Author: Hamdi Kumanova

Sjellja e papërgjegjshme, e pabindur dhe shpërdoruese e LSD-së dhe BDI-së nuk ka fund. Abuzimet e tyre me institucionet e sistemit, grabitja e burimeve shtetërore, varfërimi i popullit dalin në dritë çdo ditë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. Në periudhën e kaluar, thonë nga atje, kemi publikuar skandale të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga persona të LSD-së dhe BDI-së që menaxhonin institucionet publike dhe shtetërore. “Nga skandale të tilla që ngrenë dyshime për krime të kryera miliona, LSD dhe BDI nuk kanë kursyer as institucionet shëndetësore që duhet të shërbejnë dhe të kujdesen për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Një skandal i mirëfillte ka shpërthyer ne Turqi pasi është zbuluar një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me baste të paligjshme, por edhe me pastrim parash, me shifra marramendëse. Policia ka marrë në hetim emra të njohur si këngëtari Serdar Ortaç, prezantuesi Mehmet Ali Erbil, por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz. Dy të parët po hetohen në gjendje të lirë për rolin e tyre në këtë skandal që ka shpërthyer në Turqi, teksa ish-futbollisti është në arrati dhe i kërkuar nga drejtësia si një nga emrat kryesorë të këtij grupi kriminal. Sipas informacioneve që po publikohen në Turqi, janë…

Lexo më Shumë

I arrestuari i parë nga aksioni i madh policor që po zhvillohet në Tetovë është nga fshati Poroj është 41 vjeçari Sh.Sh i cili dyshohet për vrasjne e Muhamed Asanit i njohur si Meka në vitin 2013 në autostradën Tetovë -Gostivar ku u gjet i vdekur në veturën e tij! Për Muhamed Asanin, i cili u vra në vitin 2013, ka pak të dhëna të zbardhura publikisht. Vrasja e tij u përmend ndër ngjarjet që tronditën Tetovën atë vit dhe mbetet një prej rasteve që ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për motivet ose autorët por aksioni i…

Lexo më Shumë

Me prezantimin e dëshmive nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në orën 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Në seancat e kaluara gjyqësore dëshmuan nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov, si dhe shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet. Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, në kuadër të Samitit për ndryshimet klimatike (COP29) në Baku. Siç raportojnë mediat bullgare, në fillim të bisedës, Radev e falënderoi për ftesën në takim dhe deklaroi se ky është një vazhdim i rëndësishëm i “marrëdhënieve tona shumë të hapura dhe miqësore”. “Ajo që është e rëndësishme është se çfarë duhet t’i themi njëri-tjetrit. Bisedat tona janë shumë miqësore dhe shumë domethënëse. Dhe më vjen shumë mirë që së bashku me ju mund të vendosim tonin për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Radev cituar nga…

Lexo më Shumë

Vaslije Krgoviq, pjesëtar i Ushtrisë së Malit të Zi (MCG), dyshohet se është arrestuar më 5 nëntor të këtij viti në ngjarjet në fshatin Mojkovac të Shtitaricës. Sipas informacioneve që ka portali malazez AntenaM, Krgoviq, me origjinë nga Donji Polje – Komuna e Mojkovcit, është i afërt me Demokracinë e Re Serbe, partinë e Andrija Mandiqit. Fotografia e publikuar tregon Krgoviqin me anëtarët e sigurimit të partisë së Mandiqit dhe Mihail Çagjenoviqin, ish-shoferin e Mandiqit, i akuzuar në rastin “grusht shteti” për tentativë terrorizmi. Më 5 nëntor, katër burra u dërguan në Departamentin e Sigurisë së Mojkovcit (OB) në…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Strumicës njoftojnë se mbrëmë zjarri ka rënë sërish në malin Bellasicë afër fshatit Smolari dhe intensivisht është afruar te kisha e Shën Pjetrit dhe Palit. Menjëherë pas thirrjeve të para nga banorët e fshatit Smolari, zjarrfikësit e Strumicës kanë dërguar një ekip të zjarrfikësve-shpëtimit. Të cilët edhe përkundër terrenit të vështirë aksesues kanë arritur të arrijnë në vijën e parë të zjarrit dhe të pengojnë lëvizjen e tij në atë drejtim. “Përhapja e këtij zjarri, pavarësisht nga temperaturat e ulëta, është e paparashikueshme për shkak të specifikës së konfigurimit të terrenit dhe sasisë së madhe të lëndës djegëse…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin që të fitonte zgjedhjet presidenciale. Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy, do të drejtojnë së bashku një Departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë, entitet, që sipas Trumpit, do të operojë jashtë ekzekutivit amerikan. Përmes një deklarate, Trump tha se Musk dhe Ramaswamy, “do t’i mundësojnë administratës sime që të zhdukë burokracinë qeveritare, që…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje njoftojnë se komunikacioni për në Ponikvë dhe për në fshatin Beli qarkullon pa probleme, përgjatë një korsie. Nga qytetarët është bërë e ditur se në deponi do të lejohen vetëm veturat nga NP “Vodovod Koçani”, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një shkollë të mesme në Nikosia, Qipro, ku një nxënës ka hyrë në shkollë me mbi 15,000 euro dhe ka shpërndarë një pjesë të konsiderueshme të tyre tek shokët e klasës. Sipas mediave lokale, nxënësit kanë marrë shuma të mëdha parash, përfshirë një nxënës që ka marrë 3500 euro për të blerë një motor, ndërsa një tjetër ka marrë 500 euro. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh tek prindërit dhe mësuesit e shkollës, të cilët janë alarmuar për natyrën e pazakontë të ngjarjes. Drejtoria e shkollës ka kërkuar nga nxënësit që të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan sot me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Pas takimit, palët nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës. Në një deklaratë nga Baku pas nënshkrimit të marrëveshjes, Balluku u shpreh se kjo marrëveshje synon gazifikimin e vendit që do të nisë nga qyteti i Korçës në vitin 2025. “Këtu në Baku gjatë zhvillimeve të COP 29 ne patëm edhe një marrëveshje të re…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në Tetovë në një aksion të madh policorë të koordinuar nga MPB dhe SPB Tetovë është arrestuar personi me inicialet Sh.Sh rreth 45 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës. Ai është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje 11 vite më parë. Sipas informacioneve të Televizionit Alsat personi me inicialet Sh.Sh ka pranuar se e ka kryer vrasjen dhe është duke u marrë në pyetje nga policia.

Lexo më Shumë