Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime. Siç vepruam më parë, me fondin prej 100 milionë eurosh, këto mjete nuk do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet lokale pa dallime. Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat. Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj decentralizimit të…
Author: Hamdi Kumanova
“Sot në mëngjes Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në Evropë, dhe as kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE dhe as nga qeveria e Mickoskit nuk po bëjnë asgjë për ajrin e ndotur. VMRO-DPMNE është pushteti qendror dhe pushteti lokal në Shkup, ka kryetar komunash dhe shumicë në këshilla në Shkup, në Aerodrom, Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe askush nuk bën asgjë. Kanë premtuar shumë, por nuk realizojnë asgjë, deri më tani nuk ka asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ku janë sipërfaqet e reja të gjelbra që u premtuan? Nuk ka pemë të…
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka goditur Shqipërinë jugperëndimore pranë Vlorës, raporton EMCC. Tërmeti është regjistruar dje në orën 06:01, ndërsa me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Tërmetet e dytë dhe të tretë kanë qenë me magnitudë 3 dhe 2.3, e më pas me magnitudë 2.5 dhe 2.8. Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në Greqi, në këmbën e tretë të Halkidikit me magnitudë 2.8 ballë.
Ngritja e Stole Pandovit (27) është në shumë gjëra e ngjashme me atë të historianit Aleksandar Pandov (53). Stole, ashtu si babai i tij Aleksandri, ishte ndër të parët me një pozicion të konfirmuar në qeverinë e re. Biri Stole është emëruar këshilltar për të rinjtë i kryeministrit Hristijan Mickoski. Babai Aleksandri u bë drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, detyra e së cilës është të mbikëqyrë masat e burgimit dhe paraburgimit në vend. Edhe biri edhe babai janë pjesë e mijëra funksionarëve të zgjedhur pa konkurrencë dhe meritë. Maqedonia është një vend në të cilin punësimi pa konkurrencë…
Analisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz është ka ndihmuar në ndërtimin e një Kishe në qytetin e Ohrit, përcjell agjencia e lajmeve INA. Nëse Zoti ndoshta ndihmonte ta zgjidhte një problem jetësor, ai ishte zotuar se do ta ndërtonte një Kishë. Pasi dëshira ju plotësua, Agimi e realizoi premtimin e dhënë. “Nuk e di se si do të më kuptoni, por vetëm një e di se këtë që po ju tregoj e them me nder dhe zemër të pastër. Unë jam musliman – (Elhamdulilah) me mendimin se Zoti është një për të gjithë ne së bashku! Në vitin 2010,…
shkruan: Naser Pajaziti Në vitin 2024, të shohësh ministra që bëjnë “akrobacione” për të shmangur respektimin e gjuhës shqipe, një të drejtë e garantuar me ligj, është për të ardhur keq. Ministrat Goran Minçev dhe Ivan Stoilkoviq duhet të kuptojnë se gjuha shqipe nuk është çështje preferencash personale, por një pjesë thelbësore e Maqedonisë së Veriut, një shtet i ndërtuar mbi diversitetin dhe barazinë. Ligji për gjuhët është i qartë: shqipja është gjuhë e dytë zyrtare dhe duhet respektuar në çdo institucion, përfshirë edhe ato që drejtojnë këta ministra. Injorimi i ligjit nuk tregon forcë apo autoritet, por vetëm mungesë…
Në Tetovë ASH krahu i Taravarit mbajti kongres të jashtëzakonshëm. Në fjalimin e tij Arben Taravari tha se “Të gjithë ne së bashku ia dolëm, në 8 maj ia dolëm, e rrëzuam një regjim 22 vjeçar!”. E në këtë kongres unanimisht u zgjodhën anëtarët e Kuvendit të ri. Pas përfundimit të kongresit, Taravari tha se tash ASH e ka legjitimitetin e plotë si një parti e cila është e konsoliduar në të gjitha aspektet. Sipas tij , pas 2-3 jave Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e parë ku do të konfirmohen edhe disa kuvendar dhe me pas do të shpallet…
“E Majta” propozim buxhetin e Qeverisë së VMRO-DPMEsë, VLEN-it dhe ZNAM-it e quan hkurtpamës, partiakisht të kurdisur dhe politikisht të motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra. Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente. “Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë…
Për automjetet me peshë deri në 3500 kg, pajisjet dimërore përfshijnë: gomat e dimrit në të katër rrotat me një thellësi minimale të hapit 4 mm; gomat verore në të katër rrotat me thellësi të hapit 4 mm, nëse automjeti ka zinxhirë dëbore. Për automjetet me lëvizje me katër rrota (4×4): goma dimërore në të gjitha rrotat me një thellësi minimale 6 mm; goma verore me thellësi hapjeje 4 mm, me zinxhirë dëbore (në varësi të llojit të makinës). Automjetet mbi 3500 kg duhet të kenë: goma dimërore në rrota lëvizëse me thellësi 6 mm; goma verore me thellësi 4…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP29, në Baku, Azerbajxhan. Në delegacion është edhe nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. COP29 është një ngjarje globale që mbledh së bashku liderë botërorë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Tema e këtij samiti është “Investimi në një të ardhme të qëndrueshme”, me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit…
Shkupi sot në mëngjes është ndër pesë qytetet e para më të ndotur në botë me indeks të ndotjes 175, njoftoi platforma “IQAir”. Ajri në kryeqytet ka hyrë në kategorinë “i pashëndetshëm”. Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 14.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Nga qytetet e rajonit, më afër Shkupit është Sarajeva (vendi i gjashtë). E sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, mbrëmë në mesnatë në të gjitha komunat e Shkupit ndotja e ajrit me grimcat PM10 është mbi përqendrimin…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë. Dy automjete me targa të Tetovës janë përfshirë në përplasjen, e cila ka shkaktuar lëndime të rënda për dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës është bllokuar, ndërkohë që policia ka orientuar trafikun në korsinë tjetër. Autoritetet e rendit janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

