Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është shumë serioz për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke e cilësuar ishullin strategjik për sigurinë kombëtare të ShBA-së dhe të Europës. Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të forta nga Danimarka. Kryeministrja Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo tentativë amerikane për aneksim do të rrezikonte NATO-n, duke theksuar se Grenlanda nuk është në shitje dhe se ShBA-ja nuk ka të drejtë mbi territorin. Mbështetje për qëndrimin danez ka shprehur edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili theksoi se e ardhmja e Grenlandës u përket vetëm Grenlandezëve dhe Mbretërisë së Danimarkës. Trump tha…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara “nuk janë në luftë” në Venezuelë, deklaroi të hënën kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pavarësisht bastisjes së fundjavës të urdhëruar nga Donald Trump për kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe shpalljes se SHBA-të do të “drejtonin” vendin. Ky inkursion i papritur erdhi pas muajsh presioni në rritje nga SHBA-të ndaj Venezuelës, që ka përfshirë bllokimin e disa dërgesave të naftës dhe sulme ajrore ndaj anijeve pranë brigjeve të saj, ku kanë humbur jetën të paktën 110 persona. Trump ka pretenduar se udhëheqësja e përkohshme e sapobetuar, Delcy Rodríguez, do të bashkëpunojë me…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka detyruar kreun e Shërbimit të Sigurisë (SBU), Vasyl Malyuk, të japë dorëheqjen. Ky i fundit njihet si njeriu që udhëhoqi sulmet më të bujshme brenda territorit rus. Malyuk, i cili mban titullin “Hero i Ukrainës”, fillimisht rezistoi të largohej nga detyra, por pranoi dorëheqjen pas një takimi me Presidentin të hënën. Çfarë do të bëjë tani Malyuk? Pavarësisht largimit nga posti drejtues, Malyuk nuk do të largohet plotësisht nga shërbimet sekrete. Ai njoftoi se do të vazhdojë të merret me “operacione speciale asimetrike” për t’i shkaktuar dëme maksimale Rusisë. Edhe Zelensky konfirmoi…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Shumë prej atyre që përfunduan në burg për vepra penale, kërkuan faljen e presidentes. Por, Vjosa Osmani gjatë krejt këtyre viteve e fali veç një grua. Dikush po thotë se ajo do të duhej të ishte më dorëlëshuar, derisa ka edhe të tillë që thonë se kjo e drejt u keqpërdor në të kaluarën.

Lexo më Shumë

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria venezueliane që nga sulmi i ShBA-së që rrëzoi presidentin Nicolas Maduro urdhëron policinë që “të fillojë menjëherë kërkimin dhe kapjen kombëtare të të gjithë atyre që janë të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara”, sipas një teksti të dekretit të publikuar të hënën. Dekreti ka qenë në fuqi që nga e shtuna, por u publikua i plotë të hënën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores janë deklaruar të pafajshëm në seancën e djeshme dëgjimore, e cila zgjati…

Lexo më Shumë

Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota. Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.

Lexo më Shumë

Presidenti i Kolumbisë, Gustoavo Petro, mbrojti rezultatet e qeverisë së tij në luftën kundër drogës, pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump se do të ndërmerrte veprime ushtarake edhe ndaj tij. Trump dha të dielën se Kolumbia drejtohej nga një njeri i sëmurë të cilit i pëlqen të prodhojë drogë dhe ta shesë në SHBA, por që nuk do ta bënte dot edhe për shumë gjatë këtë. Të hënën në mëngjes, Petro bëri një postim të gjatë në X, duke mbrojtur suksesin e administratës së tij në luftën kundër drogës. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij është realizuar sekuestrimi më…

Lexo më Shumë

Kreu i Diplomacisë së RMV-së Mucunski i kërkon Sofjes të sillet në mënyrë evropiane, në vend që të bëjë komente të pabazuara. Ministria e Punëve të Jashtme shton se vendi njihet si një shembull pozitiv në nivel evropian në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen. “Është shqetësuese që, në vend që të mirëpritet si një hap konstruktiv përpara, Projekt Plani i Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është objekt komentesh abstrakte dhe të pabazuara nga Bullgaria, të cilat nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit…

Lexo më Shumë

Partia e Pensionistëve në RMV përshëndeti Ligjin për Punësimin e Pensionistëve dhe fillimin e zbatimit të tij më 1 janar, nga ku shtojnë se pensionistët duhet të vazhdojnë të punojnë pa asnjë kufizim. “Partia e Pensionistëve përshëndet miratimin e Ligjit për Punësimin e Pensionistëve, veçanërisht pasi Partia e Pensionistëve, përmes deputetit të saj Ilija Nikolovski, ka propozuar dy herë miratimin e një Ligji të ngjashëm në Kuvend, por për fat të keq nuk është pranuar nga Kuvendi i mëparshëm. Kjo është arsyeja pse e shohim këtë akt si revolucionar. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Partia e Pensionistëve ka vërejtje për…

Lexo më Shumë

Doganierët dhe ekipet mobile doganore parandaluan përpjekje për kontrabandë të 103 telefonave celularë, më shumë se dy ton banane, 500 pako suplemente, 400 litra vaj ulliri, 53 litra vaj farash të zeza, 24 kilogramë duhan të prerë, pajisje për spa qendër, rreth 400 copë kozmetikë, mbi 100 parfume nga marka të njohura, si dhe shpendë shtëpiake, informojnë nga Drejtoria doganore. Në pikën kufitare “Tabanovc”, në tre raste doganierët sekuestruan 500 pako suplemente, pajisje automobilistike, mjete ndërtimi dhe pajisje të tjera të specializuara të shtrenjta me një vlerë totale prej mbi 1.2 milion denarë. Me këtë, siç informojnë nga Drejtoria doganore,…

Lexo më Shumë