Temperaturat minimale që janë matur sot në në mëngjes janë: -8 në Berovë, -5 Manastir, -4 Strumicë, -3 Demir Kapi, -2 Shkup-Petrovec, Kumanovë, Shtip, Veles, Tetovë, Prilep, -1 në Gjevgjeli, Kavadar, 0 në Shkup-Zajçev Rid. , Kriva Pallankë, Mavrovë, 1 në Pretor, 2 në Ohër, Vinicë, Kodër e Diellit dhe 5 gradë Celsius në Krushevë.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga -7 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikimin e një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, nesër (e diel) temperaturat ditore do të zbresin nga pesë deri në shtatë gradë.
“Pastaj vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta do të ketë kushte për borë”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.