Agjencia e Filmit e ka prishur konkursin për financim të projekteve të filmave për vitin 2024
Kjo nënkupton se asnjë film, i cili ishte pranuar për financim nga Agjencia, nuk do të xhirohet dhe as nuk do të financohet.
Vendimi për prishjen është sjell më 30 tetor dhe bazohet në siç thuhet, në “parregullsi dhe paligjshmëri në procesin e realizimit të konkursit”.
“Konkursi konkret prishet për shkak se me vendosjen dhe realizimin e të njëjtit, është konstatuar se ekzistojnë parregullsi dhe paligjshmëri në veprime”, thuhet në vendim.
Përmenden se vendimet për projektet nuk janë sjell në kohë, të cilat nuk janë sjell as në prill dhe as pas afatit të vazhduar dhe kjo sipas njoftimit është në kundërshtim me afatet ligjore.
Gjithashtu thuhet se ka pasur edhe akte interne të cilat nuk kanë qenë të harmonizuara me ligjet për evoluim të projekteve, kurse ka pasur paqartësi edhe rreth afateve dhe kritereve të paraqitjeve.