Në Qeveri po shqyrtohet mundësia e ndryshimeve ligjore të cilat do të mundësonin që t’i merren kompetencat kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Kështu u shpreh për Alsat, ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski. “Absolutisht po, sepse e pamë se problemi është akut dhe se nuk ka kurrfarë ndjenje nga pala tjetër që të ballafaqohet me atë se nuk janë të gjithë fajtor, se nuk janë të gjithë të tjetër fajtor dhe vetëm Qyteti i Shkupit në të drejtë. Ne kishim një mbledhje urgjente ku biseduam bashkë me ministri për transport zotin Aleksandar Nikolovski që të shohim ndryshimet potenciale…
Author: Hamdi Kumanova
“28 Nëntori është ditë historike për gjithë shqiptarët. 112 vite më parë lindi e pavarura Shqipëri, si një shtet që edhe sot rrezaton paqe e krenari kombëtare. Dita e Flamurit është festë përkujtimi e nderimi për burrat e gratë që shkruan historinë e kombit tonë, ndërsa vlerat e tyre edhe sot ndriçojnë të ardhmen tonë kolektive. Është dita kur flamuri ynë, me shqiponjën krenare e me ngjyrat kuq e zi, na bashkon përtej kufijve, duke forcuar besimin se uniteti dhe përkushtimi ndaj idealeve kombëtare janë forca jonë më e madhe. Uroj që kjo festë të shërbejë si burim frymëzimi për…
Të dashur vëllezër e motra të gjakut e të gjuhës. Edhe pse të ndarë në shumë shtete, e të shpërndarë në mbarë globin, sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie e atdhedashurie. Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur nga momentet më sfiduese për popullin kanë lindur ngjarjet më të mëdha që ngritën kombin. Nga bashkimi i fiseve e ngritja e flamurit në Krujë, nga arkitekti i kombit e shtetit Shqiptar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, më 1443, shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali më 1912, e deri tek datëlindja e heroit kombëtar, Adem…
Nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për rritjen e pagës minimale në 450 euro, sepse ky është pragu nën të cilin nuk guxojmë të shkojmë. Pagë prej 450 euro nuk duhet të marrë asnjë nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat, ajo është vetëm ndihmë sociale që shteti ua jep të punësuarve, theksoi sot në konferencën për media, kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski. Si shembull, Deanoski ka marrë Bosnje e Hercegovinën e cila së fundmi ngriti pagën minimale në 600 euro. “Kërkesa 450 euro mbetet në tavolinë, është kërkesa jonë, nuk është thënë tani, po që para…
Në pikën kufitare “Bllacë” mëngjesin e sotëm nuk ka aspak kolona, kjo pasi shkaku i ditës së flamurit 28 Nëntori janë vënë në funksion 4 sportele në këtë pikë kufitare. Gjithashtu edhe në Qafë Thanë nuk ka kolona. Kjo pasi shumë qytetarë shqiptarë në këtë ditë vizitojnë Kosovën apo Shqipërinë dhe kjo për tu lehtësuar atyre të mos ketë pritje.
LSDM ashpër e dënon dhe kundërshton partizimin skandaloz të Këshillit për Mbikëqyrje Civile të Komunikimeve që e bën VMRO-DPMNE, deklaroi në konferencën e sotme për media, Lupço Nikollovski, deputet i LSDM-së. Ky organ, sqaroi, e kontrollon punën e institucioneve të cilat i ndjekin komunikimet, përgjimet dhe vendos për ankesa nëse dikush është përgjuar. “Domethënë është me rëndësi vitale për mbikëqyrjen civile ndaj ndjekjes së komunikimeve, të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë në vend. Dhe në vend që të përbëhet nga ekspertë kompetentë dhe jopartiak, DPMNE e shndërron në instrument të kontrollit partiak të komunikimeve dhe përgjimeve”, tha Nikollovski. Sipas…
Më 27.11.2024, në ora 16:45, në vendin e quajtur “Rruga e Selanikut”, pranë kufirit me Greqinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare në Dojran të Vjetër arrestuan J.M. (31) nga fshati Hasanbeg, rajoni i Shkupit. Ai u kap duke transportuar gjashtë migrantë me një automjet “Seat Leon” me targa të Shkupit, pesë prej të cilëve nga Kina dhe një nga Pakistani. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup është njoftuar për rastin, dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet kallëzim përkatës. Migrantët janë transferuar në…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Kuvend në seancën për pyetje të deputetëve iu përgjigj deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM për përgjimin. Mickoskitha se shpejti do të zbulohet se si është bërë përgjimi dhe se deputetët e LSDM-së do të tmerrohen, transmeton Portalb.mk. “A ju kujtohet fushata ‘E vërteta për Maqedoninë’? Së shpejti do ta shihni të pavërtetën për ata që thonin se e flasin të vërtetën për Maqedoninë dhe do të turpëroheni. Për shkak se në regjimi fashiste nuk janë ndjekur dhe përgjuar në atë formë udhëheqësitë e partive opozitare. Dhe jam i bindur se një pjesë e udhëheqësisë së…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se amendamentet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë në Kuvendin e Maqedonisë do të kalojnë shumë lehtë, por, për të filluar procedura nevojitet që të arrihet një marrëveshje politike. I pyetur nëse publiku duhet të presë ndryshime kushtetuese deri në Vitin e Ri, Gashi tha se gjithçka është gati. “Publiku i di pikëpamjet e shumicës politike në vend. Sa i përket Parlamentit, sapo të ketë një marrëveshje politike, jemi gati të fillojmë procedurën. Mendoj se kemi dy të tretat, mendojmë se procesi në Kuvend do të shkojë shumë lehtë dhe do ta zbatojmë, por…
Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteve, njoftoi se është arritur marrëveshje me bankat dhe fondet nga kredia hungareze që sipas saj, do ta çojnë ekonominë para. Ajo gjithashtu njoftoi se lidhur me të njëjtën, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 26 nëntor, u arrit një konkluzë lidhur me propozimin e Ministrisë së Financave për kushtet për një linjë kreditore nga kredia hungareze dhe për përdorimin e mjeteve nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private. “Në bazë të kësaj, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore të…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Mal të Zi. Siljanovska Davkova, sot në Cetinë, me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas çka do të vijojë takim tet-a-tet mes dy presidentëve, si dhe takim plenar i delegacioneve të të dyja shteteve. Siljanovska Davkova dhe Millatoviq do të mbjellin drurin e miqësisë në oborrin e rezidencës së presidentit të Malit të Zi. Është paraparë që presidentja Siljanovska Davkova në Podgoricë të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija…
Me rastin e festës së ditës së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar popullin shqiptar anembanë. “Me rastin e Ditës së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj Ditën e pavarësisë!”, thekson Thaçi në…

