Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me
Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të
përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime.
Siç vepruam më parë, me fondin prej 100 milionë eurosh, këto mjete nuk
do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet
lokale pa dallime.
Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit
Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen
sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat.
Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj
decentralizimit të plotë të komunave, një zotim ky i bërë në platformën
tonë zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Derisa BDI-ja komunat me shumicë shqiptare i ka lënë pa infrastrukturë
të mirëfilltë, ujë të pijshëm dhe kanalizime të rregullta, koalicioni
VLEN po shpërndan mjete buxhetore në mënyrë që qytetarët të mos
përballen me problemet esenciale për jetesë.
Ky investim shtesë prej 50 milionë euro është një hap i rëndësishëm për
të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës
së qytetarëve. Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore
që synojnë: Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin dhe
mirëmbajtjen e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet
komunave. Si dhe projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për të
garantuar një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. Ftojmë
komunat të aplikojnë për këto fonde me dokumentacionin e nevojshëm, që
t’u dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve.
Koalicioni VLEN me shpërndarjen e mjeteve për komunat ku gravitojnë
shqiptarët do të sigurojmë që komunat tona të kenë autonominë për të
menaxhuar me investime dhe projekte kapitale në interes të mirëqenies së
qytetarëve.
Mesazhi ynë është i qartë: VLEN është përkushtuar sinqerisht për të
forcuar komunat dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë
vendin.
I’a VLEN për komunat!
Data 24.07.2026
Aktuale
- Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike
- Kryqi i Kuq hap llogari për donacione, kërkon mbështetje për banorët e Gostivarit
- 54 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
- “Jemi terroristët e vezës”, Gent Progni akuza policisë për dhunën në protestë: AMP dhe SPAK të hetojë! Na hodhën një solucion që nuk lejohet
- Përplasjet në Tiranë, media spanjolle: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës! Policia përdori gazit lotsjellës ndaj protestuesve
- Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Policët që mbrojnë Ramën dhe Ballukun kishin marrë urdhër për të na qëlluar!
- Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini
- Klekovski: Në vitin 2025 ka pasur mbi 300 mijë pushime mjekësore


