirit, se është larguar për të tentuar bashkimin mes krahut të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit. “Nuk shoh, sepse bashkimi nuk bëhet nëpërmjet ndarjeve. Nuk mund t’i të ndahesh nga diçka, për të bashkuar pastaj. Pastaj ka edhe…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) dënuan hyrjen e dhunshme të mbrëmshme në redaksinë e Infomax dhe kërkuannjë reagim të menjëhershëm nga institucionet. “Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, dhe veçanërisht sulmet direkt ndaj redaksive, përbëjnë kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar”, thonë shoqatat, transmeton Portalb.mk. “Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe pengimi i punës së tyre për të informuar publikun, bien nën nenin 382 të Kodit Penal – Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e një…

Lexo më Shumë

Me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, sot në sallën e gjyqit në Idrizovë vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Avokati Petre Shilegov për aktakuzën tha se juridikisht, nuk ka parë “pamflet më analfabet”. https://www.facebook.com/watch/?v=649530441484050 “Kam menduar kohë të gjatë, nëse duhet të shkojmë me leximin e veprave penale. Me plot respekt për Prokurorinë. Për fat të keq këtë do të më duhet ta bëjë, sepse…juridikisht pamflet më analfabet nuk kam parë, sepse…

Lexo më Shumë

Zv/ministri Astirt Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e përgëzon projektin “Safe City”. Aoi tha se ata kanë planifikuar në fillimi që periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë. “Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetarë”, deklaroi Iseni. Ai tha…

Lexo më Shumë

Më datë 11.12.2025 rreth orës 08:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna e Jegunocit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orasgë, i kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e kalibrit 7.62 milimetra me dy karikatorë me gjithsej 22 plumba të kalibrit 7.62 milimetra, 78 plumba të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një thërmues dhe një peshore digjitale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila është ndaluar dhe mbajtur në stacion policor…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njofton se ka arrestuar personin që dhunshëm ka hyrë në redaksinë e Infomaks, ndërkaq shtojnë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur probleme me shëndetin mendor. Nga MPB thonë se do të vazhdojë të sanksionojë shpejt dhe pa dallim të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe shkeljeve të tjera të rendit publik. “Zyrtarët policorë nga Stacioni i Policisë Kisella Vodë arrestuan G.S. (43) nga Shkupi menjëherë pas denoncimit më 10.12.2025 në orën 23:45 nga A.M., moderator i një emisioni në portalin Infomaks. Ai raportoi në SPB Shkup se një mashkull kishte hyrë…

Lexo më Shumë