Author: Hamdi Kumanova

Policia e Tetovës ngriti kallëzime penale kundër katër personave – Sh.F. (54) dhe Z.Z. (48) nga Tetova, M.F. (29) nga Koliçani i Epërm dhe I.A. (54) nga Shemshova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer një krim mashtrimi në blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve nga policia, çështja filloi në dhjetor 2024, kur i dyshuari i parë dhe i dyshuari i dytë e mashtruan një grua duke e bindur atë se mund të ndërmjetësonin në blerjen e një shtëpie në Tetovë, e cila dyshohet se ishte në pronësi të të afërmve të tyre. Çmimi i…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin me sukses të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025. Në një postim në Twitter, Osmani falënderoi kryeministren daneze Mette Frederiksen për lidershipin e saj në promovimin e sigurisë dhe unitetit të Evropës, si dhe për mbështetjen e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë. Presidentja theksoi se Kosova mezi pret të vazhdojë përpjekjet për të afruar vendin me Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros dhe i uroi sukses në punën e saj.

Lexo më Shumë

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është kapur nga Delta Force, njësia speciale elitare e ushtrisë amerikane. Delta Force, një njësi elitare që i përket ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka qenë gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019, gjatë të cilit u vra ish-udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez në një video-mesazh të publikuar në rrjete sociale ka deklaruar se Venezuela do tu rezistojë trupave të huaja. Më herët Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi. Sulmi nisi nga forcat e…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, thotë se qeveria nuk e di vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, pas sulmit të ShBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të shtunën në mëngjes se ShBA kreu një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Maduro dhe gruaja e tij ishin kapur dhe larguar nga vendi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ne kërkojmë prova të menjëhershme nga qeveria e Presidentit Donald Trump për jetën e Presidentit Maduro dhe Zonjës së Parë”, tha Rodriguez në një telefonatë audio për televizionin shtetëror VTV Venezuela. Ajo shtoi se sulmi i ShBA-së…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2026, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të shfrytëzojnë gjithsej shtatë fundjava të zgjatura, ndërsa me festat fetare ky numër për kategori të caktuara qytetarësh rritet deri në dhjetë, përcjell INA. Renditja e festave u mundëson qytetarëve planifikim paraprak të pushimeve dhe udhëtimeve të shkurtra. Ditë jopune për të gjithë qytetarët: 1 janar (e enjte) – Viti i Ri 7 janar (e mërkurë) – Krishtlindjet (ortodokse) 20 mars (e premte) – Fitër Bajrami 13 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë (fundjavë e zgjatur) 1 maj (e premte) – Dita e Punës (fundjavë e…

Lexo më Shumë

Jetëgjatësia në Maqedoni u rrit për një vit dhe arriti në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative. Në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që do të thotë një rënie e popullsisë prej mbi 4.000 banorësh. Rritje pozitive ka pasur vetëm rajoni i Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve. Një rritje pozitive pati vetëm në rajonin e Shkupit, kryesisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe ishte në Novo Sellë (-14.8) dhe Novac (-13.7). Numri…

Lexo më Shumë

Bordi i Chelseat do të mbajë një takim urgjent sot, duke shënuar takimin e tyre të dytë të tillë këtë javë. Sipas raportimeve, brenda klubit kanë dalë mosmarrëveshje serioze në lidhje me emërimin e trajnerit të ardhshëm kryesor, transmeton Klankosova.tv Pavarësisht përçarjes së brendshme, Liam Rosenior mbetet favoriti për të marrë drejtimin e klubit londinez. Vlen të përmendet se skuadra londineze ka qenë pa trajner kryesor që nga shkarkimi i Enzo Maresca-s më 1 janar. Kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë besohet të jetë trajneri i Strasburgut, Liam Rosenior. “Blutë” aktualisht renditen në vendin e pestë në Premier League,…

Lexo më Shumë

Trent Alexander-Arnold mund t’i ofrohet një rrugëdalje nga Real Madridi, pasi raportohet se dy klube të Ligës Premier po rivalizojnë për shërbimet e tij. Mbrojtësi 27-vjeçar u largua verën e kaluar nga klubi i fëmijërisë së tij, Liverpool, ku kishte kaluar gjithë karrierën deri në atë moment, një vendim që ndau opinionin e tifozëve të “Të Kuqve”. Sezoni i parë i Alexander-Arnold te Real Madridi ka qenë me ulje-ngritje. Ai ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në fillim të dhjetorit pësoi një dëmtim në muskujt e kofshës, i cili e ka lënë jashtë fushave për disa…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë për sulmet ushtarake që goditën Venezuelën, duke përdorur rrjetin social Truth. Ai konfirmoi pretendimet e mediave ndërkombëtare se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përgjegjëse për sulmin dhe bëri me dije se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane dhe janë nxjerrë jashtë vendit. Në postimin e tij, Trump shkruan se aksioni ishte i suksesshëm. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku…

Lexo më Shumë

Në Policinë e Kosovës edhe në këtë fillim vit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku burrat sulmuan gratë, vajza ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, vëllai dhunë fizike ndaj vëllait, kanosje e raste tjera. Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Lipjan, Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë. Rastet e dhunës të raportuara në Polici: Graçanicë 02.01.2026 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Gjermane, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër me shtetësi Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri…

Lexo më Shumë

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar në të shtëna më armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku gjatë një konflikti fizik midis personave të tjerë dhe shtetasve me iniciale A. H., 19 vjeç dhe M. A., 25 vjeç, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, dhe ka qëlluar një herë në ajër. Dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, deklaroi se Venezuela është nën “sulm” dhe po goditet me “raketa”. “Karakasi është nën sulm tani. Njoftoni botën: Venezuela është sulmuar”, shkruan ai në platformën X. “Ata po bombardojnë me raketa. OAS (Organizata e Shteteve Amerikane) dhe OKB duhet të takohen menjëherë,” shtoi ai. Ndërkohë, qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, duke thënë se “hedh poshtë, përbuz dhe denoncon” atë që e quajti “agresion ushtarak” të SHBA-së Venezuela gjithashtu akuzoi SHBA-në se po përpiqej të “konfiskonte burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj, duke u përpjekur të…

Lexo më Shumë