Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që dyshohet se ka qenë granate dore e llojit M-75. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se sulmi ka shkaktuar dëme materiale. “E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani. Policia sipas tij mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e quajti dëshmi të një momenti që ndryshoi historinë, 28 nëntorin e vitit 1997, daljen e parë publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E lidhur me këtë ngjarje historike, sot në Llaushë u zbulua memoriali i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moment që Lushtaku e quan kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. “Më 28 Nëntor 1997, Llausha u bë dëshmitare e një momenti që ndryshoi historinë: dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se rasti ka ndodhur te një stacion i autobusëve, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, pas një mosmarrëveshje momentale. Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici. Si…

Lexo më Shumë

Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjeçar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët. Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm. Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre. Gjithashtu është konstatuar se ai…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë te rejat të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në Policinë Rajonale në Pejë dhe tashmë kanë nisur hetimet. Siç ka mësuar media, viktimë këtë herë është një 19-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht të mërkurën në mbrëmje. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u denoncua të enjten në mëngjes, ku vajza ka rrëfyer për tmerrin që përjetoi në shtëpinë e saj. Sipas…

Lexo më Shumë

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore. Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal. Derisa nuk dihet nëse sulmi ndërlidhet me mbajtjen e kësaj seance solemne.

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se të qenit shqiptar dhe të jetuarit si një shqiptar në Serbi është sfidë me të cilën përballen çdo ditë. Sipas Lutfiut sfida më e madhe është për festën e 28 Nëntorit pasi siç ka thënë për vendosjen e flamurit kombëtar udhëheqësit e institucioneve dënohen nga shteti i Serbisë për këtë akt. Megjithatë, ai ka shtuar se pavarësisht shqiptimit të sanksioneve ata janë të vendosur dhe do të vazhdojnë ta vendosin flamurin kombëtar çdo vit. “Ndjenja që e përjeton një shqiptar i Luginës së Preshevës kur e feston 28…

Lexo më Shumë

Zelensky rrit taksat Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi rritjen e parë të taksave në Ukrainë qe nga fillimi i pushtimit rus. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori dhe taksa e luftës e paguar për të ardhurat personale do të rritet nga 1.5 në 5 për qind. Qeveria prezanton gjithashtu një taksë lufte për dhjetëra-mijëra sipërmarrës të pavarur dhe biznese të vogla. Buxheti i ri rrit gjithashtu disa pagesa të qirave, tatohen gjithashtu fitimet e bankave tregtare dhe rrit tatimin mbi fitimet e institucioneve të tjera financiare në 25 për qind. Ukrainasit shpresojnë të mbledhin rreth 3.4 miliardë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ndaj disa zyrtarëve të LDK-së. Reagimi i Hazirit në Debat Plus vjen pas njoftimit të Pecit në Facebook, ku ministri akuzoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe kryetarin e Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Gurin, për shtyrjen e fermerëve në deklarime të rreme për përfitime korruptive nga grantet bujqësore. “Kur ka qenë Fatoni si këta djemtë e ri (që janë paditur nga ministri Peci), kur ka qenë i ri ka qenë këshilltari i imi në Qeveri. Besoj që u…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, porositi që draft- satuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese. “Është drafti ynë. Ne e kemi paraqitur, pasi asnjë qeveri në Kosovë që nga viti 2015 nuk ka bërë asgjë për ta çuar këtë përpara, edhe pse është obligim ligjor. Kështu që ekspertë eminentë evropianë kanë hartuar një tekst, i cili faktikisht është pranuar edhe nga qeveria e Kosovës dhe ka pasur për këtë edhe komente publike. Prandaj ne kemi thënë që nëse ka dyshime, dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese, në gjykatën tuaj!”, tha Rohde në RTV21. Ai tha se drafti…

Lexo më Shumë

Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në një mot acar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për “përshkallëzim të neveritshëm”, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi më i fundit ishte “përgjigjja” e Moskës ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus me raketa amerikane me rreze të mesëm veprimi, ATACMS. Duke folur gjatë një vizite në Kazakistan, Putin paralajmëroi se objektivat e ardhshëm të Rusisë mund të përfshijnë “qendrat e…

Lexo më Shumë

Bashkimi shqiptar në një shtet është i pamundur, mirëpo mund të bëhet integrimi brenda shqiptar. Kështu u shpreh opinionisti Ilir Deda në Rubikon të Klan Kosovës. “Ajo çka munden Kosova me Shqipërinë, është ta bëjnë integrimin brenda shqiptar. Kjo ka dallim të madh prej bashkimit. Por në realitet është një hapësirë, por këtë integrim tëndin nuk mund ta bësh pa një integrim më të gjerë rajonal. Dhe ato mekanizma për një kohë të gjatë, ne i kemi në dorë, por ja që s’po punohet në këtë drejtim. Ne si popull jemi ekspertë që t’i humbim mundësitë. Nuk po mësojmë nga…

Lexo më Shumë