Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Mbrëmë ka qëndruar në Shuto Orizare. Gjatë fjalës së tij kreu integrist dërgoi edhe porosi të qarta. Ahmeti theks të veçant vendosi tek çështja e gjuhës shqipe, ku porositi që të mos preket gjuha shqipe, pasi që siç shtoi, “nëse preket gjuha shqipe të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë”, informon portali “tetova1”. “Në Mbledhjen me popullin organizuar nga Dega e BDI-së në Shuto Orizare diskutuam për nënçmimin, largimet nga puna të shqiptarëve, tentimet për shfuqizimin e gjuhës shqipe, balansuesin dhe zhbërjen e gjitha të arriturave të shqiptarëve para…
Author: Hamdi Kumanova
Milenko Nedellkovski u emërua drejtor i ri ekzekutiv i klubit të futbollit “Vardar”. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të tifo grupit “Komitët”, si përfaqësues të 15% të aksioneve të klubit, të cilat sipas marrëveshjes janë në pronësi të shoqatës “35 vjet vardaras Shkup”, dhe pas mbledhjes, tifo grupi “Komitët” shprehen se janë kundër këtij vendimi. “Lidhur me propozimin e shumicës së aksinarëve, për emërimin e personit Milenko Nedellkovski për drejtor ekzekutiv, Asociacioni është deklaruar kundër, sepse mendojmë se personi Milenko Nedelkovski nuk posedon karakter dhe aftësi morale, as nuk posedon kompetenca dhe vizione që janë të përshtatshme për bartësin…
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe dhe pronari dhe menaxheri të Breinçajld, Ralf Hening Grosel, do të nënshkruajnë dy marrëveshje të pavarura për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese, që do të realizohen paralelisht nga të dy subjektet juridike Breinçajld është një kompani e krijuar si një investim i përbashkët nga një grup investitorësh nga Gjermania dhe Holanda, që krijojnë një prodhues global të pajisjeve sportive me cilësi të lartë për sportet ujore dhe ato me erë. Produktet përfshijnë krahë, vela dhe pajisje shtesë për fluturim dhe surf në ujë. Breinçajld është një kompani inovative që kombinon…
LSDM-ja dhe BDI-ja në pushtet i shihnin institucionet dhe burimet shtetërore vetëm si një vend për të hedhur paratë e shtetit në xhepat e tyre privatë. Puna jo vendore me institucionet e sistemit nga LSDM dhe BDI del në sipërfaqe çdo ditë, thonë nga VMRO-DPMNE. “Këtë e konfirmojnë edhe institucionet përkatëse, siç është Revizioni Shtetëror. I tillë është shembulli me Raportin për punën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve për vitin 2022. Nga evidenca materiale e Klinikës shihet se vlera e pasurisë materiale është për 13,9 milionë denarë më e ulët se vlera e shënuar në evidencën kontabël dhe në…
BDI dënon sjelljen e papërgjegjshme të Kryeministrit me legjitimitet njëetnik, i cili, në mënyrë të përsëritur, po keqpërdor pozitën e tij shtetërore për të kërcënuar politikanët e opozitës, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së. Ky veprim, siç thonë ata, nuk është asgjë më shumë se një abuzim i hapur i pushtetit, një përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në opinionin publik dhe për të kufizuar hapësirën e opozitës për të vepruar. “Për më tepër, këto veprime ushtrojnë ndikim dhe presion të papranueshëm mbi institucionet e pavarura të drejtësisë. Kryeministri nuk është prokuror, as nuk ka të drejtë të…
Konstruksioni i çatisë së një barake po digjet në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen Butel 1 të Shkupit, informon MIA. Komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Zvonko Tomeski në deklaratë për MIA-n konfirmoi se ende janë në teren ku po intervenojnë 14 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit dhe dëmi material.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i kryesuesit aktual të OSBE-së, zëvendës kryetarit të të Qeverisë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës, Jan Borg. Sipas agjendës, Mucunski dhe Borg do të mbajnë tet-a-tet takim, pas të cilit është paraparë takim plenar multilateral, si dhe konferencë e përbashkët për shtyp.
Isak Shabani, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të hënën, gjatë dëshmisë së tij në rastin ku Dragisha Milenkoviq akuzohet për krime lufte, tha se gjatë qëndrimit të tij në burgun e Prishtinës përveç maltretimeve të dhunës fizike ka përjetuar edhe dhunën me elektroshok. Milenkoviq po akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë ç’njerëzore të burgosurit, raporton “Betimi për Drejtësi”. “…. përveç maltretimeve të jashtëzakonshme, përveç dhunës fizike kam përjetu edhe dhunën me elektroshok. Me kanë mbajt të zhveshur edhe shufra e gomës është thyer…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në shëndetësi në Maqedoninë e Veriut mungojnë së paku 1000 mjekë Ai për “Zërin e Amerikës” gjithashtu njoftoi se do të punësohen 600 kursantë dhe gjetja e 1200 punëtorëve shëndetësorë të cilët janë të angazhuar me kontratë. Maqedonisë i duhen minimalisht 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë”, tha Taravari. Ministri tha se ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit “Ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit. Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje, përveç 300 specializantë, të punësohen rreth 300-400…
Në Kuvend sot është caktuar seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës me një pikë të vetme në rendin e ditës – Informacion për emërimin e paligjshëm të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, dorëzuar nga deputetët e opozitës së LSDM-së. Deputetët e LSDM-së kontestojnë emërimin e drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski. Nga atje thonë se Qeveria nuk ka respektuar dispozitat e ligjit, i cili parasheh kushtet për zgjedhjen e drejtorit të ASK-së. Sipas tyre, Hristovski nuk ka arsim adekuat, person i cili nuk e ka kaluar vetingun gjatë reformës për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik. I pyetur për bisedën mes Trump e presidentit, Aleksandër Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”. Këto deklarata Kurti i bëri pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku shtoi…
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka të ngjarë të zgjedhë senatorin e Floridës Marco Rubio si sekretarin e tij të shtetit, sipas burimeve të CNN. Fillimisht besohej se Trump po anonte nga Richard Grenell, por gjatë ditës, ai e zhvendosi preferencën e tij tek Rubio pas një sërë telefonatash dhe bisedash me aleatët e senatorit nga Florida. Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe më vonë si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë administratës së tij të parë. Derisa të bëhet zyrtarisht një ofertë, thanë burimet e CNN, Trump mund të ndryshojë mendje. Meqë Trump ka…

