Policia e Shtetit ka publikuar një listë prej 38 kandidatëve për postet e drejtuesve të qarqeve, pas një procesi të intervistimit dhe vlerësimi të aplikimeve. Ndërsa lista përmban disa risi, ajo që bie më së shumti në sy është mungesa e grave në këtë garë. Fillimisht u përfol se në garë kishin hyrë 10 efektive, por asnjë emër i grave nuk figuron në listën finale.
Në listën e 38 kandidatëve, përfshihen disa drejtorë të njohur të Policisë, por gjithashtu vërehet se disa emra të profilizuar me karriera të gjata në postet drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika dhe Skënder Hitaj, janë lënë jashtë garës për një vend drejtor në qarqet e Policisë. Këta drejtues të njohur kanë pasur karriera të suksesshme, por nuk kanë arritur të grumbullojnë mjaft pikë për të hyrë në 12 të parët që do të emërohen.
Në krye të listës renditet Vilson Bala, drejtori i Operacionales në Policinë e Shtetit, me 91 pikë, dhe pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës. Pas tij është Elidon Çela, ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, me 87.33 pikë, dhe Elton Alushi, zv.drejtori i Policisë së Vlorës, me 85.33 pikë.
Ndërkaq, më poshtë në renditje figurojnë disa emra të tjerë të njohur të Policisë, ndërsa disa drejtues aktualë të qarqeve kanë mbledhur pikë të ulëta dhe pritet të përjashtohen nga pozitat drejtuese. Kjo përfshin drejtorët e qarqeve si Tonin Vocaj (Tiranë), Gjovalin Loka (Korçë), Skënder Hitaj (Durrës) dhe Lorenc Panganika (Fier), të cilët janë renditur jashtë dhjetësheve të para dhe nuk do të vazhdojnë detyrat e tyre.
Pjesë e listës janë edhe disa drejtues të rinj dhe profesionistë të Policisë, që kanë treguar një performancë të lartë dhe që mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e strukturave të sigurisë publike në qarqe. Kandidatët kanë tani mundësi ankimi nëse janë të pakënaqur me vlerësimin e pikëve.
Procesi i seleksionimit dhe emërimit për drejtorët e qarqeve ka nxjerrë në pah një tjetër çështje të rëndësishme: mungesën e përfaqësimit të grave në nivelet më të larta drejtuese të Policisë së Shtetit, çka mund të nxisë diskutime mbi barazinë gjinore dhe mundësitë për gratë në këtë sektor.
REZULTATET E VLERËSIMIT
1 – Vilson Bala 91.00 pikë
2 – Elidon Çela 87.33 pikë
3 – Elton Alushi 85.33 pikë
4 – Fatmir Lleshaj 82.33 pikë
5 – Fatmir Hoxha 79.67 pikë
6 – Luigj Vathi 78.67 pikë
7 – Gentian Berberi 78.00 pikë
8 – Altin Mena 77.00 pikë
9 – Altin Merizaj 76.00 pikë
10 – Erion Ahmeti 75.00 pikë
11 – Artion Duka 74.00 pikë
12 – Gazment Shehu 73.00 pikë
13 – Gjovalin Loka 72.00 pikë
14 – Tonin Vocaj 72.00 pikë
15 – Skënder Hita 71.00 pikë
16 – Lorenc Panganika 66.00 pikë
17 – Ndue Doçi 66.00 pikë
18 – Niko Brahimaj 66.00 pikë
19 – Adriatik Tafçiu 65.00 pikë
20 – Erzen Cera 65.00 pikë
21 – Shkëlzen Rexhepi 65.00 pikë
22 – Alket Shatro 64.00 pikë
23 – Altin Qato 63.00 pikë
24 – Ermal Muçaj 62.00 pikë
25 – Artan Bajraktari 61.00 pikë
26 – Lorenc Meta 61.00 pikë
27 – Luan Mema 60.00 pikë
28 – Ardit Elmazi 59.00 pikë
29 – Alfred Nomani 58.00 pikë
30 – Bedri Hasanaj 58.00 pikë
31 – Kujtim Gjoka 58.00 pikë
32 – Sulë Cara 58.00 pikë
33 – Dritan Lena 54.00 pikë
34 – Sokol Cana 54.00 pikë
35 – Islor Islami 50.00 pikë
36 – Alfred Elezi 48.00 pikë
37 – Akil Kalo 47.00 pikë
38 – Izet Hysa 32.32 pikë