Author: Hamdi Kumanova

Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, përcjell TV21. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium. “Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën…

Lexo më Shumë

Fillimi i mbarë i sezonit dimëror në pikën turistike të Kodrës së Diellit duket sikur mision i pamundur. Sipas Drejtorit të ri të Kodrës së Diellit, gjendja është e mjerueshme, xhirollogaria është e zbrazët, mungojnë punëtoret, ndërsa ka probleme të theksuara edhe me teleferikët . “Dy muaj paga të pa paguara të punëtorëve kam gjet, pa mjete për përgatitje për sezonin, sepse duhen mjete edhe për përgatitje të sezonit. Ajo që është më e vështirë pra është gjendja e ski liftave që nuk kanë pranim teknik dhe jemi vonë, por angazhuam njerëz filluam procedurat që deri në fillim të sezonit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, sipas përcaktimeve të “Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor”, automjetet që marrin pjesë në komunikacionin rrugor publik duhet të kenë pajisje dimërore të përshkruara. Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor. (Fletorja Zyrtare Nr. 31 2010), si pajisje dimërore të mjeteve motorike nënkuptohen: Për mjetet motorike që nuk i kalojnë 3,500 kg: – goma dimërore në të katër rrotat, me një thellësi të shkeljes minimale prej katër milimetra në perimetër dhe gjerësi; – goma…

Lexo më Shumë

Një 46 vjeçar akuzohet se ka dhunuar gruan dhe vajzën e mitur. “SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K (46) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë” në lidhje me dhunën në familje dhe “lëndimi trupor” në lidhje me dhunën në familje. Më datë 16.08.2024, në shtëpinë familjare, i akuzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nuk do të ketë ulje të energjisë elektrike, që sipas tij, duke pasur parasysh kërkesat e kompanive energjetike, mund të ketë rritje, përcjell TV21. Bekteshi ne Daily Click tha se, qeveria, nga 1 korriku ka rritur çmimin e e energjisë elektrike për kompanitë e vogla. “Ulje të faturave nuk do të ketë sigurt. Marrë parasysh kërkesat e kompanive energjetike, përfshirë Elektranat e Maqedonisë, MEPS-n pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike edhe për amvisëritë edhe për e vogla dhe të mesme. Për fat të keq, nga 1 korriku, kjo qeveri ka…

Lexo më Shumë

Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”. Motorri i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjecar. Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë. Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë qelinë dhe do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it. Ai ka hyrë i rrethuar nga forca të shumta policisë, ndërsa ka hequr xhupin për të mbuluar prangat. Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë. Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Nën hetim janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci propozon që Darka e Lamës më 2 dhjetor të jetë edhe kremtë kombëtare. Ai thotë se këtë vit më 2 dhjetor Ministria e Bujqësisë organizon “Darkën e Lamës”, atëherë kur edhe shënohet ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova. “Darka e Lamës me 2 dhjetor – Propozoj të jetë edhe kremtë kombëtare. Me datën 2 dhjetor Ministria e Bujqësisë organizon “Darkën e Lamës”. Në vitin kur Zoti i dhuroi Kosovës shumë begati në çdo kulturë bujqësore vlerësoj se ky aktivitet tradicional që organizohet nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ka zanafillën ideore nga Presidenti…

Lexo më Shumë

Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm ka qenë më ftohtë ku janë matur – 5 gradë Celsius, ndërsa në Gjevgjeli më ngrohtë me 7 gradë Celsius. Në Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Krushevë janë matur – 2 gradë, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Berovë, 2 gradë në Manastir, Prilep dhe Shtip, 3 gradë në Tetovë dhe Kumanovë, 4 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Demir Kapi, Strumicë dhe Kavadar. DPHM-ja informon se në 24 orët e fundit deri në orën 08 të mëngjesit të sotëm më së shumti shi, 12 litra për metër katrorë ka rënë në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për veprën e tejzgjatur penale – Pranimi i ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal ndaj një zyrtari – referent i pavarur në NP Pyjet Kombëtare Bellasicë – Strumicë, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën nga shtatori 2020 deri në nëntor 2024, i dyshuari ka kërkuar drejtpërdrejt dhuratë në të holla nga disa persona për të mos kryer kontrollet që është dashur t’i kryejë. Me këtë, ai u mundësoi personave që të merrnin leje për prerje rurale disa herë dhe t’u shisnin drutë…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (COP29) në Baku, pati një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Croo. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, ku në fokus të bisedimeve ishin aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri belg De Croo theksoi se vendi ynë mund të llogarisë në mbështetjen e fortë belge, pasi sipas Brukselit zyrtar, vendi ka bërë përparime të mëdha dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të bëjë diçka. Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar marrëdhëniet e mira…

Lexo më Shumë

Unë ende i qëndroj mendimit që të rriten pagat e personelit të mesëm mjekësor, por të bëhen ndryshime edhe te mjekët e përgjithshëm. Ata kanë paga më të ulëta, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për “360 gradë” në RTVM 1. Duke iu përgjigjur pyetjes se kujt do t’i rriten pagat në sektorin publik në vitin 2025, përveç në sektorin e arsimit, ministrja e Financave thotë se një tjetër sektor i tillë është shëndetësia, ndonëse aty pritet ende një marrëveshje përfundimtare. “Ka pasur propozime të ndryshme, do të shohim se çfarë do të dalë si marrëveshje përfundimtare.…

Lexo më Shumë