Më 01.01.2026 në ora 04:30 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente-Gostivar është denoncuar se për ndihmë mjekësore kanë pranuar personin Z.M. (51) nga Gostivari, i cili është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerie në Gostivar. Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në objekt me persona të tjerë, ai është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, i cili më pas e ka dëbuar jashtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Më 31.12.2025, në periudhën nga ora 16:30 deri në 22:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Sheshin e Qytetit në Tetovë kanë privuar nga liria B.A. (50) nga Tetova, H.M. (55) nga fshati Çellopek dhe Xh.D. (22) nga fshati Sellcë. Ndërkohë, në Sheshin e Qytetit në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria S.H. (41), M.H. (44), B.H. (53) dhe Xh.N. (36), të gjithë nga Gostivari.
Qytetarët prej sot do të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike për 2,28 përqind dhe për momentin tarifa e lirë ditore do të vazhdojë në të njëjtën periudhë kohore, përkatësisht nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Nga 1 janari 2026, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 2,45 përqind në bllokun e parë, për 2,87 përqind në bllokun e dytë, për 3,32 përqind në të tretin dhe për 3,84 përqind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet për 2,5 për qind. Kjo u bë e mundur pasi Komisioni Rregullator…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair në mesnatën e ndërrimit të moteve kanë lindur dy vajza -binjake, përcjell TV21. Këtë deklaratë Aliu e dha gjatë vizitës në Qendrën Klinike në Shkup, ku autoritetet vizituan foshnjën e parë që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë, Evgenija Kamçevën. “Viti 2026 na filloi mirë, për shkak se kemi tre lindje, tre vajza. Në traditën tonë vajzat janë mirëqenie për shoqërinë, kështu që uroj që viti 2026 të jetë vit i mirëqenies”, tha mes tjerash Aliu duke shtuar se do të vizitojnë edhe binjaket në Klinikën…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në ditën e parë të Vitit të Ri do të realizojë takim pune në Stacionin Policor Qendër (Beko) në Shkup. Pas vizitës, siç është njoftuar, Toshkovski do të japë deklaratë për mediat.
Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shpërthim dhe zjarr në një bar në resortin e njohur zviceran të skive Crans-Montana gjatë natës, ka konfirmuar policia. Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale në barin Le Constellation, dhe shkaku nuk dihet ende, raporton BBC. Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin zviceran në kohën e shpërthimit, raporton radioja zvicerane Rhone FM. Një dëshmitar i incidentit i tha radios se një numër i madh shërbimesh emergjente kishin mbërritur në vendngjarje, me disa helikopterë që morën pjesë në trajtimin dhe transportimin e të…
Ka ndërruar jetë politikani kosovar, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, mëson Indeksonline. I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006. Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar./Indeksonline/
Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro). “Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore…
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të realizojë vizitë pune në Komunën e Kavadarit. Mickoski, siç është njoftuar, së pari do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në ndërtimin e urës përmes lumit Luda Mara deri në fshatin Marena. Më pas, Mickoski do të marrë pjesë në vënien në funksion të shtratit të rregulluar të lumit të rindërtuar nga Ura Video Smilevski deri në bulevardin Verior dhe do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të kolektorit fekal në Opitno Pole. Mickoski do të inspektojë edhe aktivitetet e ndërtimit të një pishine të mbyllur, të financuar nga Ministria e Sportit në shumën…
Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius Siç raportohet nga DPHM , -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli. Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë.
Nga data 1 janar 2026, çmimi i energjisë elektrike do të rritet mesatarisht me 2,28% për rreth 85% të familjeve në Maqedoninë e Veriut, çka do të reflektohet me fatura më të larta mujore, nga rreth 57 deri në 900 denarë, përcjell INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se, pas analizave të detajuara, ka miratuar rritje dukshëm më të ulëta se ato të propozuara nga kompania “EVN Home”, e cila kishte kërkuar një rritje mesatare prej 7,66%. Sipas vendimit të KRRE-së, rritja e çmimit sipas blloqeve të konsumit do të jetë si më poshtë: Blloku i parë: rritje prej…
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së ndërrimit të motmoteve në qytetin e Gostivarit. Sipas informacioneve fillestare, një 18-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda shisha barit, pas një zënke fizike që kishte ndodhur më herët në ambientet e lokalit. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave, i cili më pas ka eskaluar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e…

