Author: Hamdi Kumanova

“E Majta” propozim buxhetin e Qeverisë së VMRO-DPMEsë, VLEN-it dhe ZNAM-it e quan hkurtpamës, partiakisht të kurdisur dhe politikisht të motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra. Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente. “Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë…

Lexo më Shumë

Për automjetet me peshë deri në 3500 kg, pajisjet dimërore përfshijnë: gomat e dimrit në të katër rrotat me një thellësi minimale të hapit 4 mm; gomat verore në të katër rrotat me thellësi të hapit 4 mm, nëse automjeti ka zinxhirë dëbore. Për automjetet me lëvizje me katër rrota (4×4): goma dimërore në të gjitha rrotat me një thellësi minimale 6 mm; goma verore me thellësi hapjeje 4 mm, me zinxhirë dëbore (në varësi të llojit të makinës). Automjetet mbi 3500 kg duhet të kenë: goma dimërore në rrota lëvizëse me thellësi 6 mm; goma verore me thellësi 4…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP29, në Baku, Azerbajxhan. Në delegacion është edhe nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. COP29 është një ngjarje globale që mbledh së bashku liderë botërorë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Tema e këtij samiti është “Investimi në një të ardhme të qëndrueshme”, me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit…

Lexo më Shumë

Shkupi sot në mëngjes është ndër pesë qytetet e para më të ndotur në botë me indeks të ndotjes 175, njoftoi platforma “IQAir”. Ajri në kryeqytet ka hyrë në kategorinë “i pashëndetshëm”. Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 14.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Nga qytetet e rajonit, më afër Shkupit është Sarajeva (vendi i gjashtë). E sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, mbrëmë në mesnatë në të gjitha komunat e Shkupit ndotja e ajrit me grimcat PM10 është mbi përqendrimin…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë. Dy automjete me targa të Tetovës janë përfshirë në përplasjen, e cila ka shkaktuar lëndime të rënda për dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës është bllokuar, ndërkohë që policia ka orientuar trafikun në korsinë tjetër. Autoritetet e rendit janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë

SHBA “Karadaku” u rikthye për të shijuar bukuritë e bjeshkës së Komunës së Likovës, perla të paprekura të natyrës që mirëpresin me padurim vizitorët e saj. Bjeshkatarët e SHBA “Karadaku” u ngjitën në majën e Vuksanit, 1650 metra lartësi e cila është njëra prej majave më të larta në rrethinën e Karadakut. Në disa burime uji dhe bjeshkë mali duhet rikthyer disa herë për të shijuar pikturën që është melhem për shpirtin si dhe lehtësim për trupin. Maja e Vuksanit është rimbushje me energji për secilin njeri që synon jetën dhe gjallërinë.

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, automjeti i Xheme Baruti Llamallarit, i njohur si Komandant Baruti, është djegur në mënyrë të qëllimshme para banesës së tij. Komandant Baruti ka deklaruar se në momentin e incidentit ishte duke fjetur dhe u informua për djegien e makinës kur u zgjua shkruan Pa Censurë. Në deklaratën e tij për policinë, Baruti ka theksuar se nuk dyshon tek askush në veçanti dhe se nuk ka pasur konflikte apo probleme me asnjë person që mund ta çonin në një akt të tillë. Ai e përmbylli deklaratën e tij me një…

Lexo më Shumë

Në muajt e fundit, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar ngjarje tragjike që kanë tronditur thellë opinionin publik. Humbja e paspjegueshme e jetës së foshnjave në Klinikën Pediatrike është një alarm i qartë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia jonë. Për më tepër, është shqetësuese të vërejmë një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar stafin mjekësor shqiptar me personel maqedonas, siç është rasti i fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Këto veprime jo vetëm që minojnë kohezionin e brendshëm të institucioneve shëndetësore, por edhe dëmtojnë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të dëborës, nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike në rrugën Kratovë – Probishtip, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Komunikacioni në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit thonë se është lokalizuar zjarri në 2 nga 5 lokacionet që po digjen në deponinë mes Shutkës dhe Vizbegut, përcjell TV21. “Ekipet e kombinuara të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit, N.P. “Higjiena Komunale”, NP “Rrugët dhe rrugicat” Shkup dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup, me cisterna dhe makineri të rëndë për disa orë po punojnë për të shuar zjarrin e shkaktuar në deponinë në Vizbeg. Dy nga pesë lokacionet e djegura tashmë janë lokalizuar dhe shuar”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të rikthejë zyrtarin me qasje të ashpër kundër imigrimit, Tom Homan, për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë në administratën e ardhshme. Republikani 78-vjeçar është zotuar se qysh në ditën e parë të presidencës së tij, do të nisë operacionin më të madh në historinë amerikane, duke dëbuar imigrantët pa dokumente. “Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar)”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social. “E njoh Tomin për kohë…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar një listë prej 38 kandidatëve për postet e drejtuesve të qarqeve, pas një procesi të intervistimit dhe vlerësimi të aplikimeve. Ndërsa lista përmban disa risi, ajo që bie më së shumti në sy është mungesa e grave në këtë garë. Fillimisht u përfol se në garë kishin hyrë 10 efektive, por asnjë emër i grave nuk figuron në listën finale. Në listën e 38 kandidatëve, përfshihen disa drejtorë të njohur të Policisë, por gjithashtu vërehet se disa emra të profilizuar me karriera të gjata në postet drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika dhe…

Lexo më Shumë