Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Drejtoresha e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit kishte kërkuar nga gjykata që t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t. Gjatë kontrolleve në banesën e saj dhe të Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën 8 aparate celularë dhe dy laptopë në pronësi të saj dhe të bashkëjetuesit. Gjana nuk është nën hetim në lidhje me këtë çështje, por është…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm i vërtetojnë ato teza që i kemi pasur nga momenti i parë, se nuk janë bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme, por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen se si e komenton reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, ku nuk përmendet gjuha maqedonase Mikcoski i bëri thirrje opozitës për bashkim në çështjen ndaj Bullgarisë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase. “Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi, të bëhemi bashkë si popull dhe si komb. Mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë se pa dallim nëse jemi në…
Mjaftuan vetëm disa orë që Donald Trump të trondiste një marrëdhënie që Kina kishte kultivuar për dekada. Vetëm pak orë para se të merrej në një sulm nate, presidenti venezuelan Nicolás Maduro po lavdëronte homologun e tij kinez, Xi Jinping, si “vëlla më i madh” me një “mesazh të fuqishëm si udhëheqës për botën” gjatë një takimi me diplomatë të lartë nga Pekini. Kina ka investuar shumë në Venezuelën e pasur me naftë, një nga partnerët e saj më të ngushtë në Amerikën e Jugut. Dhe mediat shtetërore të saj shfaqën pamjet nga ai takim për ta provuar këtë: burra…
Water flowing along the street curb during heavy rain. Close up of splashing raindrops and air bubbles. Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/orë). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë…
Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe – 165 për veshka, 30 për zemër, pjesa tjetër për mëlçi ose kocka. Disa pacientë kanë pritur për dekada dhe disa nuk marrin kurrë një organ, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i “Nefron”, një shoqatë e pacientëve me veshka të sëmurë. Vendi ka ekipe mjekësore ekspertësh, njohuri dhe histori suksesi, por ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve është ende i pamjaftueshëm dhe dhurimi nga një kufomë (dhurues i vdekur) mbetet një sfidë, thonë pacientët dhe shoqatat e tyre në dëshmitë për Radion Evropa e Lirë (REL). Në vitin…
Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, në Gostivar është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, personit në fjalë i kanë mbetur vuajtje me 1,4 vjet burg, nga gjithsej 8 vjet që ishte dënuar. “Më 06.01.2026 në orën 21:20, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, arrestuan L.H. (33) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor për arratisje nga burgu “Idrizovë”. Ai kishte ende një vit e katër muaj nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e veprave penale sipas neneve 237,…
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni të jetë diku 4 për qind në nivel vjetor, përcjell TV21. Mickoski paralajmëron ndryshime ligjore, me çka pritet të ketë gjoba më të larta për rrjetet e marketeve që manipulojnë me çmimet. “Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni i vitit. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. Do të propozojmë ndryshime ligjore për vitin e ardhshëm, me gjoba më të mëdha, për të gjitha rrjetet e supermarketeve që…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023. Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake. Ai theksoi se shtimi i këtyre sistemeve ka për qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë dhe përmirësimin e fleksibilitetit operacional në skenarë të ndryshëm të kërcënimit, në terrene…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, duke theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore si vlera themelore për stabilitetin institucional dhe demokratik të shtetit. Në urimin e tij, Gashi thekson se kjo festë përbën një moment reflektimi dhe përgjegjësie të përbashkët, duke shprehur dëshirën që Krishtlindjet të sjellin qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet e të gjithë qytetarëve që e festojnë. Ai gjithashtu nënvizon se fryma e kësaj feste duhet të shërbejë si nxitje për mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar, në funksion të forcimit të kohezionit…
Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit me zero gradë, ku ra edhe sasia më e lartë e shiut – 62 litra për metër katror. Në Lazaropole dhe Mavrovë, u matën dy gradë celsius. “0 gradë u matën në Kodrën e Diellit, 2 Lazaropole, Mavrovë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharanë, Topolçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip, 10 Gjevgjeli, Demir Kapi”, thonë nga DPHM.
Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen. Ekspertët e ndërtimit besojnë se në vitin 2026 do të ketë ngecje në çmimet e metrave katrorë të banimit, sepse interesi për blerjen e banesave po zvogëlohet. Kjo mund të konkludohet nga fakti se një pjesë e madhe e kompanive që shesin kanë apartamente të pashitura. Nëse më parë një pjesë e madhe e banesave shitej ndërsa ishin ende në ndërtim e sipër, tani edhe pas përfundimit të ndërtimit të një njësie të caktuar banimi ka disa apartamente të pashitura. Eksperti i ndërtimit Nikola Velkovski për “Lokalno”…
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilluan takime me banorët e lagjeve “Sahati”, “Pitarnica” dhe “Hekurudha” në Gostivar. Në këto takime, kandidati për kryetar komune Valbon Limani prezantoi orientimet kryesore të programit katërvjeçar, me fokus në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike në këto lagje dhe në gjithë qytetin. Në bashkëbisedimet me qytetarët ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit Valdet Xhaferi, kryetari i ASH-së Arben Taravari, deputeti i AKI-së Halil Snopçe, si dhe strukturat dhe shtabet zgjedhore.…

