Author: Hamdi Kumanova

Sot do të mbahet seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Iu njoftojmë se seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit për median. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic. Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Ndër të tjerash, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e onlajn bixhozit në shtet. I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet. Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do…

Lexo më Shumë

Gjuha shqipe në Maqedoni nuk është e rrezikuar dhe po përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan Alsat. I pyetur për një koment për deklaratën e djeshme të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, se kërcënimi ndaj gjuhës shqipe kërcënon edhe identitetin e shqiptarëve, Mickoski tha: “Nuk kemi një qëllim të tillë. Ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e shqipes, maqedonishtes dhe të gjitha gjuhëve të tjera të përdorura nga qytetarët e Maqedonisë. Nëse ju kujtohet, sivjet në festën e Meçkin Kamen, më 2 gusht, Manifesti u lexua edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm në gjuhën maqedonase. Unë…

Lexo më Shumë

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950. Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër për…

Lexo më Shumë

Sot një 79 vjeçar në Ferizaj ka dorëzuar në Polici një kuletë me para dhe dokumente që e kishte gjetur në rrugë. Policia njofton se pronari është identifikuar dhe është paraqitur në polici. Atij i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente. Njoftimi i plotë: Me datën 24.09.2024 rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Në ndërkohë është identifikuar…

Lexo më Shumë

Del në ankand një gjerdan i rrallë diamanti i shekullit të 18-të, që peshon 300 karat. Varësja do të shitet nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nëntor në Gjenevë. Ofertat pritet të arrijnë deri në 2.8 milionë dollarë. Kreu i shitjeve mbretërore në shtëpinë e ankandeve tha se gjerdani përbëhet nga 500 gurë që variojnë nga një karat, në një karat e gjysmë. Gjasat janë që gjerdani ta ketë origjinën nga minierat Golkonda të Indisë, ndër diamantet më të lakmuar në histori dhe më të njohur për pastërtinë e tyre të pakrahasueshme. Minierat u mbyllën mbi 200 vjet më parë,…

Lexo më Shumë

Nga sot 73 produkte ushqimore do të jenë më lirë. Sot është publikuar edhe vendimi në “Gazetën Zyrtare”. Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës së konsumit të vjeshtës, duhet të jenë më të ulëta deri më 31 tetor dhe produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “Më pak harxhime, më shumë për ju”. Vendimi është marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një konferencë për media tha të premten se vendimi është marrë në…

Lexo më Shumë

Këtë vjeshtë Prokredit Banka e fillon Muajin e kursimit shumë më herët dhe me ofertë edhe më atraktive me të cilën kamata paguhet paraprakisht në ditën e depozitimit. ProKredit Banka e përforcon përsëri përkushtimin e vet në nxitjen e kulturës së kursimit me ofertën e vet të re dhe unike, që është mundësi e mirë për ata të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë financat e veta menjëherë. Depozita promovuese Avancë  është ideale për ata që kërkojnë fleksibilitet financiar, por edhe stabilitet të kursimeve të veta. Me normën promovuese të kamatës preh 3,8% për depozita në denarë, 2,7% për depozita në euro…

Lexo më Shumë

Deklaratat e përfaqësuesve të partive nga pushteti lidhur me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me procedurë të shkurtuar se bëhet fjalë për provokim apo tentim për destabilizim janë humbje për demokracinë, demant i të gjitha deklaratave të atyre politikanëve se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëjetesës, marrëdhlnieve ndëretnike, integrimit në BE dhe rolin e vet në shoqëri, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila është propozuese e ligjit. Kërkoi nga deputetët nga partia në pushtet ta detyrojnë kryetarin…

Lexo më Shumë

“Arben Taravari ishte një nga figurat kyçe në rrëzimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti, pas zgjedhjeve të 8 majit”, thotë për Press Online, analisti politik Bllagojçe Atanasoski, duke komentuar aktualitetin politik në vend. Bllagojçe Atanasoski Natyrisht, shton ai, se ishin edhe rezultatet e zgjedhjeve që i dhanë VMRO-DPMNE-së mundësinë që të zgjedhë se me kë do të qeverisë (d.m.th., ta dëbojë BDI-në), por lëvizja e Taravarit nga një partner koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së për të hyrë në koalicion me partitë e tjera nga blloku etnik shqiptar, ishte maja e peshores që mbizotëroi për të krijuar atmosferën që më…

Lexo më Shumë

Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet minimale për një familje katër-anëtarëshe në shtator arrijnë në 61.306 denarë, një rritje prej 107 denarësh krahasuar me muajin gusht kur shpenzimet ishin 61.199 denarë. Të dhënat shqetësuese vijnë nga shpenzimet për ushqim dhe pije për muajin shtator, të cilat arrijnë në 23.034 denarë krahasuar me 22.317 denarë në gusht, duke shënuar një rritje prej 717 denarësh. Kjo tregon se tregtarët kanë shfrytëzuar paralajmërimet për vendosjen e kufizimeve mbi marzhat ose çmimet për të rritur çmimet e produkteve bazë ushqimore para se vendimi i qeverisë të shpallej në Gazetën Zyrtare. Kjo…

Lexo më Shumë

Zekolli Shaqiri: Marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren do të nënshkruhet më 4 tetor Marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në Shkup më 4 tetor 2024. Kështu ka deklaruar për Portalb.mk zëvendës-ministrja e Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së Kaltrina Zekolli Shaqiri. Në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren, Zekolli tha se janë në rrugë të duhur për të nënshkruar marrëveshjen e projektimin e kësaj rruge dhe pas projektimit do të fillojë realizimi i punimeve. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Lexo më Shumë