Author: Hamdi Kumanova

Një 35-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë mëngjesit të sotëm, ka vjedhur para nga kisha “Shën Maria e Virgjër” në Gostivar, përcjell TV21. “Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit. Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para. Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do…

Lexo më Shumë

Prej sot nis zbatimi i fazës së parë të sistemit elektronik të faturimit tatimor përmes sistemit e-fakturë. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, deklaroi se sistemi i ri do t’u mundësojë kompanive të lëshojnë fatura tatimore në mënyrë elektronike, t’i nënshkruajnë ato me E-ID të personalizuar, të njëjtat edhe t’i validojnë automatikisht. Sipas saj, kjo do të thjeshtojë procedurat administrative, do të shkurtojë procesin e tatimit dhe do të rrisë transparencën. Faza testuese e kyçjes në sistem pritet të përfundojë në tremujorin e tretë, ndërsa kompanitë gjatë gjithë kohës do të kenë mbështetje të drejtpërdrejtë nga punonjësit…

Lexo më Shumë

Mickoski njofton se një investitorë ka shprehur dëshirë për të investuar në Kodrën e Diellit. Ai tha sot se si qeveri janë afër marrëveshjes me investitorë të huaj, të cilët pritet ta shndërrojnë Kodrën e Diellit në një nga destinacionet më të kërkuara dimërore në Evropë. “Mendoj se jemi në rrugë të mirë, të mos them jam i sigurt! Bëhet fjalë për investitorë shumë seriozë. Kemi për qëllim që në afat të shkurtër të sjellim investitor që do të investojë, bashkë me shtetin, kuptohet. Dhe do ta bëjë atë që për të gjithë ne paraqet ëndërr dhe qëllim, që Kodra…

Lexo më Shumë

Pagesë më efikase të taksave dhe luftë më të fortë kundër ekonomisë gri, duhet të mundësojë sistemi i faturave elektronike e cila ka filluar të zbatohet në një fazë pilot. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska tha sot në konferencë për media se bëhet fjalë për një reformë të rëndësishme që sjell më shumë transparencë, drejtësi dhe stabilitet në ekonominë e vendit dhe është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë gri. Sistemi i ri elektronik, theksoi ministrja, do të zëvendësojë proceset tradicionale të lidhura me përdorimin e gjerë të dokumenteve në letër dhe atyre fizike. “Me këtë e zvogëlojmë…

Lexo më Shumë

Më 04.01.2026 në orën 14:45 në Kërçovë, oficerët e policisë nga DPB e Kërçovës u ndalua A.A. (45) dhe J.D. (36), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30 në zonën e “Seferov bunar”, pranë fshatit Trapçin dol, rajoni i Kërçovës, pas një grindjeje të mëparshme, kanë sulmuar me thikë B.A. (38) nga Kërçova dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Kërçovës, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se gjatë vitit 2025 në buxhetin e shtetit janë mbledhur gjithsej 4 miliardë e 426 milionë euro nga taksat dhe kontributet sociale, që paraqet një rritje prej 308.3 milionë euro krahasuar me vitin 2024. Nga kjo shumë, të ardhurat tatimore arrijnë në 2 miliardë e 334 milionë euro, me rritje 7.5% ose 163.2 milionë euro më shumë se një vit më parë. Rritja ka qenë e vazhdueshme gjatë gjithë vitit, me intensitet më të madh në gjysmën e dytë të vitit 2025, kur u realizuan rreth katër të pestat e rritjes vjetore. Të…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me zbatimin e planit francez në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Republika e Bullgarisë vëren me shqetësim tezat e fundit të autoriteteve në Shkup, të cilat devijojnë ndjeshëm nga thelbi i Konsensusit Evropian të vitit 2022”, publikoi mbrëmë në në faqen e saj të internetit Ministria e Jashtme e Bullgarisë. Ata deklarojnë se “çështja se në çfarë gjuhe duhet të jetë Plani për të Drejtat e Komuniteteve që pritet nga Republika e Maqedonisë së Veriut është një çështje e brendshme e vendit fqinj dhe nuk është temë e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 04.01.2026 në ora 23:20, në rrugën lokale nga fshati Kamjan drejt fshatit Sedllarcë e Epërme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat A.T. (29) dhe Sh.S. (29), të dy nga fshati Sedllarcë e Epërme. Ata ndodheshin në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.T., ku gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

huazuar nga Radio Evropa e Lirë Maqedonia e Veriut po ndërmerr hapa drejt rritjes së sigurisë në komunikacion, duke vendosur një sistem të avancuar të mbikëqyrjes me kamera. Përmes projektit “Qyteti i Sigurt”, autoritetet synojnë t’i zvogëlojnë shkeljet rrugore, t’i parandalojnë aksidentet dhe ta ulin numrin e të lënduarve dhe viktimave në trafik. Gjatë një periudhe testimi, kamerat kanë regjistruar katër shkelje rrugore. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se diapazoni do të zgjerohet dhe se projekti “Qyteti i Sigurt” do të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit. Sipas statistikave dhe pohimeve të policisë, kamerat tashmë po i…

Lexo më Shumë

Analisti Ilir Kulla gjatë bashkëbisedimit në podcastin PIKË me Veton Surroin ka theksuar se Serbia po rrit ndjeshëm buxhetet dhe investimet në mbrojtje, duke vepruar “si një vend që është realisht në luftë”. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të injorohet nga Kosova, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Serbia jo vetëm që nuk e njeh shtetin e Kosovës, por po investon më shumë në mbrojtje sesa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, përfshirë edhe ato që janë anëtare të NATO-s (Kroacia e Shqipëria). Surroi e vendosi diskutimin në një kontekst më të gjerë gjeopolitik, duke theksuar se…

Lexo më Shumë