SHBA “Karadaku” vikendin e kaloi me një ekspeditë mbresëlënëse. Këngë, muzik, humor, shoqëri, hiking, vrap, adrenalinë dhe vizitë ishin kryetemat e këtij udhëtimi. Vizituam qytetin e Pejës për të takuar bukuroshen e Pejës te këngët e Ilir Shaqirit, varrin e Haxhi Zekës e përmendoren e heroit të kombit Shkëlzen Haradinaj. U ngjitëm për në Junik, te Oda e Junikut, Oksfordi i urtësisë dhe patriotizmit shqiptar e prej aty në Deçan te përmendorja e heroit kombëtar Luan Haradinaj. U drejtuam për në Gjeravicë te trofeu i hikingut shqiptar. 2656 m, maja më e lartë e Kosovës. Nuk ka kuptim kjo ekspeditë…
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni. “Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”. thuhet në njoftimin zyrtar. Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.
Një vendim i Gjykatës së Lartë në muajin qershor e bën më të lehtë për komunitetet, në të gjitha shtetet amerikane, të gjobisin dhe arrestojnë njerëzit që jetojnë dhe flenë në hapësira publike. Ky vendim i ka lënë shumë prej qindra mijëra njerëzve të pastrehë të Amerikës në një situatë të vështirë. Kronika në vijim është përgatitur nga korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan, në Kaliforni, shtetin me numrin më të madh të të pastrehëve në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët në Los Anxhelos kanë filluar të pastrojnë kampet me tenda pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që u…
Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se ka një epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e së dielës në shtetin e Brandenburgut, tregojnë anketimet paraprake. Para votimeve, sondazhet gjatë gjithë fushatës tregonin se Social-Demokratët qëndronin pas Alternativës për Gjermaninë (AfD). SPD, e cila ka qeverisur shtetin pranë kryeqytetit Berlin që nga ribashkimi në vitin 1990, mori 31.8% të votave, ndërsa AfD e ekstremit të djathtë, 29.2%, sipas një sondazhi me votuesit pasi dolën nga qendrat e votimit të kryer nga televizioni ZDF. Fitorja e SPD-së mund të zbusë të paktën për momentin dyshimet brenda…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët. Kështu ndodhi edhe dje në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë. Viktima që u sulmua nga burri i saj e raportoi rastin në Polici, por aty ndodhi e papritura dhe e njëjta përfundoi në pranga. Siç merr vesh media, gruaja e dyshuar është kapur me zyrtarët policorë që po e trajtonin rastin e saj dhe ka eskaluar edhe në kërcënime. Bazuar në informacionet e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë. Sveçla pë rmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatë rruar sot ë shtë i 19-të me radhë që tri vite qeverisje . Sveçla njoftoi se përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave. “Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe…
Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se sot nga ora 18:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë bashkë do të përçojnë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia. “Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë”. “Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e…
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë. Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytjet. Të dielën, të dy qytetet shënuan dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit mesatar, raportuan mediat lokale. Dhjetra lumenj dolën nga shtrati i tyre, duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën. Agjencia meteorologjike…
Me datë 20.09.2024 në ora 18:15 në SPB Tetovë, një 41 vjeçar, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesi në shkollën fillore ku ai ka qenë duke mësuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Alsat
Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit. Deputeti Ervin Salianji si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet. Sipas Salianjit qeveria Rama ka vendosur që t’i largojë me dhunë qytetarët nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka nderuar figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugovës në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit”. Ky manifestim mbahet në Stubëll të Vitisë, ndërsa edicioni i sivjetmë i është dedikuar Rugovës. Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se manifestimi “Takimet e Don Mikelit” ka afirmuar vlerat pozitive të historisë së Kosovës e nderimi që po i bëjnë Rugovës, sipas tij, e dëshmon këtë. Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova ka qenë politikan e intelektual i madh, njeri i letërsisë dhe artit. Abdixhiku shtoi se kultura ka qenë arma më e fuqishm e Rugovës…
Gjykata Kushtetuese gjithmonë përshtatet sipas mendimeve të pushtetit, e cila për momentin po përcjell frymë anti shqiptare. Në këtë mënyrë deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri komenton vendimin e kushtetueses për balancuesin, shkruan Alsat. “Mendoj se Gjykata Kushtetuese edhe në këtë rast e përcjell frymën e përgjithshme politike e cila është apo mbizotron në Maqedoninë e Veriut. Ne mund ta quajmë lirisht një frymë destruktive anti shqiptare, frymë që po i del problem edhe me fqinjët, por edhe me Brukselin. Është interesatn se kësaj qeverie nuk po I del problem veç me Beogradin dhe me Budapestin dhe me Kinën”, tha…

