Author: Hamdi Kumanova

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 5 janar 2026, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me dy bashkëshortë, pas një kallëzimi të paraqitur nga një burrë 37-vjeçar. Ai ka deklaruar se më 1 janar 2026, në shtëpinë e tyre familjare në Shkup, pas një konflikti verbal, është sulmuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare”, thuhet në komunikatën e MPB-së. Nga MPB bëjnë të ditur se rasti është në fazë dokumentimi dhe se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai dënon ashpër aktin e abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj një të miture në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, siç u raportua sot nga mediat. Si shtet, kemi zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës seksuale, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj të miturve, shprehet Fetai. Këto vepra penale, shton ai, jo vetëm që shkatërrojnë jetën e viktimës dhe të familjes së saj, por edhe dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. “Mbështes plotësisht veprimet e menjëhershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policisë dhe pres që Prokuroria publike të veprojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave që lidhen me fotografitë në të cilat shihet një rit fetar mbi automjete zyrtare policore, brenda rrethit të Ministrisë. “Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave, pas së cilës publiku do të informohet në mënyrë të duhur”,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe çdo veprim që krijon përshtypjen e përzierjes së fesë me institucionet shtetërore është i papranueshëm dhe antikushtetues, deklaroi Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, duke reaguar ashpër ndaj spërkatjes së makinave të reja të policisë nga një klerik ortodoks në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). “Çdo gjest që ngjan me ritual fetar mbi mjete apo institucione shtetërore bie ndesh drejtpërdrejt me parimin kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti. Institucionet publike duhet të mbeten plotësisht neutrale ndaj çdo besimi,” theksoi Bexheti. Sipas tij, neutraliteti shtetëror nuk është çështje simbolike apo…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, ndërsa në shumicën e segmenteve rrugore ka lagështi. Në disa zona ku rrugët kalojnë pranë përrenjve dhe grykave, janë evidentuar rrëshqitje të vogla dheu.NP Rrugët e Maqedonisë u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë sipas gjendjes së rrugës.Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht të angazhuara në terren dhe po sigurojnë qarkullim të pandërprerë në të gjitha akset rrugore.

Lexo më Shumë

Plakja është një proces natyror. Në kushte kur të rinjtë kanë një jetë gjithnjë e më dinamike dhe shumë obligime, ndërsa gjithnjë e më pak kohë të lirë, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje në shtëpi për të moshuar. Por, edhe pse në vend ekzistojnë institucione shtetërore dhe private, si dhe janë paralajmëruar të reja, interesi për akomodim në shtëpi të të moshuarve është në rritje – nevojiten hapësira dhe staf shtesë. “Në të gjitha institucionet publike dhe në një pjesë të atyre private për akomodimin e të moshuarve ka lista pritjeje”, bëjnë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale,…

Lexo më Shumë

Arkitektura e re e sigurisë për Ukrainën, e miratuar në samitin e të ashtuquajturve “Vullnetarë”, parashikon një rol kyç për Shtetet e Bashkuara, të cilat konsiderohen garancia kryesore për stabilitetin afatgjatë të vendit. Sipas planit, SHBA-të do të marrin drejtimin e forcës së monitorimit të paqes, e cila do të verifikojë respektimin e armëpushimit përgjatë zonës pranë vijës së kontaktit mes forcave ruse dhe ukrainase. Zona që do të mbikëqyret është shumë e gjerë: mbi 60 mijë kilometra katrorë, përgjatë rreth 1 mijë kilometrave front dhe segmentit përfundimtar të lumit Dnjepër. Për shkak të përmasave të mëdha, kontrolli nuk do…

Lexo më Shumë

Më 05.01.2026, rreth orës 16:05, në rrugën rajonale Gostivar–Gradec, në lagjen Mllaki, automjeti “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.J. (46) nga Vrapçishti, ka goditur këmbësorin B.S. (69) nga Gostivari. I lënduari është dërguar në Qendrën Medicinale në Gostivar, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Rasti është nën hetim.TS

Lexo më Shumë

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt tregtar në Likovë janë gjetur 1233 copë të mjeteve piroteknike. Sipas Policisë, pronari i objektit është arrestuar. “Më 05.01.2026, në orën 13:30, punonjës policie nga SPB-Kumanovë arrestuan B.U. (41) nga fshati Orizarë, Likovë. Gjatë kontrollit në objektin e tij tregtar, u gjetën 1233 copa mjete piroteknike. Ai u dërgua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 05.01.2026, në ora 22:30, në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (27) nga fshati Gajre. Ai ishte denoncuar se në një objekt hotelerik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe duke thyer tavolinat e lokalit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, A.I. ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë