Kreu i Diplomacisë së RMV-së Mucunski i kërkon Sofjes të sillet në mënyrë evropiane, në vend që të bëjë komente të pabazuara. Ministria e Punëve të Jashtme shton se vendi njihet si një shembull pozitiv në nivel evropian në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
“Është shqetësuese që, në vend që të mirëpritet si një hap konstruktiv përpara, Projekt Plani i Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është objekt komentesh abstrakte dhe të pabazuara nga Bullgaria, të cilat nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe mirëbesimit midis dy vendeve”, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ndaj deklaratës së MPJ-së Bullgarisë.
“Në vend të komenteve të pabazuara, presim sjellje evropiane nga fqinji ynë, përfshirë edhe në aspektin e respektimit dhe njohjes së plotë të gjuhës maqedonase”, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase.
Ata shtojnë se vendi është njohur si një shembull pozitiv në nivel evropian në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
“Ne mbetemi të përkushtuar fuqimisht ndaj barazisë, përfshirjes dhe zbatimit efikas të politikave në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se vendi mbetet në përputhje me rregullat evropiane dhe qasjen e bazuar në meritë ndaj zgjerimit.
“Plani i veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të anëtarëve të komuniteteve është zhvilluar në maqedonisht dhe anglisht nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në konsultim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian. Dokumenti përmban masa, afate dhe institucione kompetente të përcaktuara qartë dhe është plotësisht në përputhje me standardet më të larta evropiane”, thuhet në reagim.
Procesi i përgatitjes së Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve u zhvillua në disa faza, duke filluar në vitin 2023, me përpunimin përfundimtar që u intensifikua në gjashtë muajt e fundit të vitit 2025.
“Gjatë gjithë procesit, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave u përfshinë në mënyrë aktive dhe u konsultuan rregullisht. Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian theksuan se dokumenti mbulon të gjitha standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet ne reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së
- Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë
- Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë
- Nafta shkon në 100 dollarë, rriten çmimet në tregjet globale mes tensioneve SHBA-Iran dhe pasigurive në Hormuz
- Kosova drejt BE-së, mes premtimeve evropiane dhe pengesave politike: A po afrohet anëtarësimi?
- Tragjedia e Arlindës: Një thirrje për përgjegjësi institucionale
- Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar në Shqipëri po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro
- Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990/ Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg raki Skrapari, konjak “Bato” etj



