Kryeministri rus, Mihail Mishustin, ka përpiluar listën e vendeve që sipas Moskës, imponojnë qëndrime destruktive që janë në kundërshtim me vlerat morale dhe shpirtërore ruse – thuhet në një njoftim të asgjencisë shtetërore ruse – TASS. Lista përsfinë 47 vende, të cilët nga Rusia janë vlerësuar si “armiqësore”. Në mesin e tyre gjendet edhe Maqedonia e Veriut si dhe të gjithë anëtaret e NATO-s, me përjashtim të Turqisë. Gjithashtu në këtë listë janë edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë. Dokumenti ishte nënshkruar nga Kryeministri rus më 20 shtator, kurse është publikuar konform Dekretit të Presidentit…
Author: Hamdi Kumanova
Në Kuvend mbahen dy seanca të komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve. Në seancën e komisionit për zgjedhje dhe emërime mes tjerash do të shqyrtohet edhe kërkesa e një zëvendës ministri dhe ajo e deputetit për përcaktimin e kompensimit të qirasë së një apartamenti. Në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, në rend dite është raporti vjetor për punënë e komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallën e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe mbikëqyrjen dhe procedurën e kundërvajtjes për vitin 2023. /Alsat.mk
Është koha e fundit për t’u përballur me realitetin e shëmtuar të luftërave, fatkeqësive natyrore, varfërisë së madhe, pabarazisë, shkeljes së të drejtave ndërkombëtare, duke praktikuar ligjin e njeriut në vend të shtetit të së drejtës, duke sakrifikuar drejtësinë, etikën dhe moralin për për hir të përfitimit dhe pushtetit, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në Samitin për të Ardhmen, të Kombeve Bashkuara në Nju Jork. Siljanovska Davkova tha se angazhohet për reforma të thella të OKB-së, të cilat, siç thotë ajo, duhet të kërkohen me veprim të qëllimshëm dhe të vendosur. “Veprimet e guximshme janë…
Ndërsa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën dy herë në një misioni për të sqaruar problemet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA. Në një interivstë për Balkan Insight, Sarrazin ja thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe “Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë “se shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve dhe për partitë shqiptare në pushtet”. Nga BDI thonë se “në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona”. “Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe më pas janë dorëzuar për të sulmuar BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti, duam të nënvizojmë se ky akt ka…
Hamdi Nuhiju Me 21 dhe 22 shtator të vitit 2024 së bashku me anëtarët e SHBA “Karadaku” u drejtuam për ka maja më e lartë në Kosovë, për në Gjeravicë. Zemra, shpirti dhe trupi më thontë ti përgjigjem pozitivisht kësaj ekspedite, ndërsa mendja kishte dyshimet e saja. Por, stafi i SHBA “Karadaku” të cilëve i falënderohem përzemërsisht, derdhën një kofë nga respekti dhe më ofruan dy zgjidhje duke më thënë: Ose po të pushkatojmë, ose do të vish me ne?! E mua, më pushkatuan…Qeshu! Dhe me qeshje nisi ky udhëtim nga Kumanova, Orizarja, Likova, Llojani, Vakcinca, Rramanlia, Sllupçani, El…
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) së fundi kanë krehur qytetet buzë liqenit të Ohrit dhe Strugës – konkretisht qebaptoret, kasapët, restorantet dhe pastiçeritë, dhe epilogu është 8.7 ton ushqime të zbuluara pa deklaratë sigurie, përcjell INA. Një market në Strugë është dënuar me 1400 euro gjobë për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Në një bujtinë në Ohër janë asgjësuar 15 kilogramë ushqime, e cila është dënuar me 500 euro. Me 500 euro është dënuar edhe një kasap në Strugë. Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se po publikon deklarata kundër kreut të BDI-së Ali Ahmetit, të shkruara në selitë e partive maqedonase. “Është e papranueshme që partitë shqiptare të publikojnë deklarata kundër Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve, të shkruara në selitë e partive maqedonase. Ky akt është një fyerje për të gjithë shqiptarët dhe tregon mungesën e respektit që kanë këto subjekte për vullnetin e popullit. Nuk mund të lejojmë që ata që pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, të jenë vegla të forcave të tjera. Është koha që të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbrojmë dinjitetin tonë…
TRENÇEVSKA: QEVERIA TA NDRYSHOJË KËTË POLITIKË TË GABUAR Kanë dështuar politikat ekonomike të Mickoskit dhe Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM-ja. Sipas socialdemokratëve, për herë të parë, pas 7 viteve, paga mesatare ka shënuar rënie për 1.000 denarë. LSDM-ja kërkon që Qeveria ta ndryshojë këtë politikë të gabuar dhe të bëjë rritjen e pagave. JOVANA TRENÇEVSKA – DEPUTETE E LSDM-së “Sipas të dhënave zyrtare të ESHS-së, paga mesatare për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë, ose 1.000 denarë më pak nga paga e qershorit kur sihte 41.939 denarë. Nuk është statistikë. Kjo ulje e pagës…
Dukshëm është rritur numri i fëmijëve të prekur nga virozat. Më të prekur janë grupmosha prej 3 muajsh deri në 2 vjeç. Fëmijët dërgohen në klinika me temperaturë të lartë dhe shqetësime në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në repartin e pediatrisë në Kërçovë në ditë paraqiten mbi 30 fëmijë për trajtim ditor por nuk është i vogël as numri i të hospitalizuarve. “Ata fëmijë të cilët janë më rëndë ne i hospitalizojmë, i trajtojmë këtu dhe i mbajmë nën kontrollin tonë, që nuk është një numër i vogël por është një numër i konsiderueshëm fëmijësh, ndërsa pjesa tjetër dërmuese…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Sipas shërbimit të shtypit parlamentar, Spiropali do të zhvillojë disa takime. Është planifikuar të ketë takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe. Pas takimit me kryetarin e Kuvendit është planifikuar një deklaratë për media.
Shkruan: Hamzi Ibraimi Unë, si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndjehem i revoltuar dhe i nënçmuar nga ajo që po shoh se si po veprojnë udhëheqësit shqiptarë në Shqipëri. Posaçërisht jam i revoltuar me veprimet e Kryeministrit Edi Rama dhe të nënkryetarit të Komunitetit Musliman për mikpritjen që i kanë bërë Presidentit të një shteti terro_rist, I’z_raelit, Izaac Herzog. Po bëhet një vit që në Palestinë po ndodh një gjenocid, dhe ndërsa bota qëndron e heshtur, ne nuk mund të pranojmë që veprime të tilla të bëhen në emrin tonë. Nënkryetari i Komunitetit Musliman dhe Kryeministri i Shqipërisë…

